By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shumë shqiptarë e vizitojnë këtë vend, por nuk e dinë që aty gjenden eshtrat e mbretereshes sone Donika KASTRIOTI (Video)
September 16, 2025
Mëlçi viçi në stilin venecian: Recetë për një pjatë të shijshme
September 16, 2025
Sanduiçi që definon Madridin
September 16, 2025
Pjata tradicionale, formë e pazakontë: Gastronomi pa kufij
September 16, 2025
Një recetë e shkëlqyer me karkaleca deti, djathë dhe presh
September 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
Rajon / Botë

Izraeli kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi

Kosova Times
Last updated: 2025/01/10 at 7:46 PM
Kosova Times Published January 10, 2025
Share
SHARE

Avionët luftarakë izraelitë kanë shënjestruar rebelët Huthi në Jemen më 10 janar, përfshirë një stacion të energjisë dhe portet detare, në përgjigje të sulmeve me dronë dhe raketa të kryera nga rebelët.

Izraeli po ashtu ka paralajmëruar se do të shënjestrojë udhëheqësit e grupit.

Që kur ka nisur lufta në Gazë në tetor të vitit 2023, rebelët Huthi, që mbështeten nga Irani, kanë gjuajtur dhjetëra raketa dhe dronë drejt Izraelit, për, siç kanë thënë, t’u solidarizuar me palestinezët në Rripin e Gazës.

Sulmet ajrore izraelite vijnë, pasi ushtria e Izraelit rrëzoi dy dronë që besohet se ishin lëshuar nga Jemeni një ditë më parë.

Ushtria izraelite tha se ka shënjestruar caqe ushtarake të rebelëve Huthi në zonën bregdetare dhe në pjesë të tjetra të Jemenit.

Sulmet, sipas Izraelit, ishin kundërpërgjigje ndaj sulmeve të rebelëve kundër këtij shteti.

Izraeli tha se në këtë sulm morën pjesë mbi 20 avionë luftarakë.

Më pas, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha përmes një deklarate se rebelët jemenas u ndëshkuan për sulmet e tyre të vazhdueshme ndaj shtetit të tij.

“Siç kemi premtuar, rebelët Huthi po paguajnë dhe ata do të vazhdojnë të paguajnë çmim të lartë për agresionin kundër nesh”, tha ai, duke u zotuar se nuk do të tolerojë sulme ndaj Izraelit.

Pavarësisht nga dëmet minimale, për shkak se sistemet izraelite të mbrojtjes kanë rrëzuar shumicën e raketave dhe dronëve të rebelëve, rebelët jemenas kanë penguar në mënyrë të ndjeshme jetën e civilëve në Izrael.

Ndërkaq, rebelët Huthi thanë se në 48 orët e fundit kanë shënjestruar Jafan, emrin që ata përdorin për t’iu referuar qytetit Tel Aviv të Izraelit.

Që nga 7 tetori 2023, Izraeli lufton në Gazë kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – grup që ka dënuar sulmet e fundit izraelite në Jemen.

Rebelët Huthi që nga nisja e luftës në Gazë po ashtu kanë shënjestruar anijet në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, duke nxitur sulme hakmarrëse nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania.

You Might Also Like

Akuzat e shërbimit rus se BE-ja po përgatit një “Maidan” në Serbi janë një “përshkrim absurd i realitetit” dhe “tregojnë pafuqinë e Rusisë”

Gazetari slloven: Dodik person non grata në Slloveni për shkak të arsyeve të sigurisë dhe lidhjeve me Putinin

Trupat ruse sulmuan Zaporozhye-n. Ka të vdekur dhe të plagosur

Ne SHBA-të dënohet për tentativë spiunazhi për Rusinë

Takimi Bartholomew-Trump

TAGGED: #Izraeli, #Rebelët huthi, #Sulme hakmarrëse
Kosova Times January 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Kvaratskhelia: I lumtur te Napoli

Kosova Times Kosova Times March 16, 2024
Vdesin 60 dasmor pasi zhytet kamioni në lumë
Një helikopter që transportonte minatorë ari u zhduk në rajonin e Amurit
Arrestohet një grup kriminal ndërkombëtar për qarkullim të parave të falsifikuara
Protesta të dhunshme në Dublin pas sulmit me thikë në afërsi të shkollës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?