By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 24 gusht
August 24, 2025
Quni dhuron pikturë të Ibrahim Rugovës Papës Leo XIV
August 23, 2025
“Një ëndërr në anglisht, një seancë në shqip – por prapë askush nuk kupton asgjë”
August 23, 2025
Mohimi i votimit të fshehtë – praktikë komuniste dhe fashiste!
August 23, 2025
Gjakova dhe pasioni për librat
August 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëria dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje në fushën e sigurisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëria dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje në fushën e sigurisë
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëria dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje në fushën e sigurisë

Kosova Times
Last updated: 2025/01/21 at 9:31 PM
Kosova Times Published January 21, 2025
Share
SHARE

Shqipëria dhe Ukraina e kanë nënshkruar një marrëveshje afatgjate në fushën e sigurisë të martën në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror, në Davos të Zvicrës.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Në Davos, me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë”, tha Rama në Facebook, duke mos dhënë më shumë hollësi.

Por, Zelensky tha se Ukraina dhe Shqipëria nënshkruan marrëveshje “afatgjate për bashkëpunim dhe mbështetje mes dy vendeve tona”.

“Shqipëria i ka dhënë ndihmë ushtarake dhe humanitare Ukrainës prej se nisi pushtimi i plotë dhe do të vazhdojë ta mbështetë atë gjatë periudhës 10-vjeçare të marrëveshjes. Po ashtu, Shqipëria do të kontribuojë edhe në koalicionin e avionëve luftarakë”, tha Zelensky në X.

Shqipëria, vend anëtar i NATO-s, e ka dënuar agresionin rus dhe ka vendosur sanksione kundër Moskës për shkak të pushtimit të plotë të Ukrainës, që nisi në shkurt 2022.

Po ashtu, Tirana ka ofruar edhe ndihmë tjetër, përfshirë edhe strehimin e shtetasve ukrainas.

Në fillim të vitit të kaluar, Tirana ishte nikoqire e një samiti për Ukrainën, i bashkoi liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe atë të Moldavisë.

Në këtë samit, që u mbajt me ftesë të kryeministrit Rama, mori pjesë presidenti Zelensky.

Shqipëria dhe Ukraina kanë vendosur raporte diplomatike më 1993, dhe ato janë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Shqipëria veçse ka hapur kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim.

Në fillim të këtij muaji, Shqipëria e inauguroi objektin e Ambasadës së saj në Kiev të Ukrainës.

Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, tha se ky objekt nuk do të ishte vetëm një urë bashkëpunimi mes shteteve, por edhe dëshmi për qëndrueshmërinë dhe angazhimin e përbashkët drejt një të ardhmeje në paqe dhe një Evrope “të bashkuar, të fortë dhe të begatë”.

Ambasada, e hapur në fund të vitit 2024, pësoi dëme materiale disa javë më parë si pasojë e sulmeve me raketa ruse.

You Might Also Like

Politologu rus: Numërimi mbrapsht ka filluar për Vuçiçin, ai po sillet si diktatori i një “republike bananeje”

Dezertori rus: Vrava pesë ushtarë ukrainas të kapur rob. Nuk kam asnjë keqardhje

Koreja e Veriut publikon për herë të parë pamje të ushtarëve të saj duke luftuar në Kursk

Pentagoni shkarkoi shefin e inteligjencës. Trump nuk e pëlqen raportin e tij për Iranin

Vret bashkëshorten para syve të fëmijëve në Greqi-arrestohet nga policia

TAGGED: #Edi Rama, #Volodymyr Zelensky
Kosova Times January 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusët reagojnë ndaj planit të tërheqjes së Trump nga Gaza: Ne jemi kundër tij, ka vetëm një zgjidhje

Kosova Times Kosova Times February 5, 2025
Rusia është përgjegjëse për vdekjen e Navalnyt, thotë ekspertja e OKB-së
Xi mbështet bisedimet e planifikuara mes Arabisë Saudite dhe Iranit
Kolo Muani futet në historinë e Juventusit
Kosovë – Izrael: Nga marrëdhëniet politike deri tek ato tregtare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?