By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Turpi i 49 i kuvendarëve që po e tërheqin zvarë Kosovën si zorrën nëpër këmbë
July 19, 2025
Shikoni se si duket pjesa e brendshme e Muzeut të Gjenocidit në Srebrenicë
July 19, 2025
Një grup sabotatorësh rusë u përpoqën të hynin në Pokrovsk, por u eliminuan nga ushtria ukrainase
July 19, 2025
Makina përplaset me turmën në Bulevardin Santa Monica në Los Angeles
July 19, 2025
Vrasja e profesorit polak: Dokumentar video nga “pika fillestare” e rrugës së autorëve të krimit
July 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Opozita: Së pari kërkesat e studentëve, pastaj zgjedhjet e lira
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Opozita: Së pari kërkesat e studentëve, pastaj zgjedhjet e lira
Ballina 2Rajon / Botë

Opozita: Së pari kërkesat e studentëve, pastaj zgjedhjet e lira

Kosova Times
Last updated: 2025/01/28 at 5:29 PM
Kosova Times Published January 28, 2025
Share
SHARE

Opozita në Serbi ka vlerësuar se dorëheqjet e kryeministrit Milosh Vuçeviq dhe kryetarit të Novi Sadit, Milan Gjuriq, paraqesin vetëm një manovër politike dhe jo marrje të vërtetë të përgjegjësisë për tragjedinë dhe dhunën që kan tronditur shoqërinë.

Në reagimet për rënien e Qeverisë së Serbisë, liderët opozitarë kanë deklaruar se drejtësia nuk mund të arrihet me manovra politike, por përmes ndjekjes penale të përgjegjësve dhe reformës themelore të institucioneve.

Lideri i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë (SSP), Dragan Gjillas, ka deklaruar se pa përmbushjen e të gjitha kërkesave të studentëve nuk mund të ketë as bisedime për zgjedhje. “Është e nevojshme një qeveri teknike që do të përgatisë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke përfshirë lirinë e medias dhe zgjidhjen e çështjeve të presioneve mbi votuesit”, tha Gjillas.

Kryetari i Lëvizjes Popullore të Serbisë (NPS), Miroslav Aleksiq, theksoi se pushteti pranon përgjegjësinë për destabilizimin e situatës, por nënvizon se zgjedhjet pa reformën paraprake të institucioneve janë të pakuptimta. “Na nevojitet një qeveri tranzitore që do të sigurojë funksionimin normal të sistemit, përmbushjen e kërkesave të studentëve dhe organizimin e zgjedhjeve të ndershme”, tha Alleksiq.

Fronti i Gjelbër dhe i Majtë (ZLF) thekson se dorëheqja e Vuçeviqit nuk është akt përgjegjësie, por një përpjekje për të ruajtur pushtetin e Partisë Progresive Serbe (SNS). “Pas rënies së qeverisë, është koha për drejtësi, ndalimin e dhunës, ndjekjen penale të përgjegjësve dhe kthimin e institucioneve te qytetarët”, deklarojnë nga ZLF.

Ata shtojnë se qeveria kalimtare duhet të sigurojë lirinë e medias dhe kushtet për zgjedhje të ndershme.

“Menjëherë pas krizës aktuale, shoqëria jonë nuk mund të dalë nga kjo situatë me zgjedhje, referendum për mbështetjen e Vuçiqit apo me një qeveri të re progresive-radikale, por vetëm me një qeveri kalimtare që do të përmbushë dhe zbatojë kërkesat e studentëve, e cila do të formohet me miratimin e plenumit të studentëve”, thanë nga ZLF.

Lëvizja e Qytetarëve të Lirë (PSG) vlerëson se dorëheqja e Milosh Vuçeviq është vetëm një përpjekje për të shpëtuar reputacionin e SNS-së. “Qeveria e tij do të mbahet mend për tragjedinë në Novi Sad, sulmet brutale ndaj studentëve dhe uzurpimin total të institucioneve,” deklarojnë nga PSG. Ata theksojnë se zgjidhja e vetme është formimi i një qeverie kalimtare që do të përmbushë të gjitha kërkesat e studentëve dhe do të rikthejë besimin në sistemin gjyqësor dhe në institucione.

Pothuajse të gjitha partitë opozitare janë të një mendimi se ndryshimet në krye të institucioneve nuk janë të mjaftueshme dhe se vetëm një qeveri kalimtare mund ta nxjerrë Serbinë nga kriza, të sigurojë drejtësi për viktimat dhe të krijojë kushte për zgjedhje të ndershme dhe të lira.

Çfarë thotë ligji pas dorëheqjes së kryeministrit? Sipas Kushtetutës së Serbisë, kur Kuvendi konstaton dorëheqjen e Kryeministrit, Presidenti i Republikës është i detyruar të fillojë procedurën për zgjedhjen e Qeverisë së re. Nëse Kuvendi nuk zgjedh Qeverinë e re brenda 30 ditëve nga data e dorëheqjes së Kryeministrit, Presidenti i Republikës është i detyruar të shpërndajë Parlamentin dhe të shpallë zgjedhjet.

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Progresive Serbe, Milenko Jovanov, deklaroi se së shpejti do të dihet nëse do të shpallen zgjedhje të reja apo do të formohet qeveria e re, por kategorikisht e hodhi poshtë mundësinë e një qeverie kalimtare.

“Mendoj se politikat e presidentit Vuçiq kanë absolutisht mbështetje në parlament. Nëse ka një ide për të formuar një qeveri, do të formohet një qeveri. Nëse mbahen zgjedhje, zgjedhjet do të mbahen,” tha Jovanov për Tanjug, duke shtuar se “nuk do të ketë qeveri kalimtare apo eksperte”. /RTK/

You Might Also Like

Shikoni se si duket pjesa e brendshme e Muzeut të Gjenocidit në Srebrenicë

Një grup sabotatorësh rusë u përpoqën të hynin në Pokrovsk, por u eliminuan nga ushtria ukrainase

Makina përplaset me turmën në Bulevardin Santa Monica në Los Angeles

Vrasja e profesorit polak: Dokumentar video nga “pika fillestare” e rrugës së autorëve të krimit

Hamasi: 32 palestinezë të vrarë ndërsa prisnin ndihmë

TAGGED: #Kërkesat e studentëve, #Opozita, #Zgjedhjet e lira
Kosova Times January 28, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Të paktën një i vdekur pas sulmeve me raketa ruse në Kiev

Kosova Times Kosova Times November 15, 2022
Osmani në Varshavë: Nderojmë guximin e popullit polak
Szczesny firmos për Barcelonën
Rama ndërpret takimin në Kavajë: Të mbajmë një minutë heshtje, kam pasur raport personal
Athinë, Von der Leyen kërkon riangazhim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?