By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 qershor 2025
June 8, 2025
Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant
June 7, 2025
Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras
June 7, 2025
Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital
June 7, 2025
Vdes atdhetari Selim Shala
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nis rehabilitimi i hekurudhës Fushë Kosovë-Mitrovicë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Nis rehabilitimi i hekurudhës Fushë Kosovë-Mitrovicë
Ballina 1Lajme

Nis rehabilitimi i hekurudhës Fushë Kosovë-Mitrovicë

Kosova Times
Last updated: 2022/12/19 at 2:59 PM
Kosova Times Published December 19, 2022
Share
SHARE

Derisa rehabilitimi i segmentit hekurudhor nga Hani i Elezit deri në Fushë Kosovë është duke shkuar drejt përfundimit, sot me një ceremoni, u inauguria fillimi i rehabilitimit të lotit të dytë të linjës dhjetë hekurudhore.

Ky rehabilitim fillon nga Fushë Kosova deri në Mitrovicë. Me fonde të Bashkimit Evripian dhe kredi nga bankat ndërkombëtare si ajo Evropiane për Rindërtim e Zhvillim, rehabilitimi i segmentit të dytë nga Fushë Kosova deri në Mitrovicë, me gjatësi prej 34.4 km, do të kushtojë 48 milionë euro.

Kryeministri Albin Kurti, i pranishëm në këtë ceremoni, deklaroi se ky rehabilitim i shërben zhvillimit ekonomik.

“Kjo linjë i përket rrjeteve kryesore trans-evropiane të transportit që fillon nga Salzburgu në Austri,  e kalon nëpër Slloveni, Kroaci, Serbi, Kosovë e Maqedoni të Veriut dhe përfundon në Selanik të Greqisë”, tha kryeministri Kurti.

Ai tha se kosovarët e shfrytëzojnë pak transportin hekurudhor, për shkak se nuk u ofron shërbime të mra.

Që rrjeti të jetë në shërbim të qytetarëve, jemi duke bërë rehabilitimin e segmentit hekurudhor”, deklaroi kryeministri.

“Ky projekt buron nga agjenda e Berlinit e nisur nga kancelarja Merkel e po vazhdon tani nga kancelari Scholz”, u shpreh Kurti, duke rikujtuar se pozita qëndrore gjeografike në Ballkanin Perëndimor, infrastruktura e mirë rrugore, aeroporti modern, dhe afërsia e porteve mesdhetare, e bëjnë Kosovën vend të volitshëm dhe trasnportues.

Ndërkohë, Liburin Aliu, ministër i Infrsatrukturës, sqaroi se loti i dytë në linjën hekurudhore dhjetë, i filuar nga viti 2019, pra pjesa e parë nga Hani i Elezit deri në Fushë Kosovë, është në rehabilitim e sipër.

“Pas kësaj vjen rehabilitimi i linjës hekurudhore nga Mitrovica deri në Leshak”, tha ministri Aliu.

“Këto projekte do të pasohen me të tjerat për sinjalistikë e komunikacion, e më pas edhe elektrifikim”.

Ministri Aliu u shpreh se hekurudhat  duhet të jenë sipas standardeve të BE e të cilat do të zëvëndësojnë sa më shumë qarkullimin automoblistik.

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Sunyog, në fjalën e tij, tha se linja 10 hekurudhore,  do ta lidhë Kosovën me shumë vende në rajon e më gjërë.

“Në jug do ta lidhë me Maqedoninë e Veriut, Greqinë e Bullgarinë kurse në veri me Evropën qëndrore”, tha ai. Sipas kreut të BE-së në Kosovë, rehabilitimi i kësaj linje, do ta rrisë bashkëpunimin rajonal dhe do të lehtësojë import-eksportin në tërë rajonin.

Ndërkohë, Hekuran Mulaj, Ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv të Infrakos-it, deklaroi se me këtë projekt, synohet që përveç rehabilitimit të trasesë,  platformave për udhëtarë, asaj për mallra në Mitrovicë, urat, e lëshesat, synohet edhe siguria.

“Faza e tretë do të pasojë rehabilitimin e komplet të linjës së së dhjetë hekurudhore, nga Hani i Elezit deri në Leshak’, tha ai. “Shpresojmë të gjejmë mbështetje”, duke rikujtuar se pas 50 vjetëve po ndodhë ky projekt me përmasa kapitale.

“Falendëroj Qeverinë dhe BE-në për ndarjen e  fondeve përkatëse”, tha Mulaj.

Me rehabiletimin e segmentit  hekurudhor Fushë Kosovë-Mitrovicë, shpejtësia e trenave do të jetë nga 80 km/h deri në 120 km/h. E gjithë puna pritet të përfundojë në vitin 2024/2025. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, humb jetën motoçiklisti

Kurti e Mesiq biseduan për rritjen e bashkëpunimit Kosovë-Kroaci

Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit

Dështon edhe përpjekja e 28 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kosova anëtare e GS1M, barkodet kosovare tashmë të njohura globalisht

Kosova Times December 19, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Kryeministri Edi Rama i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, ja gjendja e tij

Kosova Times Kosova Times April 17, 2023
Sillet në gjykatë i akuzuari për krime lufte, Ekrem Bajroviç
Haxhiu për rastin në Fushë Kosovë: Neglizhencë e drejtësisë
​Jashari: Luftën që fituam me gjak nuk guxojmë ta humbim sot në tavolinë
Hovenier: Vendimi i Kosovës për dinarin ka ndikuar në marrëdhëniet tona
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?