By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ide për darkë të shpejtë: Rrotull pice i bërë nga brumëra të gatshëm, gati në 15 minuta
May 18, 2025
Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë
May 18, 2025
Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës
May 18, 2025
Al-Hadath: Trupi i udhëheqësit të Hamasit, Mohammed Sinwar, gjendet në Rripin e Gazës
May 18, 2025
Zelensky, Vance dhe Rubio takohen për herë të parë që nga grindja në Shtëpinë e Bardhë
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden i fal Faucin dhe Milleyn pak orë para se Trump ta marrë detyrën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Biden i fal Faucin dhe Milleyn pak orë para se Trump ta marrë detyrën
Rajon / Botë

Biden i fal Faucin dhe Milleyn pak orë para se Trump ta marrë detyrën

Kosova Times
Last updated: 2025/01/20 at 3:01 PM
Kosova Times Published January 20, 2025
Share
SHARE

Presidenti amerikan në shkuarje, Joe Biden, i ka falur doktorin Anthony Fauci, gjeneralin e pensionuar Mark Milley, si dhe anëtarë të komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve që e hetuan sulmin e 6 janarit në Kongres.

Biden e përdori pushtetin e tij të jashtëzakonshëm në orët e fundit si presidentit për t’i mbrojtur ata nga hakmarrja e mundshme e administratës së Trumpit, e cila do ta marrë detyrën sot pasdite zyrtarisht.

Ky vendim i Bidenit vjen pasi Trumpi kishte paralajmëruar për një listë armiqsh të mbushur me njerëz që e kishin kundërshtuar atë politikisht, apo kishin tentuar ta mbanin përgjegjës për përpjekjet e tij për ta zhbërë humbjen në zgjedhjet e vitit 2020 dhe rolin e tij në sulmin që ndodhi në Kongresin amerikan më 6 janar 2021.

Trumpi ka zgjedhur anëtarë të kabinetit ata të cilët i mbështetën pretendimet e tij për zgjedhjet e vitit 2020 dhe të cilët janë zotuar se do t’i ndëshkojnë personat që bënë përpjekje për ta hetuar Trumpin.

“Këto falje nuk duhet të ngatërrohet si një pranim se ndonjë individ ka kryer ndonjë vepër të keqe, as pranimi i tyre nuk duhet të interpretohet si një pranim fajësie për ndonjë vepër penale”, tha Biden në një komunikatë.

“Kombi ynë ua ka borxh këtyre shërbyesve publikë një mirënjohje të madhe për angazhimin e tyre të palodhshëm ndaj vendit tonë”, tha ai.

Është zakon që një president të falë të dënuar në fund të mandatit të tij, por këto akte mëshire zakonisht u ofrohen amerikanëve të zakonshëm që janë dënuar për ndonjë krim.

Por, Biden e ka përdorur këtë fuqi në mënyrën më të gjerë: për të falur ata që nuk janë hetuar ende. Dhe me pranimin e faljes vjen një pranim i heshtur fajësie ose keqbërjeje, edhe pse ata që janë falur nuk janë akuzuar zyrtarisht për ndonjë krim.

Fauci ishte drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive në SHBA për gati 40 vjet dhe këshilltari kryesor shëndetësor i Bidenit deri në pensionimin e tij në vitin 2022.

Ai ndihmoi në koordinimin e reagimit të kombit ndaj pandemisë COVID-19 dhe ngjalli zemërimin e Trumpit kur refuzoi të mbështeste pretendimet e pabaza të tij.

Fauci shënjestër e urrejtjes dhe sulmeve të ashpra nga njerëz të së djathtës, të cilët e fajësojnë atë për bartjen e detyrueshme të maskave dhe politika të tjera që ata besojnë se kufizuan të drejtat e tyre, edhe pse dhjetëra mijëra amerikanë po vdisnin.

Mark Milley është ish-kryetar i Shtabit të Përgjithshëm dhe e quajti Trumpin fashist dhe tregoi hollësi për sjelljen e Trumpit thatë kryengritjes vdekjeprurëse të 6 janarit 2021.

Biden i ka falur edhe anëtarët dhe stafin e komisionit të 6 janarit, duke përfshirë ish-përfaqësuesit Liz Cheney dhe Adam Kinzinger, të dy republikanë, si dhe oficerët e Policisë së Kapitolit të SHBA-së dhe Policisë Metropolitane të Uashingtonit që dëshmuan para komisionit.

Biden ka premtuar kalim të qetë te pushtetit, duke e ftuar Trumpin në Shtëpinë e Bardhë dhe duke thënë se kombi do të jetë në rregull, edhe pse ai paralajmëroi gjatë fjalimit të tij të lamtumirës për një oligarki në rritje.

Ai ka kaluar vite duke paralajmëruar se rikthimi i Trumpit në presidencë do të ishte kërcënim për demokracinë. Vendimi i tij për të thyer normat politike me faljet paraprake u motivua nga këto shqetësime.

You Might Also Like

Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë

Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës

Al-Hadath: Trupi i udhëheqësit të Hamasit, Mohammed Sinwar, gjendet në Rripin e Gazës

Zelensky, Vance dhe Rubio takohen për herë të parë që nga grindja në Shtëpinë e Bardhë

Nga lavdërimi te dekorimi: Qasja e Kishës Serbe ndaj kriminelëve të luftës

TAGGED: #Anthony Fauci, #Joe Biden, #Mark Milley
Kosova Times January 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Konjufca: Rrënjët e vërteta të UÇK-së janë në luftën e Jasharajve

Kosova Times Kosova Times March 6, 2023
Vrasësi i një prej regjisorëve më të fuqishëm në SHBA la mesazhe mbi plumba
Kurti bëri homazhe te varri i dëshmorit Vetim Shala
Delawie: Kosova të integrojë serbët, për të tejkaluar tensionet me Uashingtonin
Rumani: Gjykata rikthen ndalesën ndaj vëllezërve Tate
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?