By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çfarë na bën ajri i ndotur?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Çfarë na bën ajri i ndotur?
Ballina 1Shëndetësi

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Kosova Times
Last updated: 2025/01/10 at 7:57 AM
Kosova Times Published January 10, 2025
Share
SHARE

Pas ndotjes së ajrit nga fishekzjarrët për Vitin e Ri, dhe nisjes së fushatës “Kryeqyteti pa makina” në Prishtinë, vëmendja është kthyer sërish në problemin e kamotshëm të Kosovës, e sidomos kryeqytetit: ndotjen e ajrit. Në fushatë bëhet thirrje për zvogëlim të përdorimit të makinave, por problemi është edhe më i thellë, faktorët e ndotjes janë të shumtë. Si ka ndryshuar situata ndër vite?

“Një minutë i makinës së ndezur mbush 150 tullumbace me gazra të dëmshme”.

Ky është vetëm njëri prej mbishkrimeve në tabelat e vendosura ditëve të fundit në Prishtinë, me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve që t’i braktisin makinat dhe të ecin në këmbë.

Këto tabela janë një tjetër rikujtim për qytetarët e Kosovës se në çfarë ajri jetojnë. Çdo vit në sezonin e dimrit, atyre u shtohet edhe ky hall: çfarë ajri po thithin?

Ndotja e ajrit përbën ndër kërcënimet kryesore për shëndetin e njeriut, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë [OBSH]. Sipas saj, 99 për qind e popullsisë botërore, jeton në zona ku nuk përmbushen standardet për kualitet të ajrit.

Grimcat PM 2.5 që përhapen në ajër kanë ndikimin më të keq në shëndetin e njeriut.

Grimcat [PM 2.5 dhe 10] janë shumë të imëta, dhe për shkak të peshës së vogël qëndrojnë lehtë në ajër, prandaj depozitohen lehtë në organizmin e njeriut përmes ajrit të thithur.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës – përgjegjës për monitorim të cilësisë së ajrit – më 2024 janë regjistruar 32 ditë me ndotje të ajrit mbi standardin e përcaktuar nga Agjencia Evropiane e Mjedisit – pra 32 ditë kur grimcat e ajrit PM 10 kanë qenë mbi nivelet e lejuara, në krahasim me 120 ditë më 2010.

“Standardi i lejon vetëm 35 ditë. Ne e kemi ulur ndotjen, por kurrsesi nuk jemi të kënaqur që të kemi tejkalime. Qoftë edhe nëse një ditë, një orë, kemi tejkalim të standardit, për neve është e papranueshme”, ka thënë Shkumbin Shala, specialist i cilësisë së ajrit në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, periudha më kritike e ndotjes së ajrit në Kosovë është prej nëntorit deri në shkurt.

Rrugë në Prishtinë e ngarkuar me automjete. (Foto: Rrahman Osmani/Radio Evropa e Lirë)
Rrugë në Prishtinë e ngarkuar me automjete. (Foto: Rrahman Osmani/Radio Evropa e Lirë)

Kush janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit?

Blloqet në termocentralin ekzistues të Kosovës A, kompanitë e mëdha, sikurse Feronikeli, mbetjet e gjigantit metalurgjik Trepça, sektori i mbeturinave, sektori i transportit, ekonomitë familjare, mungesa e gjelbërimit dhe sektori i ndërtimtarisë në zonat urbane, konsiderohen shkaktarët më të mëdhenj të ndotjes, sipas Shalës.

Sipas një raporti të Bankës Botërore të vitit 2019, kosovarët dhe popujt që jetojnë në Ballkan dhe Evropën Lindore, thithin më shumë grimca toksike sesa fqinjët në Evropën Perëndimore, dhe kjo edhe për shkak të më pak politikave për reduktim të ndotjes së ajrit dhe ngrohjes dhe gatimit duke përdorur lëndë djegëse të ngurta [shporete me dru dhe qymyr].

Ngjashëm edhe në raportin e vitit 2024 të OBSH-së – për ndotësit e ajrit brenda ambienteve shtëpiake në Kosovë – përmendet se ndër burimet kryesore të ngrohjes për ekonomitë familjare në Kosovë është stufa me dru, si kërcënim real për shëndetin e njeriut, përfshirë edhe tymosjen e cigares në ambiente të brendshme.

Një taketuke e mbushur plot me bishta të cigareve në një lokal në Prishtinë, në janar të vitit 2023. (Foto: Arben Hoti/Radio Evropa e Lirë)
Një taketuke e mbushur plot me bishta të cigareve në një lokal në Prishtinë, në janar të vitit 2023. (Foto: Arben Hoti/Radio Evropa e Lirë)

Institucionet shëndetësore në botë vlerësojnë se ajri i ndotur shkakton probleme në sistemin e frymëmarrjes, kancer në mushkëri, bronkit, astmë, sëmundje kronike të mushkërive, probleme në sistemin kardiovaskular, probleme neurologjike, ndikon në zhvillimin e trurit të fëmijëve, në sistemin riprodhues, dhe në probleme me lëkurën.

Personat e moshuar, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe të varfrit si kategori sociale, thuhet se e vuajnë më së rëndi ajrin e keq të një vendi.

Vdekjet e parakohshme

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) i ka thënë Radios Evropa e Lirë se 1.150 vdekje në vit i atribuohen cilësisë së keqe të ajrit, çka paraqet 12.1 për qind të vdekshmërisë totale nga të gjitha shkaqet natyrore.

Instituti ka thënë se këto të dhëna i mbështet në studimin e kryer nga projekti Millenium Challenge Cooperation në periudhën 2017-2019 në Kosovë.

Institucione tjera kanë të dhëna tjera.

Sipas raportit të Bankës Botërore, rreth 760 njerëz vdesin para kohe çdo vit në Kosovë për shkak të ekspozimit në ajër të ndotur.

Sipas Agjencisë Evropiane për Mjedis, numri i vdekjeve të parakohshme nga ekspozimi në nivele të dëmshme të grimcave PM 2.5 është ulur nga 3.888 në 2005, në 2.608 më 2021.

Më keq se Kosova, në nivel rajonal, janë Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar strategjinë për Energji 2022-2031. Me këtë strategji Kosova synon që deri në vitin 2031 të arrijë që 35 për qind të nevojave për energji, t’i gjenerojë nga energjia e ripërtërishme. (Foto: Arben Hoti/Radio Evropa e Lirë)
Kuvendi i Kosovës ka miratuar strategjinë për Energji 2022-2031. Me këtë strategji Kosova synon që deri në vitin 2031 të arrijë që 35 për qind të nevojave për energji, t’i gjenerojë nga energjia e ripërtërishme. (Foto: Arben Hoti/Radio Evropa e Lirë)

Shkumbin Shala ia ka atribuuar këtë ulje adoptimit të praktikave të mira prej vendeve që veçse e kanë tejkaluar këtë fazë të ndotjes së ajrit.

Ai ka përmendur investimin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) më 2013 për mbulimin e deponisë së hirit, shtrirjen e ngrohtores përmes KEK-ut në Prishtinë, si dhe vetëdijesimin e një pjesë të qytetarëve për dëmet e djegies së thëngjillit apo druve.

“Në vjetët e fundit kjo ulje nuk vërehet në masë të rënies drastike, siç ka ndodhur në të kaluarën, pasi investimet e mëdha janë bërë, tani na duhen investime të vogla, me korrigjime në zonat urbane, te pjesa e ndërtimit, te pjesa e bizneseve. Ndoshta komuna mund ta menaxhojë më mirë që disa biznese si, restorante, autolarje e servisime që nuk janë të nevojshme në qendër të qytetit, të largohen në periferi”.

Shala rekomandon se për përmirësim të mëtejmë të situatës, duhet të shtyhet përpara përdorimi i energjisë së rinovueshme, të përmirësohet sistemi i transportit publik, të ketë kontroll të emetimeve industriale dhe të ketë fushata ndërgjegjësimi për mbështetje të politikave mjedisore.

Çfarë mund të bëjë gjithsecili?

Autoritetet sugjerojnë se në ditët kur ajri është i cilësisë së dobët, nuk rekomandohet të dilni të ambiente të hapura, nëse nuk është e domosdoshme, apo të përdorni maskat e tipit N95.

Por, ajo që mund të bëni për ruajtje të ambientit përfshin mosdjegien e druve, qymyrit apo peletit, të reduktoni harxhimin e rrymës, të shmangni makinën dhe të ecni apo të përdorni biçikletën.

You Might Also Like

Task Forca Ajrore e KFOR-it me komandant të ri

Osmani: Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat

Tërnava: Kurban Bajrami na mëson sakrificën për ta ruajtur atdheun

Ambasada e SHBA-së:`Defender 25`, stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane

Tërnava për Kurban Bajram: Paqja e mëshira e Zotit qoftë mbi ju

TAGGED: #Ajri, #Ndotja
Kosova Times January 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Një vit nga sulmi në Banjskë, MEPJ e Shqipërisë: Drejtësia të vihet në vend

Kosova Times Kosova Times September 24, 2024
Laboratorët e ushqimit luajnë rol në sigurinë e ushqimit
Përfaqësuesja e parë transgjinore u ndalua të përdorte tualetin e grave në Kongresin Amerikan
Peja kalon në gjysmëfinale pa shumë telashe
Grenell: Smith ngriti aktakuzën ndaj Thaçit pasi Schwartz ia kishte treguar informacionet që ia dhashë për negociatat Kosovë-Serbi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?