By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Armenia arreston kryepeshkopin për komplot të dyshuar për grusht shteti
June 25, 2025
Arrestohet një person për falsifikim të parasë
June 25, 2025
Trumpi thotë se `javët e fundit është marrë me Kosovën dhe Serbinë`
June 25, 2025
Policia e Kosovës kërkon anëtarësim të plotë në SEPCA
June 25, 2025
Ambasada gjermane mbështet protestën e Shoqërisë Civile te Kuvendi RTKlive
June 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një vit pas vrasjes, ngritet aktakuza për rastin e Liridona Ademajt
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Një vit pas vrasjes, ngritet aktakuza për rastin e Liridona Ademajt
Ballina 1Lajme

Një vit pas vrasjes, ngritet aktakuza për rastin e Liridona Ademajt

Kosova Times
Last updated: 2025/01/15 at 11:49 AM
Kosova Times Published January 15, 2025
Share
SHARE

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka bërë të ditur se kanë përfunduar hetimet dhe kanë ngritur aktakuzë për të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt. Të akuzuarit janë, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi  ka theksuar në konferencë pëe media ka thënë se ka qenë rast i ndjeshëm. Sipas tij,  rasti ka qenë i inskenuar si grabitje, mirëpo falë angazhimit maksimal të hetuesve dhe prokurorëve, brenda një afati të shkurtë kohor kemi arritur të zbulojmë kryesit e kësaj vepre kriminale.

“Ka qenë një rast jashtëzakonisht i ndjeshëm edhe sa i përket kompleksitetit të saj, dhe janë zhvilluar hetime në shumë dimensione, për arsye se kemi siguruar ekspertiza edhe brenda edhe jashtë Kosovës”, ka deklaruar Gashi.

Në konferencë ka folur edhe prokurorja e rastit e poashtu edhe hetuesit.

Ndërkaq, prokurorja e rastit, Javorka Prelinqeviq, tha se e kanë kuptuar se pse ka ndodhur motivi i vrasjes në momentin kur kanë bashkëpunuar me shtetit suedez.

“Prova materiale në këtë lëndë janë grumbulluar shumë shpejt, megjithatë se çfarë ka munguar, ka munguar motivi i cili i ka shtyrë kryerësit e veprës penale për të kryer këtë vepër. Andaj iu kemi drejtuar edhe Mbretërisë së Suedisë për raportet e tyre duke e marre parasysh se ata kane qenë edhe shtetas të Suedisë. Kemi ardhur deri te motivi, e kemi shpjeguar dhe pastaj e kemi kuptuar pse ka ndodhur vrasja e saj. Gjatë ngritjes së aktakuzës nuk kemi një provë ose një tjetër provë kryesore, por kemi shumë prova ma materiale. Mirëpo çka mund të them është se sa kanë jetuar në Suedi kanë pasur probleme dhe ç’rregullime martesore dhe probleme pasurore. Marrëveshje në këtë lëndë për pranim të fajësisë nuk ka pasur, edhe pse ka pasur kërkesë. Në këtë rast nuk do të ketë marrëveshje për pranim të fajësisë”, ka theksuar prokurorja e rastit.

Liridona Ademaj është vrarë më 29 nëntor të vitit 2023, ndërsa të dyshuarit për planifikimin dhe ekzekutimin e krimit të rëndë janë bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, si edhe Granit Plava e Kushtrim Kokalla.

Rasti i vrasjes së 39-vjeçares, fillimisht ishte hetuar si “grabitje me pasoja vrasje”, por hetimet intensive kishin rezultuar me arrestimin e tre personave, ku Murseli, konsiderohet si koka prapa krimit tronditës.

You Might Also Like

Arrestohet një person për falsifikim të parasë

Trumpi thotë se `javët e fundit është marrë me Kosovën dhe Serbinë`

Policia e Kosovës kërkon anëtarësim të plotë në SEPCA

Ambasada gjermane mbështet protestën e Shoqërisë Civile te Kuvendi RTKlive

Kurti me emisarin norvegjez diskutojnë për bashkëpunim në siguri e mbrojtje

TAGGED: #Aktakuzë, #Liridona Ademaj
Kosova Times January 15, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukrainasit sumojne aeroporti ushtarak në Krime

Kosova Times Kosova Times January 6, 2024
Plagosje me armë zjarri në Fushë Kosovë, lëndohet një person
“Open Balkan” është një kuti misterioze, arkitektët e së cilës janë liderë të dyshimtë
Osmani: Heqja e masave është e lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në veri
Putin u bëri thirrje votuesve, përfshirë ata në pjesët e aneksuara të Ukrainës, të përcaktojnë të ardhmen e Rusisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?