By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 qershor
June 5, 2025
Marine Le Pen i është revokuar mandati parlamentar
June 4, 2025
SKENA TË PABESUESHME NË PARLAMENTIN BULLGAR: Shpërthen një sherr për euron (VIDEO)
June 4, 2025
Shefi i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Shoigu, takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut në Phenian
June 4, 2025
Çfarë duhet të dini për Haxhin e këtij viti: Temperatura të larta, ndalim hyrjeje për fëmijë dhe kufizime për “përsëritësit”
June 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Italia rifillon transferimin e imigrantëve në kampin në Shqipëri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Italia rifillon transferimin e imigrantëve në kampin në Shqipëri
Ballina 2Rajon / Botë

Italia rifillon transferimin e imigrantëve në kampin në Shqipëri

Kosova Times
Last updated: 2025/01/27 at 11:30 PM
Kosova Times Published January 27, 2025
Share
SHARE

Italia njoftoi se po përgatit transferimin e 49 imigrantëve të kapur në Detin Mesdhe në qendrat e reja në Shqipëri, përpjekja e tretë për një transferim të tillë që po përballet me pengesa ligjore.

Anija ‘Cassiopea’ e ngarkuar me imigrantë pritet të arrijë në portin e Shëngjinit të martën në mëngjes, sipas zyrtarëve të portit.

Ministria e Brendshme njoftoi të dielën se edhe 53 imigrantë të tjerë “vullnetarisht paraqitën pasaportat e tyre” pasi iu bë e ditur se një veprim i tillë do të shmangte transferimin e tyre në Shqipëri. Në rastet kur shtetësia konfirmohet, procedurat përgjithësisht marrin më pak kohë meqë personat të cilët Italia i përcakton se nuk përmbushin kriteret për të aplikuar për azil në Bashkimin Evropian riatdhesohen përmes një procedure të përshpejtuar.

Gjykatësit italianë e hodhën poshtë vendimin për mbajtjen e dy grupeve të para të vogla në kampin në Shqipëri, i cili u ndërtua përmes një marrëveshjeje të diskutueshme ndërmjet Romës dhe Tiranës.

Këto raste iu referuan Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, e cila kishte përcaktuar në të kaluarën se azilkërkuesit nuk mund të kalojnë nëpër procedurë të përshpejtuar që mund të çojë drejt riatdhesimit të tyre nëse vendi i tyre i origjinës nuk konsiderohet si plotësisht i sigurt.

Seanca dëgjimore mbi këtë rast në gjykatën evropiane është caktuar më 25 shkurt.

Qeveria e Kryeministres italiane Giorgia Meloni është zotuar t’i riaktivizojë dy qendrat në Shqipëri, të cilat kanë mbetur të pashfrytëzuara që pas vendimeve të gjykatave italiane.

Qëndrimi i kryeministres është mbështetur pjesërisht nga një vendim i gjykatës më të lartë të Italisë, në fund të muajit dhjetor, sipas të cilit gjykatësit italianë nuk mund të luajnë rolin e qeverisë dhe të merrnin vendime për politikat që i takon qeverisë t’i përcaktojë, se kush është për shembull shtet i sigurt, në të cilin imigrantët, që u është refuzuar azili, mund të riatdhesohen.

Vendimi, gjithsesi u lejon gjykatave më të ulëta, të marrin vendime për raste individuale, por jo të përcaktojnë politika të përgjithshme.

Italia ndau 675 milionë dollarë për funksionimin e këtyre qendrave gjatë pesë viteve të ardhshme. Ato u hapën në tetor, për emigrantët e kapur nga roja detare italiane në ujërat ndërkombëtare, me një kapacitet prej deri 3,000 imigrantësh në muaj.

Grupet e të drejtave të njeriut dhe organizatat joqeveritare, që janë aktive në Mesdhe, e kritikuan marrëveshjen si një precedent të rrezikshëm që është në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare.

Kryeministrja Meloni vazhdimisht ka thënë se planet për të dërguar imigrantët në Shqipëri, për t’iu nënshtruar procedurave jashtë kufijve të Bashkimit Evropian, mori përkrahje të fuqishme nga udhëheqësit e tjerë evropianë.

You Might Also Like

Marine Le Pen i është revokuar mandati parlamentar

SKENA TË PABESUESHME NË PARLAMENTIN BULLGAR: Shpërthen një sherr për euron (VIDEO)

Shefi i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Shoigu, takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut në Phenian

Çfarë duhet të dini për Haxhin e këtij viti: Temperatura të larta, ndalim hyrjeje për fëmijë dhe kufizime për “përsëritësit”

Video e pabesueshme nga Gaza: Një foshnjë nxirret e gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shkatërruar nga një sulm izraelit

TAGGED: #Emigrantët, #Itali, #Shqipëri
Kosova Times January 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Takimi i ministrave të mbrojtjes të NATO-s: Si do të ndryshojë arkitektura e sigurisë në Evropë

Kosova Times Kosova Times October 14, 2023
Trump nën masa të mëdha sigurie në Nju Jork (Video)
Gerasimov emërohet Komandant i Forcave Ruse në Ukrainë
Osmani: Ngremë zërin për drejtësinë e munguar gjatë këtyre 26 vjetëve
Analistët s’presin ndonjë rezultat nga takimi Kurti-Vuçiq
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?