By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një thesar i vërtetë në shtëpi: Ky produkt ushqimor i lirë zgjidh thembrat e ashpra, kërpudhat ..
July 31, 2025
Horoskopi ditor për 30 korrik
July 31, 2025
Përjetoni një udhëtim të paharrueshëm përgjatë Rivierës mahnitëse Turke
July 31, 2025
Vendet arabe dhe Turqia dënojnë për herë të parë sulmin e Hamasit më 7 tetor
July 30, 2025
Situatë e pazakontë: Një i ri i propozoi një vajze 43 herë, ajo më në fund pranoi: E dija që ajo
July 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Ata që synojnë ta destabilizojnë Kosovën do të dështojnë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Ata që synojnë ta destabilizojnë Kosovën do të dështojnë
Ballina 1Lajme

Kurti: Ata që synojnë ta destabilizojnë Kosovën do të dështojnë

Kosova Times
Last updated: 2022/12/19 at 2:55 PM
Kosova Times Published December 19, 2022
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk do të lejohet që barrikadat në veri të qëndrojnë edhe shumë gjatë, dhe se për këtë temë janë në koordinim të rregullt me KFOR-in.

Kështu tha ai pas ceremonisë së fillimit të punimeve të fazës së dytë për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore Fushë Kosovë-Mitrovicë.

“KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë prej neve, pra ne jemi në, koordinim, në komunikim të rregullt të vazhdueshëm intensiv me KFOR-i dhe padyshim nuk do të mund të tolerohen shumë gjatë barrikada të tilla, por mos harroni ajo çfarë po bëjnë strukturat ilegale të Serbisë të shndërruara në banda kriminale tash së fundmi është fillimi i fazës së fundit të tyre. Shteti kurrë nuk ka qenë më në binarë”, tha ai

Gjashtë barrikadat e ngritura më më 10 dhjetor, bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Ky veprim i serbëve lokalë erdhi pasi Policia e Kosovës arrestoi ish-zyrtarin serb të këtij institucioni, Dejan Pantiq, nën dyshimet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës. Ndaj u caktua një muaj paraburgim.

I pyetur rreth kërkesës së, të cilën e ka dërguar në KFOR, lidhur me dislokimin e deri 1.000 trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë, ai tha se kjo është kërkesë jo reale, e cila “flet më shumë për ata sesa për vendin tonë”.

“Kurrë nuk ka pasur nevoje për ushtarë serbë në Republikën e Kosovës, kurrë nuk ka pasur nevojë për ushtarë serbë në shekullin e 20-të e as 19-të, tash kërkesa e tyre më shumë tregon se ata kanë ngelur në shekullin nëntëmbëdhjetë dhe njëzet”.

“Natyrisht që NATO do të jetë kundër e po ashtu edhe ata e kuptojnë shumë mirë se nuk kanë ku të vijnë në Kosovë ata ushtarë të gjorë serbë, të cilët këta pretendojnë se t’i sjellin në vendin tonë. Pra më shumë është shprehje e pafuqisë sesa fuqisë së tyre”, tha ai.

Kurti është pyetur edhe për protestën e thirrur nga grupe djathtiste serbe, si shenjë mbështetjeje ndaj barrikadave që kanë ngritur serbët lokalë në veri të Kosovës, e cila u mbajt gjatë vikendit në anën serbe afër Jarinjës – pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Kurtit, ata që po synojnë të destabilizojnë Kosovën do të dështojnë.

“Nuk mund të them që bëhet fjalë për protestë civile atëherë kur ka njerëz të armatosur aty të cilët dëshirojnë që të kthehet Kosova në vitin 1999, dhe të cilët mbajnë edhe parulla e fotografi të presidentit despotik [Vladimir] Putin. Pra, ata të cilët dëshirojnë që Serbia të jetë Rusi dhe në të njëjtën kohë synojnë që ta destabilizojnë Kosovën do të dështojnë gjithmonë ashtu siç dështuan edhe dje”.

“Synimi i tyre ishte të hynë në Kosovë, nuk ishin në numër çfarë ata e kishin menduar dhe paralajmëruar, ndërkaq organet e sigurisë së Republikës së Kosovës dhe forcat ndërkombëtare natyrisht që janë kujdesur për sigurinë dhe paqen”, tha ai.

Pjesëtarë amerikanë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë qenë prezentë në anën kosovare të pikëkalimit në Jarinjë.

You Might Also Like

Padi penale për dëmtimin e shtatores së Skënderbeut në Prizren

Tragjedi në Prizren, një punëtor bie nga kulmi dhe humb jetën

Lladrovci: Asnjëherë nuk e kam shantazhuar Thaçin, Lushtaku më ka luftuar

OEK mirëpret vendimin e Komerciales për anulimin e njoftimit të ZRRE-së

Trepça thotë se një pjesë e pronave janë uzurpuar, paralajmëron lirim

Kosova Times December 19, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione kundër Qendrës Dugin dhe gjyqtarit në çështjen Gorinov

Kosova Times Kosova Times December 31, 2024
Cila është marrëdhënia midis SNS dhe SNSD me të djathtën ekstreme në Austri?
Gazetarët konfirmuan vdekjen e 6 mijë të burgosurve në luftën në Ukrainë
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
Ne koordinim me DEA dhe EUROPOL valë arrestimesh në Kroaci dhe një sërë vendesh të tjera
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?