By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kube limoni: Receta më e lehtë e tortës e bërë “nga hiçi”
August 4, 2025
Rusofili më i madh i Beogradit shkon në Kinë
August 4, 2025
MASHTI: Anëtarësimi i Kosovës në EAfA i hap rrugë mundësive të reja
August 4, 2025
OVL UÇK: Gjuha e urrejtjes e papranueshme
August 4, 2025
UGSH: Kriza në RTK rrezikon ekzistencën e mediumit të vetëm publik
August 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte shtazore në BE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte shtazore në BE
Ballina 1Bujqësi

Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte shtazore në BE

Kosova Times
Last updated: 2025/01/22 at 9:40 PM
Kosova Times Published January 22, 2025
Share
SHARE

Edhe pse kanë kapacitet që produktet e djathit, mishit e ato me përmbajtje shtazore t’i eksportojnë, bizneset kosovare nuk po arrijnë që t’i shesin në shtetet e Bashkimit Evropian. Kjo pasi Kosova nuk i plotëson kërkesat për eksport të këtyre produkteve në këto shtete. Bizneset thonë se po dëmtohen, derisa nga Dhoma e Tregtisë kërkojnë të bëhet një zgjidhje.

Me gjithë kërkesat e shumta që kanë, bizneset në Kosovë nuk po arrijnë të eksportojnë produktet e tyre me origjinë shtazore në shtetet e Bashkimit Evropian. Kjo për shkak se Kosova nuk po i plotëson kriteret e BE-së për t’i eksportuar të njëjtat.

Afaristi Burim Piraj, thotë se vazhdimisht kanë kërkesa për eksport të produkteve të tyre.

“Kemi kërkesa edhe nga Britania e Madhe por, që kohët e fundit ato kërkesa janë zvogëluar pasi të gjithë e kanë kuptuar që ne nga Kosova nuk mund të eksportojmë produkte me origjinë shtazore”, tha ai.

Sipas Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, bizneset në Kosovë kanë përmbushur të gjitha kriteret për eksportimin e produkteve të tyre me origjinë shtazore.Nga kjo Dhomë kanë kërkuar që institucionet së bashku të gjejnë një zgjidhje për këto biznese.

Kushtrim Ahmeti, koordinator në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë tha se ata kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për këtë çështje.

“Në këtë rast po humbin bizneset tona, ekonomia e vendit po pëson, bizneset po pësojnë, mundësi të rritet  numri i punëtorëve po pëson. Sepse s amë shumë që ka eksport atëherë nevoja është edhe për rritje punësimi, pra është  një zinxhir shumë i madh ekonomik që po përjeton dëme nga një pamundësi që është shumëvjeçare”, tha Ahmeti.

Ndërsa, nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë përmendur kriteret të cilat nuk janë plotësuar në mënyrë që t’i jepet drita e gjelbër eksportit. Lamir Thaçi, zëdhënës i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ka treguar se aktualisht vetëm një biznes në Kosovë eksporton produktet shtazore në shtetet e BE-së.

“Ne duhet fillimisht si shtet të jemi anëtare e disa organizatave, ku përfshihet edhe Organizata për Shëndetin e Kafshëve dhe pas anëtarësimit që do të behet në këto organizata, i kemi edhe disa detyra të shtëpisë që duhet t’i kryejmë për disa vite ku i nënshtrohemi auditimeve të ndryshme”, tha ai.

RTK ka kërkuar një qëndrim edhe nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, megjithëse nga e njëjta kanë kërkuar që për këtë çështje t’u drejtohen AUV-it.

You Might Also Like

UGSH: Kriza në RTK rrezikon ekzistencën e mediumit të vetëm publik

Shqipëria bashkohet me vendet e BE-së për sanksione kundër terrorizmit

Osmani: Thirrjet antishqiptare gjatë ndeshjes në Kumanovë të papranueshme

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Bushati: E papranueshme heshtja

Kurti: Për 100 familje në Skenderaj dimri më i ngrohtë e më i lirë

TAGGED: #BE, #Bizneset, #Eksport, #Produktet shtazore
Kosova Times January 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Scholzi e humb votëbesimin, hapet rruga për zgjedhje të reja në Gjermani

Kosova Times Kosova Times December 16, 2024
Dua Lipa merr shtetësinë shqiptare,betohet këngëtarja!
Kanoset një çift në Banjskë të Zveçanit
Bregu: Zbatimi i masave të sigurisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor kërkon gjithëpërfshirje
‘Barça s’ka gjasa për të nënshkruar me Williams-i’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?