By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 qershor
June 11, 2025
Bislimi: Sorensen, vizion të qartë për dialogun, Serbia po saboton procesin
June 10, 2025
Konfirmohet vrasja e vajzës nga Vitia në Grac të Austrisë
June 10, 2025
Kurti shpreh ngushëllime pas sulmit tragjik në një shkollë në Graz
June 10, 2025
Mustafa për Bukoshin: Ishte kolos i pavarësisë së Kosovës
June 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dita e finales së madhe Argjentinë-Francë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Dita e finales së madhe Argjentinë-Francë
Sport

Dita e finales së madhe Argjentinë-Francë

Kosova Times
Last updated: 2022/12/18 at 12:22 PM
Kosova Times Published December 18, 2022
Share
SHARE

Shumë më tepër se sa një përballje Messi-Mbappe, finalja e sotme e Kupës së Botës do të jetë një datë me histori për Argjentinën dhe Francën. Të dyja synojnë triumfin e tretë në një Kupë Bote

Dita e madhe erdhi. Finalja e Kupës së Botës “Qatar 2022” zhvillohet sot në orën 16:00. Gjithçka në prag të kësaj finaleje të nxehtë është fokusuar në betejën e numrave 10: argjentinasit Lionel Messi dhe francezit Kylian Mbappe.

Messi – magjistari apo edhe siç njihet ndryshe edhe si “Jashtëtokësori”, vlerësohet si më i miri që ka parë ndonjëherë bota e furbollit, por ai po shkon drejt pensionimit. Në anën tjetër Mbappe, një talent i jashtëzakonshëm që ka shënuar vetëm dy gola më pak në Kupën e Botës se sa Messi, është vetëm 23 vjeç dhe është gati të marrë barrën e 35-vjeçarit argjentinas, si lojtari më i mirë në botë.

Por, natyrisht, kjo finale është shumë më tepër se sa përballje individuale Messi-Mbappe. Ekipet e Argjentinës në vitet e kaluara mund të jenë ndërtuar tërësisht rreth Messit, por me kalimin e viteve, roli i tij në “La Albiceleste” është zhvilluar përtej atij të makinerisë së golit, duke fuqizuar shokët e tij të skuadrës dhe duke pritur për atë moment të përsosur për të shpalosur pak magji. Dhe kjo funksionon. Futbolli është një lojë ekipore dhe Argjentina e Messit e kupton këtë.

Po kështu Franca është më shumë se Mbappe. Nëse tek “Gjelat” do të kishin luajtur disa nga superyjet e tyre botërorë, si Karim Benzema i lënduar, Paul Pogba dhe N’Golo Kante, nuk ka asnjë garanci se kampionët e 2018-s do të kishin arritur deri këtu. Për shkak të mungesës së tyre, vëmendja e shtypit botëror, si dhe ajo e linjave mbrojtëse të kundërshtarëve gjatë gjithë turneut, ka qenë e fokusuar tek Mbappe. Dhe kjo u ka lejuar Antoine Griezmannit, super të gjithanshëm dhe sulmuesit veteran Olivier Giroud kohën dhe hapësirën që të shkëlqejnë.

“Finalja është Argjentina kundër Francës dhe jo Messi kundër Mbappe,” u tha gazetarëve trajneri i Argjentinës Lionel Scaloni.

“Të dyja skuadrat kanë armët e nevojshme dhe ndeshja mund të vendoset nga lojtarë të tjerë dhe jo domosdoshmërisht nga ata të dy”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, Franca u përforcua të shtunën, me disa lojtarë që ishin jashtë fushës ditët e fundit si pasojë e një virusi. Adrien Rabiot dhe Dayot Upamecano munguan në fitoren 2-0 në gjysmëfinale ndaj Marokut, ndërsa Raphael Varane, Ibrahima Konate dhe Kingsley Coman munguan në dy ditët e fundit të stërvitjes. Por të pesë lojtarët do të jenë në dispozicion të trajnerit Didier Deschamps – një nga tre të vetmit që kanë fituar Kupën e Botës edhe si lojtar edhe si trajner.

“Ekipi i Francës ka qenë gjithmonë për mua gjëja më e bukur që më ka ndodhur në jetën time profesionale”, u tha Deschamps gazetarëve të shtunën. “Tashmë kam pasur një përvojë të madhe si lojtar dhe tani është privilegji im ta përjetoj këtë ndenjë si trajner”, ka shtuar ai.

Argjentina dhe Franca kanë fituar dy herë Kupën e Botës në historinë e tyre – “Gauçosët” fituan në 1978 dhe 1986, derisa “Gjelat” më 1998 dhe 2018. Megjithatë, tifozët në Doha duket se besojnë se dita e Argjentinës për kurorën e tretë ka ardhur dhe stadiumi “Lusail” me kapacitet prej gati 90,000 ulësesh do të mbizotërohet nga argjentinasit.

Mundësia që Messi të fitonte përfundimisht një Kupë Bote në turneun e tij të fundit ka bërë që të ketë fluturime shtesë të tifozëve të Argjentinës në Katar, me të paktën 40,000 argjentinas që vlerësohet se do të jenë në stadium.

Pa dyshim një finale për t’u shijuar sonte nga të gjithë, teksa RTK vjen me transmetim ekskluziv dhe me komentim nga vendi i ngjarjes.

You Might Also Like

Duka përkujton Vokrrin: Një mik i rrallë, një simbol i futbollit në Kosovë

Kosova – Komoret, formacionet

Shtatë vjet pa legjendën e futbollit

Kosova përmbyll përgatitjet për miqësoren ndaj Komoreve

Kombëtarja e Kosovës po stërvitet për përballjen e radhës

Kosova Times December 18, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kush eshte Michel Obama: Gruaja e ish-presidentit amerikan nuk erdhi në funeralin e Carter dhe nuk do të vijë as në inaugurimin e Trump

Kosova Times Kosova Times January 17, 2025
Shumica dërrmuese e pacientëve me kancer në Rusi përballen me vonesa në trajtim
Kurti u bën thirrje bizneseve që të vazhdojnë bashkëpunimin me qeverinë
I dehuri plagos me armë zjarri shokun në Fushë Krujë, më pas edhe veten
Dëshmitari i 46-të në rastin Thaçi dhe të tjerët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?