By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 18 dhjetor
December 18, 2025
Mosmarrëveshja midis 4 anetareve te nje familje mbi perandorinë 8 miliardëshe të themeluar nga gjyshi i tyre grek
December 18, 2025
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE ende pa datë të re për takimin e komisionit për të pagjeturit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > BE ende pa datë të re për takimin e komisionit për të pagjeturit
Ballina 1Lajme

BE ende pa datë të re për takimin e komisionit për të pagjeturit

Kosova Times
Last updated: 2025/01/26 at 8:55 PM
Kosova Times Published January 26, 2025
Share
SHARE

Komisioni për të pagjeturit u themelua, por Bashkimi Evropian po dështon t’i ulë ballë për ballë përfaqësues nga Kosova e Serbia, për t’i dhënë një epilog kësaj çështjeje.

Takimi i parë i cili ishte thirrur më 15 të këtij muaji, u bojkotua nga pala serbe.

E BE-ja ende nuk ka vendosur se kur do të provojë sërish ta mbledhë këtë komision.

“Nuk kemi asnjë informacion shtesë për takimin e radhës pasi Lajçak duhet ta organizojë një gjë të tillë. Në bazë të termave të referencës, takimi duhet të mbahet çdo muaj. Por, siç u pa herën e fundit, dyshoj që pa ndërhyrjen e BE-së mund të ketë takim aktualisht”, ka thënë për RTK-në, kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti.

Nga Këshilli i Familjarëve të Pagjeturve kanë fajësuar Serbinë për mosbashkëpunim.

Ne e dimë që kemi bisedime me një shtet të papërshtatshëm. Dihet që gjithëherë ka qenë neglizhentë me marrjen e çështjes së të pagjeturve. Kjo është një çështje humanitare, por Serbia e futi në proces politik, që është jashtëzakonisht i dëmshëm. Është bërë diçka sa për të thënë se po i caktojmë datat, por rezultate nuk ka pasur”, tha Ahmet Grajqevci, kryetar i Këshillit të Familjarëve të Pagjeturve.

I dërguari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, kishte deklaruar më 15 janar se takimi i komisionit për të pagjeturit ishte paraparë të mbahej në nivel zëvendësish, por që kishte dështuar pasi pala serbe nuk kishte pranuar të merrte pjesë në takim.

Lajçak pati konfirmuar se ishte takuar veç e veç me të dyja palët, me ç`rast ajo kosovare i kishte paraqitur prioritetet e saj.

Tani nuk dihet nëse Lajçak do të mund arrijë t’i mbledhë deri më 31 janar të dyja palët, apo takimi i radhës do të mund të mbahet nën ndërmjetësimin e emisarit të ri, Peter Sorensen.

You Might Also Like

Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë

Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Moti në Shqipëri me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

Moti sot i vranët dhe me interval me diell

TAGGED: #BE, #Të pagjeturit
Kosova Times January 26, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Regjimi brutal i Putinit denon ashper: Konfirmohet denimi prej 25 vjet burgim per disidentin britaniko-rus

Kosova Times Kosova Times July 31, 2023
Policia e Kosovës: Thirrjet për protesta, të dyshimta dhe qëllimkëqija
Barcelona planifikon të ndalojë dhënien me qira të apartamenteve për turistët
Rusia kryen sulme në Kharkiv, Zelenskyy njofton për marrjen në kontroll të disa zonave
Specialisti rus i IT-së fshihet në pyll nga mobilizimi ushtarak
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?