By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shumë qendra për shërbime për personat në nevojë rrezikojnë të mbyllen
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shumë qendra për shërbime për personat në nevojë rrezikojnë të mbyllen
Ballina 1Lajme

Shumë qendra për shërbime për personat në nevojë rrezikojnë të mbyllen

Kosova Times
Last updated: 2025/01/27 at 1:43 PM
Kosova Times Published January 27, 2025
Share
SHARE

Shumë qendra për ofrimin e shërbimeve për personat në nevojë në Kosovë, rrezikojnë të mbyllen si pasojë e mungesës së financimit institucional. Personat të cilët marrin shërbime në këto qendra, po vlerësojnë së këto shërbime janë jetike për shëndetin e tyre. Drejtues të këtyre qendrave kanë bërë të ditur se fondet që marrin nga projektet e ndryshme janë shumë të vogla dhe afatshkurta.

Në Kosovë, ekzistojnë qendra të ndryshme që ofrojnë shërbime për personat në nevojë, duke përfshirë qendra të financuara nga shteti, organizata joqeveritare dhe institucione private.

Këto qendra ofrojnë shërbime për kategori të ndryshme si fëmijë, të moshuar, persona me aftësi të kufizuara, dhe grupe të margjinalizuara, rrezikojnë të mbyllen edhe përkundër që janë jetike për ta.

Qendresa Aliu, e cila aktualisht merr shërbime në Shoqatën “Hendifer”, në Ferizaj, i tha Radio Kosovës se shërbimet që i merr në këtë qendër, janë të domosdoshme.

“Shërbimet që i marrim këtu, nuk kemi mundësi t’i marrim diku tjetër. Këtu është psikologja si dhe për çka do që kam nevojë është edhe infermierja. Po ashtu, për çka do që kam nevojë vijnë të shpija m’i ofrojnë shërbimet”, thotë Aliu

Në këtë qendër vetëm gjatë një jave marrin shërbime afër 180 persona me aftësi të kufizuara. Nëna e një fëmije, i cili ka ngecje zhvillimore, i tha Radio Kosovës se këto shërbime janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e fëmijës së saj.

“Shërbimet në këtë qendër që i marrin fëmijët me probleme zhvillimore janë shumë të rëndësishme, për shkak se këto seanca u ndihmojnë fëmijëve të arrijnë zhvillim. Këto shërbime vetëm për një javë një familjeje nëse i merr diku tjetër i kushton 150 euro, ndërsa këtu i marrim pa pagesë”, thotë një prime.

Përfaqësuesja e Shoqatës “Hendifer”, Fazile Bungu, bënë të ditur për Radio Kosovën se shërbimet që ofrojnë janë në baza vullnetare. Ajo shton se fondet që kanë marrë nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Kulturës kanë qenë minimale.

“ Në pamundësi që t’i mbulojmë nevojat e të gjithë anëtarëve të shoqatës i kemi zgjedhur disa  raste sociale. 80 për qind të shërbimeve jepen në baza vullnetare. Edhe pse e kemi pasur një projekt nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Kulturës, terapitë prapë janë bërë në baza vullnetare, pasi buxheti që kemi marrë nga këto ministri, ka qenë minimal”, thotë Bungu

Edhe, drejtori i HANDIKOS-it, Afrim Maliqi, i tha Radio Kosovës se përkrahja e cila aktualisht vjen nga projektet e ndryshme, është shumë e vogël dhe afatshkurtër.

“Projektet dhe shumat të cilat ne përfitojmë janë tejet të vogla, janë minimale dhe periudha kohë është jashtëzakonisht e shkurtër. Nuk qëndrojmë fare mirë, jo vetëm në Prishtinë por edhe në gjithë Kosovën. Institucionet e nivelit qendror dhe lokal duhet të gjejnë mënyra që t’i mbështesin këto shërbime, pasi janë qenësore për personat më aftësi të kufizuara. Këto shërbime duhet të mbështeten direkt nga shteti, pasi këta persona janë qytetarë të këtij shteti dhe se për këtë arsye institucionet janë përgjegjëse e jo organizatat dhe jo ne si organizata”, thotë Maliqi.

Se qendrat për ofrimin e shërbimeve për personat në nevojë nuk janë në gjendje të mirë dhe duhet të jenë nën ombrellën e shtetit,  e thotë edhe drejtoresha e Koalicionit për Mbrojtjen e Fëmijëve, Donjeta Kelmendi.

“Situata në vitin 2024 ka qenë një situatë krize dhe kolapsi. Ne kërkojmë nga niveli lokal dhe qendror që të ndërhyhet në mënyrë që fëmijët të cilët janë të cenueshëm, pa përkujdesje prindërore, viktima të dhunës dhe fëmijët me aftësi të kufizuara të mos mbesin pa shërbime. Në vitin 2024 kemi pasur mbyllje dhe reduktim të shumë shërbimeve të cilat kanë qenë duke funksionuar me këto vështirësi.”

Sfidat me të cilat përballen qendrat për ofrimin e shërbimeve për personat në nevojë, ndikojnë në efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve që ofrojnë.

You Might Also Like

Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj

Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri

Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`

Padi ndaj ‘Prishtina Parking’ për tejkalim të kompetencave

Ngërçi politik, presidentja Osmani e gatshme për një takim gjithëpërfshirës

TAGGED: #Persona me nevoja të veçanta
Kosova Times January 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Opozita i kërkon Kurtit sqarime për kërkesat e pesëshes diplomatike

Kosova Times Kosova Times October 23, 2023
Shtohen provat se ‘Shteti Islamik’ synon të shfrytëzojë kufirin ShBA-Meksikë
Presidentja Osmani krahas liderëve botërorë në Lojërat Olimpike Paris 2024
Borrell: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, vetëm me dialog
Sa të rëndësishme janë armët e ShBA-së për Izraelin?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?