By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sulmi ndaj Venezuelës mund të fillojë në çdo momen
October 31, 2025
Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe: PIC zgjedh një përfaqësues të lartë në BiH, ne mbështesim përdorimin e kompetencave të Bonit
October 31, 2025
Përfaqësuesi i Rusisë në OKB foli për Perëndimin “anti-serb” dhe pretendoi se boshnjakët kërcënuan me konflikt të armatosur
October 31, 2025
Rama viziton punimet e FEST 3: Arti kthehet në zemër të Prishtinës
October 31, 2025
Kërkohet paraburgim për të pandehurin për veprën penale ‘Dhunim’
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani arrin Dialogun Strategjik me SHBA-të
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani arrin Dialogun Strategjik me SHBA-të
Ballina 1Lajme

Osmani arrin Dialogun Strategjik me SHBA-të

Kosova Times
Last updated: 2025/01/10 at 1:30 PM
Kosova Times Published January 10, 2025
Share
SHARE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Sekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma. Në këtë takim u ritheksua aleanca e palëkundur mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe u, diskutuan mënyrat për thellimin e bashkëpunimit strategjik ndërmjet dy vendeve.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme dhe bipartizane të SHBA-së për Kosovën, duke theksuar rolin vendimtar të Uashingtonit në rrugëtimin tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe forcimit të institucioneve demokratike.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ritheksoi propozimin që i ka bërë SHBA-ve, që nga viti 2021 për dialog strategjik në mes Kosovës dhe SHBA-ve, si një platformë që do të shërbente për forcimin e bashkëpunimit në fusha të interesit strategjik e të dyanshëm. Në këtë drejtim, Zv.Sekretari Verma i dha Presidentes Osmani lajmin e shkëlqyeshëm se marrëveshja për dialog strategjik në mes vendeve tona do të finalizohet së shpejti dhe u dakorduan që ekipet tona të punojnë intensivisht në ditët në vazhdim lidhur me këtë proces.

Të dyja palët u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë për të avancuar interesat e përbashkëta dhe për të forcuar partneritetin mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në takim u diskutua për përkushtimin e Kosovës për reforma në sundimin e ligjit, avancimin e qeverisjes së mirë dhe promovimin e një mjedisi të qëndrueshëm për investime dhe zhvillim ekonomik.

Presidentja Osmani dhe Sekretari Verma diskutuan gjithashtu kontributin e Kosovës në çështjet ndërkombëtare, përfshirë pritjen e qytetarëve afganë, mbështetjen për Ukrainën dhe angazhimin e vazhdueshëm në promovimin e paqes dhe sigurisë globale. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Rama viziton punimet e FEST 3: Arti kthehet në zemër të Prishtinës

Kërkohet paraburgim për të pandehurin për veprën penale ‘Dhunim’

Osmani: Nuk ka qëndrim unik për mandatarin e dytë

Në moshën 73-vjeçare ndërron jetë ish-kryeministri Fatos Nano

Basha: Heroizmi i policëve të rënë është vazhdimësi e lavdisë kombëtare

TAGGED: #Richard R. Verma, #Vjosa Osmani
Kosova Times January 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Legia Warszawa prezanton Zybën, kosovari premton më të mirën

Kosova Times Kosova Times February 2, 2024
Trump kërcënon zyrtarët e lartë të FBI-së: Jepni dorëheqjen ose degradoni
Mijëra spanjollë protestojnë kundër planit për t’i amnistuar separatistët katalanas
Hendeku po thellohet. Pesë njerëzit më të pasur në botë po dyfishojnë paratë e tyre
Misioni i pedagogut për ta futur dollinë shqiptare nën UNESCO
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?