By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kryeprokurori Kryeziu: Keqpërdorime në BKS, dëmi mbi 1 milion euro
January 8, 2026
Përgatitni bukë të shijshme në vetëm gjysmë ore dhe surprizoni familjen tuaj… (VIDEO)
January 8, 2026
Rusia reagon ndaj takimit të Parisit
January 8, 2026
Cilësia e ujit në përmirësim, analizat po kryhen çdo 30 minuta
January 8, 2026
Pulë në salcë mustardë: Kur doni të hani diçka të shijshme dhe nuk keni dëshirë të gatuani për një kohë të gjatë
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti në përkujtim të viktimave të Holokaustit: `Kurrë më`
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti në përkujtim të viktimave të Holokaustit: `Kurrë më`
Lajme

Kurti në përkujtim të viktimave të Holokaustit: `Kurrë më`

Kosova Times
Last updated: 2025/01/27 at 10:21 PM
Kosova Times Published January 27, 2025
Share
SHARE

“80 vite më parë, më 27 janar 1945, u çlirua kampi i përqendrimit Aushvic, më famëkeqi ndër qindra të tillë që kishte ndërtuar regjimi nazist i Rajhut të Tretë nëpër Evropë,” shkroi kryeministri Albin Kurti në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Ai përshkroi tmerret e përjetuara nga viktimat në këtë kamp, ku rreth 1.1 milion njerëz u vranë ose vdiqën nga kushtet çnjerëzore.

Kurti rikujtoi edhe kontekstin historik, duke përmendur Ligjet e Nurembergut dhe Natën e Kristaleve, që çuan deri te “zgjidhja përfundimtare”. “Këto vrasje masive, që synonin shfarosjen totale të hebrenjve, u njohën me emërtimin ‘Holokaust’ dhe gjithashtu u bënë shkak që të konceptohej termi ‘gjenocid’,” tha ai.

Kryeministri theksoi se shqiptarët u bënë shembull gjatë Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë. “Pas Luftës së Dytë Botërore, numri i hebrenjve në Shqipëri ishte rreth 10 herë më i madh se sa para luftës. Dhjetëra shqiptarëve dhe familjeve shqiptare u është njohur titulli ‘Fisnikë mes kombesh’ për kontributin e tyre,” shkroi ai.

“Si një komb që i ka mbrojtur dhe shpëtuar hebrenjtë dhe si një popull që ka qenë viktimë e akteve gjenocidale, shqiptarët janë mes atyre kombeve që thonë ‘Kurrë më’, duke u bashkuar në këtë përkujtim,” përfundoi Kurti, duke nderuar viktimat e Holokaustit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kryeprokurori Kryeziu: Keqpërdorime në BKS, dëmi mbi 1 milion euro

Cilësia e ujit në përmirësim, analizat po kryhen çdo 30 minuta

Komuna e Rahovecit rrit në 600 euro subvencionimin e lindjes

Katër vdekje të dyshimta raportohen brenda një dite në Kosovë

Aksioni i policisë, BKS: Rasti është iniciuar nga ne si palë e dëmtuar

TAGGED: #80 vjet, #Albin Kurti, #Aushvich
Kosova Times January 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Hoti: Të rriten subvencionet, pesticidet e farërat janë rritur për 21%

Kosova Times Kosova Times February 23, 2023
Moti në Kosovë me diell
Festë tragjike e Vitit të Ri në Serbi, një çift i martuar vritet në një kafene
Kurti takon drejtorin e Departamentit Evropian të FMN-së
Gjykata vendosi që Tate dhe vëllai i tij duhet të qëndrojnë në Rumani ndërsa presin gjyqin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?