By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump: Pothuajse kam marrë një vendim për Tomahawks, por ka pyetje
October 7, 2025
Horoskopi ditor për 7 tetor 2025
October 7, 2025
2,500 kilometra nga fronti: Rusët mbulojnë qendrën e tyre sekrete të testimit të armëve bërthamore me rrjeta
October 7, 2025
Vrasja e gjyqtarit: Autori i vrasjes ishte në konflikt me 31 familje
October 6, 2025
PDK në Rahovec premton tërheqje të investimeve të huaja
October 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hetimet në Shqipëri e Kosovë, SPAK: Rama s’është përfshirë në trafik droge
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Hetimet në Shqipëri e Kosovë, SPAK: Rama s’është përfshirë në trafik droge
Ballina 2Shëndetësi

Hetimet në Shqipëri e Kosovë, SPAK: Rama s’është përfshirë në trafik droge

Kosova Times
Last updated: 2025/01/10 at 7:53 PM
Kosova Times Published January 10, 2025
Share
SHARE

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) bëri të ditur të premten se nuk ka prova apo fakte që lidhin Olsi Ramën me trafikun e drogës apo atë që konsiderohet si “laboratori i kokainës” i zbuluar në Xibrakë. Hetimet për këtë çështje janë zhvilluar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, SPAK-u njoftoi se ka përfunduar hetimet për procedimin penal nr. 88 të vitit 2024, të regjistruar pas rifillimit të hetimeve të pezulluara të procedimit penal nr. 335/1 të vitit 2016.

Ky procedim lidhej me veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Trafikimit të narkotikëve”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupet e strukturuara kriminale”, të parashikuara në nenet përkatëse të Kodit Penal.

“Hetimet rifilluan pas administrimit të një informacioni të dërguar nga deputeti Gazment Bardhi, i cili pretendoi përfshirjen e shtetasit, Ols Rama në veprimtari të paligjshme. Në kuadër të këtyre hetimeve, SPAK ka kryer një sërë veprimesh hetimore, përfshirë bashkëpunimin me autoritetet kompetente të Kosovës. Nga hetimet ka rezultuar se nuk ekzistojnë prova apo fakte që të lidhin shtetasin Ols Rama me aktivitetin kriminal, për të cilin janë dënuar më parë disa individë. Gjithashtu, nuk janë identifikuar autorë të tjerë të mundshëm për veprat penale në fjalë”, thuhet në njoftimin e SPAK-ut.

Po sipas SPAK-ut, në përputhje me nenin 326 të Kodit të Procedurës Penale, më datë 23 dhjetor 2024, është vendosur pezullimi i hetimeve për procedimin penal nr. 88, pasi autorët e tjerë të veprave penale nuk janë identifikuar.

Dosja i është dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të vijuar përpjekjet për identifikimin e autorëve.

You Might Also Like

Izraeli deporton Greta Thunberg, shihni si u prit në Athinë

Vritet gjyqtari Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit në Tiranë

Zgjedhjet, protestat dhe spreji me piper: Protesta të reja masive në Gjeorgji

Çmimi Nobel në Mjekësi u dha për kërkime në imunologji

Zvogëlon oreksin, shkrin depozitat e yndyrës dhe përshpejton metabolizmin: Dieta me polentë jep rezultate vetëm në 4 ditë

TAGGED: #Gazment Bardhi, #Ols Rama, #SPAK
Kosova Times January 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Lavrov: Franca i propozoi Rusisë një dialog për Ukrainën pa pjesëmarrjen e Kievit

Kosova Times Kosova Times December 26, 2024
Sekreti i fshatit Vaccina. Programi rus i armëve biologjike
Porota e madhe do të padisë Donald Trump?
Pako e Hekurudhave, Rama: Linjat që do të ndërtohen, funksionale në 2030
Kina, Rusia dhe Irani po zhvillojnë stërvitje të përbashkëta detare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?