By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si i përgjigjet inteligjenca artificiale fqinjeve per vendpushimet më të mira në rajon
August 3, 2025
Këshilltari i Trump akuzon Indinë për financimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës
August 3, 2025
Gjykata Speciale jashtë mbikëqyrjes institucionale të Kosovës (Video)
August 3, 2025
Kurti: Për 100 familje në Skenderaj dimri më i ngrohtë e më i lirë
August 3, 2025
Durmishi: Njëra urë mbi lumin Ibër gati, mbetet vetëm asfaltimi
August 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: FMN, Raporti: Shqipërisë i nevojiten reforma strukturore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > FMN, Raporti: Shqipërisë i nevojiten reforma strukturore
Ballina 2Rajon / Botë

FMN, Raporti: Shqipërisë i nevojiten reforma strukturore

Kosova Times
Last updated: 2025/01/27 at 3:46 PM
Kosova Times Published January 27, 2025
Share
SHARE

Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi sot Raportin për Shqipërinë, ku theksohet se gjatë vitit 2024 ekonomia shqiptare është një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Europë, bazuar tek turizmi dhe politikat makroekonomike të kujdesshme, por ajo po përballet me vështirësi si plakja e shpejtë e popullsisë, emigrimi, prodhimtaria e ulët dhe mangësitë e qeverisjes.

Raporti, që erdhi në vijim të Misionit të FMN-së të mbajtur në muajin nëntor, thekson se pavarësisht nga performanca e fortë, Prodhimi i Brendshëm Bruto (GDP) për frymë i Shqipërisë është sa rreth një e katërta e nivelit të vendeve anëtare të BE-së.

“Pavarësisht nga pamja optimiste makroekonomike, mbeten sfida të konsiderueshme strukturore. GDP-ja për frymë qëndron në rreth një të katërtën e niveleve të SHBA-së dhe BE-së, ndërsa po ndodhin plakja e shpejtë dhe emigrimi. Nevojitet të ndërmerren reforma të gjera, në përmirësimin e qeverisjes, menaxhimin e financave publike, në rritjen e kapitalit njerëzor dhe prodhimtarisë për të nxitur një rritje më të qëndrueshme afatgjatë”, theksohet në raportin e FMN-së për Shqipërinë.

Ruajtja e qëndrueshmërisë makroekonomike është e rëndësishme, krahas përshpejtimit të reformave përafruese me BE-në, çka pritet të sjellin një rritje të qëndrueshme dhe gjithë përfshirëse, vlerëson FMN-ja.

Fondi theksoi se nevojiten reforma të qëndrueshme në administrimin e ardhurave dhe politikave tatimore për të trajtuar kërkesat në rritje të shpenzimeve. Po ashtu nevojtet transparenca fiskale për sa u takon investimeve publike me ndërmarrjet shtetërore dhe partneritetet publike private si dhe reformave te menaxhimit të rrezikut fiskal.

FMN nxiti autoritetet shqiptare që të sigurojnë një përafrim më të madh me standartet e BE-së dhe pajtueshmëri rregullatore me të, ndërsa nevojiten reforma më të thella për të maksimalizuar përfitimet nga procesi i pranimit në BE.

“Vazhdimi i investimeve në infrastrukturë dhe në reformat e qeverisjes, duke përfshirë Strategjinë Antikorrupsion 2024-30, standartet ndërkombëtare kundër pastrimit të parave dhe kundër financimit të terrorizmit, janë përparësi kryesore”, theksuan drejtuesit e FMN-së në vlerësimet e tyre.

Në Raportin për Shqipërinë thuhet se prodhimi tani është shumë më i lartë se sa para pandemisë COVID-19 falë lulëzimit të turizmit. Sipas FMN-së, politikat e kujdesshme fiskale ndihmuan reduktimin e dukshëm të borxhit publik, ndërsa ulja e shkallës së inflacionit u lehtësua prej politikave monetare, rënies së çmimeve të mallrave në tregjet ndërkombëtare si dhe prej mbiçmimit të lekut. Po ashtu është tkurrur ndjeshëm edhe deficiti i shkëmbimeve tregtare.

FMN vlerëson se perspektivat e rritjes pritet që të mbeten të fuqishme. Rritja reale e PBB-së ishte 3.9 në vitin 2023, por në vitet 2024-29 parashikohet të jetë rreth 3.5 për qind, e nxitur nga konsumi i brendshëm, turizmi dhe ndërtimtaria, thuhet në raport, ndërsa në fund të vitit 2024 inflacioni pritet të jetë rreth 2 për qind, një pikë poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë.

Raporti thekson se autoritetet pritet të tejkalojnë objektivin e tyre buxhetor për vitin 2024; nga 0.3 për qind e PBB-së, parashikohet që teprica të shkojë në 0.5 për qind e PBB-së, ndërsa buxheti i vitit 2025 synon një bilanc parësor zero, ndërkohë që të ardhurat vlerësohet se janë në rrugën e duhur, falë koniunkturës së favorshme dhe vonesave në ekzekutimin e shpenzimeve kapitale. Drejtorët e Fondit vlerësuan se ruajtja e një teprice vjetore të vogël do ta përforconte qëndrueshmërinë fiskale, krahas përpjekjeve për menaxhimin e borxhit.

FMN vëren se borxhi publik vlerësohet të jetë i qëndrueshëm në periudhën afatmesme, dhe nga parashikimi prej afro 56 për qind në fund të vitit 2024, pritet të bjerë në rreth 50 për qind në vitin 2029.

Raporti vlerëson se dobësitë sistemike janë të pranishme në sistemin financiar, ndërsa sektori bankar mbetet likuid dhe i mirëkapitalizuar.

FMN rendit si burime rreziku për ekonominë ekspozimet ndaj huamarrësve të mëdhenj dhe bankave, zgjerimin e shpejtë të kreditimit nga bankat për sektorin e pasurive të paluajtshme, i cili ka shënuar një rritje të vazhdueshme të çmimeve dhe përbën dy të tretat e kredive të pambrojtura në valutë.

You Might Also Like

Këshilltari i Trump akuzon Indinë për financimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës

Estonia fillon vendosjen e barrierave në urën kufitare me Rusinë

Sidnei në kembe në mbështetje të Gazës:”Ne do të mbijetojmë, ata jo”

Vuçiç nxitoi të diskutonte situatën në BHme Macronin,mori një përgjigje për sundimi të ligjit

Gjashtë persona të tjerë vdesin nga uria në Gaza, gjithsej 175

TAGGED: #FMN, #Shqipëria
Kosova Times January 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Turistët pas 200 kilometrash vozitje kuptuan se kishin harruar fëmijën e tyre

Kosova Times Kosova Times August 2, 2024
Sipas Kusari-Lilës, propozimi për t’i vendosur masa Kosovës ishte i Lajçakut
Parlamenti i Ukrainës falënderon SHBA-në, mbështet përpjekjet e Trumpit për paqe
AGK: Të shqetësuar me rastin e gjetjes së pajisjes gjurmuese në veturën e Vehbi Kajtazit
Delfinët refugjatë nga Ukraina argëtojnë fëmijët rumunë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?