By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”
July 18, 2025
Publikohen emrat e 18 spiunëve të Putinit
July 18, 2025
Ukraina ka njoftuar një sulm të gjerë hakerash në serverat e Gazprom dhe pothuajse 400 degëve të saj
July 18, 2025
Sa serioze është diagnoza e Trump?
July 18, 2025
Kthesë rreth rrëzimit të aeroplanit në Indi. Piloti i fiku qëllimisht ndërprerësin e karburantit?
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: DnV: Fushata zgjedhore po karakterizohet me gjuhë nxitëse e të urrejtjes
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > DnV: Fushata zgjedhore po karakterizohet me gjuhë nxitëse e të urrejtjes
Ballina 1Lajme

DnV: Fushata zgjedhore po karakterizohet me gjuhë nxitëse e të urrejtjes

Kosova Times
Last updated: 2025/01/18 at 1:53 PM
Kosova Times Published January 18, 2025
Share
SHARE

Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV), tha se që nga fillimi i fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit është vërejtur gjuhë nxitëse dhe e urrejtjes mbi baza politike, si në tubime politike, por edhe në komente në platforma online.

Në një konferencë për media më 18 janar, Eugen Cakolli nga DnV, tha se gjatë kësaj jave ka pasur përkeqësim të gjuhës së ashpër të përdorur në fushatë.

“Këtë javë kemi pasur ashpërsim e përkeqësim të gjuhës së përdorur në fushatë, me plotë 25 aktivitete gjatë monitorimit të së cilave janë raportuar raste të përdorimit të gjuhës së nxitjes apo urrejtjes, kryesisht mbi baza politike”, tha ai.

Sipas tij, gjuhë e tillë është përdorur më së shumti gjatë aktiviteteve të partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, por përjashtim nuk kanë bërë pas partitë e tjera.

Ai tha se gjatë monitorimit, dhjetë raste të përdorimit të gjuhës nxitëse, të urrejtjes dhe fyese janë identifikuar në aktivitetet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjashtë në aktivitetet e Partisë Demokratike dhe katër në atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Më herët gjatë javës, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) gjobiti me mijëra euro partitë politike.

LDK-ja u gjobit me 20 mijë euro për gjuhë të urrejtjes, AAK-ja me 12 mijë dhe LVV-ja u gjobit me 3 mijë euro për shkelje të ndryshme të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore, e cila nisi më 11 janar.

Gjatë konferencës për media, Cakolli po ashtu njoftojë se kanë monitoruar edhe aktivitetin online të 679 kandidatëve për deputetë. DnV-ja, tha ai, ka identifikuar 50 raste kur të njëjtit kanë qenë shënjestër apo edhe autorë të gjuhës nxitëse e të urrejtjes, por edhe lajmeve të rreme.

E sa i përket komenteve në postimet e kandidatëve, po ashtu është vërejtur gjuhë e urrejtjes në 600 mijë komente të bëra për zgjedhje dhe 7 për qind e komenteve kanë pasur për cak kandidatet gra, tha Cakolli.

DnV-ja po ashtu tha se po vazhdon trendi i mospjesëmarrjes së kandidateve gra në fushatën zgjedhore.

“Sa i përket pjesëmarrje të grave, vlen të përmendet që trendi i mospjesëmarrjes së grave në fushatë, qoftë aktivisht si folëse, por edhe pasivisht si pjesëmarrëse, është mjaft i ulët. Me mbi 60 për qind të aktiviteteve të monitoruara nga DnV ka pasur prezencë minimale të grave që mezi ka arritur 10 për qind të totalit. Sa i përket pjesëmarrjes aktive, gratë kanë përbërë vetëm 1 për qind të fjalimeve të mbajtura, me gjithsej 70 nga 230 fjalime që ne kemi arritur t’i monitorojmë”, tha ai.

Sipas ligjit në Kosovë, 30 për qind e listës zgjedhore duhet të jetë me kandidate gra për deputete.

Nga DnV-ja thanë po ashtu se në këtë fushatë po vërehet një trend i shpalosjes së njëanshme të programeve nga ana e subjekteve politike, pa pasur komunikim dykahësh. Cakollo u shpreh se kryesisht programet po shpalosen në aktivitete, ku flasin përfaqësuesit e partive pjesëmarrëse në zgjedhje.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit garojnë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur.

Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.

You Might Also Like

Osmani e Limaj flasin për konstituimin e Kuvendit

Aktakuzë ndaj ish-policit dhe një tjetri për vrasjen e 89-vjeçarit

Organizatat e dala nga lufta kërkojnë konstituimin e Kuvendit

SBASHK nuk i përjashton protestat e grevat nëse vazhdon bllokada

Vdes një 40-vjeçar në Dragash, u aksidentua me traktor

TAGGED: #DnV, #Euegn Cakolli
Kosova Times January 18, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bulliqi premton ndihmë financiare për motrat e therura me thikë në Ferizaj

Kosova Times Kosova Times November 13, 2024
Klitschko: Nuk përjashtohet mundësia që Kievi të mbetet pa rrymë dhe ujë
Dhoma e Përfaqësuesve s’e miraton projektligjin për ndihmë vetëm për Izraelin
Hovenier kërkon shtyrjen e zbatimit të rregullores së BQK-së
Investitorët e kriptomonedhave pritshmëri për rritje të madhe gjatë presidencës Trump
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?