By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Besa Famgas e Kastrioti kthehen te fitorja
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Besa Famgas e Kastrioti kthehen te fitorja
Sport

Besa Famgas e Kastrioti kthehen te fitorja

Kosova Times
Last updated: 2022/12/17 at 11:51 PM
Kosova Times Published December 17, 2022
Share
SHARE

Pas barazimit mes vete, Besa Famgas e Kastrioti janë kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në hendboll.

Të shtunën mbrëma, Besa fitoi në kryeqytet ndaj Prishtinës me rezultat 32:26.

Ishte ky derbi i javës së 13-të. Pejanët e nisën ndeshjen mirë dhe krijuan epërsi prej 5:1. Në vazhdim Prishtina është afruar në shumë raste në një gol, por pa mundur të barazoi.

Pjesa e parë përfundoi 18:15 për Besa Famgas. Edhe në pjesën e dytë vendasit u afruan në një gol, por më pas Besa mbajti epërsi konstante deri në fund.

Oltion Beshiri i shënoi 8 gola për Prishtinën. Pesë i kishte Sergio Barreto, kurse nga tri i shënuan Agon Bajqinovci e Enis Kuleta.

Nikola Prce ishte më efikasi te Besa me 9 gola. 8 i shënoi Denis Shabanoviq, kurse nga 4 i shtuan Jon Muqolli e Ivan Majiq.

Besa udhëheq në tabelë me 21 pikë nga 11 ndeshje. Prishtina është e dyta me 16 pikë nga 11 ndeshje.

Derbi tjetër u luajt në Ferizaj, ku skuadra vendase, Kastrioti, fitoi ndaj Trepçës me rezultat 26:24.

Pjesa e parë ishte e fortë dhe plotësisht e barabartë. Në epërsi prej një goli ishte herë njëra e herë skuadra tjetër.

Në minutën e 39-të, Kastrioti u shkëput në tri gola, 18:15, për herë të parë në ndeshje. Më pas epërsia e skuadrës vendase shkoi deri në katër gola, 24:20, në minutën e 53-të.

“Xehetarët” megjithatë nuk u dorëzuan. Në minutën e 59-të u afruan në një gol, 25:24, por ferizajasit shënuan edhe një gol për rezultatin final, 26:24. Ndeshja ishte e fortë dhe arsyetoi epitetin e derbit.

Festim Mustafa ishte më efikasi te Kastrioti me 9 gola. 5 i shënoi Beni Sula, kurse 4 i kishte Arben Dugolli.

Ermir Smaka, Yassine Henahen dhe Yassine Benjouida i shënuan nga 5 gola për Trepçën. 4 i kishte Sali Maxhera.

Trepça është e treta me 16 pikë, kurse Kastrioti i katërti me 13 pikë. Të dy skuadrat i kanë nga 12 ndeshje të luajtura.

You Might Also Like

Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës

Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij

Hynë me forcë në një ndeshje futbolli dhe vranë njerëz në fushë

Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës

Xhaka e Shaqiri solidarizohen me Kosovën pas vërshimeve

Kosova Times December 17, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Zgjerimi i BE-së: Merrni lajmet e mira, mos hamendësoni afate

Kosova Times Kosova Times August 28, 2023
Ushtria amerikane e vret liderin e një milicie të mbështetur nga Irani në Bagdad
Horoskopi ditor për 22 qershor 2025
“Vdes kur dua vetë”, organizohet ekspozitë për Adem Demaçin
Shërbimet sekrete gjermane paralajmërojnë për aktivitetet e Kremlinit në Gjermani
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?