By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si e shohin eksperte rus Ballkanin ne kete shekull?
October 30, 2025
Fillon në Paris gjyqi i shtetasve bullgarë për përdhosjen e memorialit të Luftës së Dytë Botërore të lidhur me Kremlinin
October 30, 2025
Horoskopi ditor për 30 tetor:
October 30, 2025
“Putin, Haga po të pret.” Si po thumbohen ambasadat ruse për luftën në Ukrainë
October 29, 2025
Më shumë se 130 persona u vranë gjatë bastisjeve të policisë në Rio de Janeiro
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Organizatat ndërkombëtare bëjnë thirrje që LVV-ja të mos i bojkotojë disa media
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Organizatat ndërkombëtare bëjnë thirrje që LVV-ja të mos i bojkotojë disa media
Ballina 1Lajme

Organizatat ndërkombëtare bëjnë thirrje që LVV-ja të mos i bojkotojë disa media

Kosova Times
Last updated: 2025/01/10 at 5:38 PM
Kosova Times Published January 10, 2025
Share
SHARE

Trembëdhjetë organizata botërore dhe rajonale, që merren me lirinë e medias, kanë thënë se janë të shqetësuara lidhur me vendimin e fundit të partisë në pushtet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, për të bojkotuar disa kanale televizive gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare, që nis më vonë gjatë kësaj jave.

Këto organizata kërkuan që Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje të heqin dorë nga vendimi për të bojkotuar disa media në Kosovë.

“Ne e kuptojmë se asnjë arsyetim formal nuk është dhënë ndaj këtyre televizioneve për këtë vendim”, u tha në letrën e hapur dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kreu i LVV-së, nga 13 organizata.

Një ditë më herët, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e cilësoi këtë vendim si përpjekje për të “minuar rolin e gazetarëve dhe mediave” për ta mbajtur përgjegjëse Lëvizjen e Kurtit “për politikat e saj”.

“Gjatë katër vjetëve të fundit, si Reagim i Shpejtë për Lirinë e Medias [MFRR] kemi monitoruar nga afër zhvillimet sa i përket lirisë së mediave dhe kemi qenë dëshmitarë të rënies së lirisë së medias në Kosovë. Më 2022, Platforma për Siguri të Gazetarëve i Këshillit të Evropës ka vizituar Kosovën për të vlerësuar gjendjen e lirisë së medias dhe mbrojtjen e gazetarëve. Përderisa është vërejtur pak progres, misioni erdhi në përfundim se ‘retorika toksike dhe fushatat e shpifjeje kundër mediave, financimi joadekuat i transmetuesit publik dhe mungesa e transparencës minojnë progresin’”, u tha në letrën drejtuar Kurtit.

ECPMF and partners urge PM @albinkurti to reverse his party's boycott of major TV channels – T7, TV Dukagjini, and @klankosova_tv – during elections. Transparency and public accountability must be protected.https://t.co/ybnwofa8T8

— European Centre for Press and Media Freedom (@ECPMF) January 10, 2025

Organizatat kërkuan që LVV-ja të sigurohet që t’u japë atyre qasje të barabartë në informacionin publik. Ato thanë se të gjithë gazetarët duhet të jenë në gjendje që të raportojnë lirshëm dhe drejtë gjatë periudhës zgjedhore.

“Duke bojkotuar televizionet tradicionale, minohet e drejta e publikut për t’u informuar dhe roli thelbësor i gazetarëve për të promovuar transparencë dhe llogaridhënie”, u tha në letër.

Organizatat që i shkruan letër të hapur Kurtit

Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias (ECPMF)

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ)

Liri e Pakufizuar e Shtypit (FPU)

Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI)

Reporterët pa Kufij (RSF)

Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK)

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Gazetarëve të Bosnjë e Hercegovinës

Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë

Sindikata e Mediave të Malit të Zi

SCiDEV Shqipëri

Nga Lëvizja Vetëvendosje më 9 janar nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për të konfirmuar ose mohuar lajmin se kjo parti mëton të bojkotojë disa organizata mediale gjatë fushatës zgjedhore.

Flutura Kusari, këshilltare ligjore në Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, më 9 janar i tha Radios Evropa e Lirë se vendimi për të bojkotuar disa media nga partia në pushtet, bëhet për “t’i ikur llogaridhënies dhe jo për ndonjë arsye parimore”.

“Bojkoti është sulm ndaj mediave dhe të drejtës për informim dhe do të ishte mirë që Lëvizja të rishqyrtonte këtë vendim”, deklaroi Kusari.

Përveç bojkotimit të mediave, organizatat botërore dhe rajonale kujtuan se në Kosovë janë regjistruar raste të sulmeve ndaj gazetarëve.

Vetëm gjatë vitit 2023, AGK-ja ka regjistruar 53 raste të sulmeve apo kërcënimeve ndaj gazetarëve. Ndërkaq, më 2024, janë regjistruar 24 raste të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve.

“Shumica e këtyre incidenteve përfshijnë sulme verbale nga anëtarët e partisë tuaj, të cilët i kanë cilësuar gazetarët si ‘spiunë serbë’ apo kolaboracionistë dhe i kanë akuzuar ata se ndjekin interesat serbe”, u tha në letrën e hapur.

Gjendja e lirisë së mediave në Kosovë është përkeqësuar, sipas Indeksit për Lirinë e Shtypit të Reporterëve pa Kufij. Më 2024, Kosova u rendit në vendin e 75-të, apo 19 vende më poshtë se vitin paraprak.

Në këtë raport u tha se pavarësisht se vazhdojnë t’i mbajnë përgjegjës politikanët, gazetarët në Kosovë vazhdojnë të jenë “cak i sulmeve politike”.

Ndërkaq, në raportin për të drejtat e njeriut të Departamentit amerikan të Shtetit, vitin e kaluar, u citua Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës që tha se “zyrtarë të Qeverisë, përfshirë kryeministrin dhe anëtarë të partisë në pushtet, janë angazhuar në fushata shpifëse për të minuar besimin e publikut në media”.

You Might Also Like

Basha për RTK-në: Është urgjente formimi i trupave të Kuvendit

Kurti uron Turqinë për 102-vjetorin e Republikës

Grenell për gjykimin në Hagë: Është sistem brutal i drejtuar nga elitat

Spiropali uron njohjen e Kosovës nga Siria

Quni: LDK ka shprehur gadishmëri për qeveri gjithëpërfshirëse

TAGGED: #Bojkot, #LVV, #Media, #Organizatat ndërkombëtare
Kosova Times January 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

UP i 14-ti në renditjen ndërkombëtare për arkitekturë e inxhinieri civile

Kosova Times Kosova Times May 23, 2024
Rrugë të gjata, pa shkollë: Mësuesi vullnetar nuk heq dorë nga nxënësit
A do të hapet Ura?!
Policia thotë se aksioni i sotëm u bazua në kërkesën e MAPL-së
Virginia Giuffre, e cila akuzoi Princin Andrew për abuzim, vdes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?