By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm
June 8, 2025
26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet
June 8, 2025
Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa
June 8, 2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
June 8, 2025
Zogaj: Nuk mbështesim marrëveshje të dytë për stafin serb në veri
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidentja Osmani-Ambasadorëve: Jeni pasqyra dhe dritarja e Kosovës jashtë vendit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Presidentja Osmani-Ambasadorëve: Jeni pasqyra dhe dritarja e Kosovës jashtë vendit
Ballina 1Lajme

Presidentja Osmani-Ambasadorëve: Jeni pasqyra dhe dritarja e Kosovës jashtë vendit

Kosova Times
Last updated: 2022/12/19 at 8:45 PM
Kosova Times Published December 19, 2022
Share
SHARE

Politika e jashtme gjithmonë duhet të jetë në interes të shtetit, në interes të qytetarëve të saj dhe e bazuar në promovimin e vlerave euroatlantike, ndërtimin e partneritetit me shtete nga kontinente të ndryshme dhe në thellimin e aleancave me partnerët tanë tradicional strategjik. Kështu ka theksuar presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në ceremoninë hapëse të Konferencës Vjetore të Ambasadorëve të Republikës, e cila po mbahet në Prishtinë.

Presidentja ka theksuar se konferenca të tilla vjetore të ambasadorëve shërbejnë për të pasur diskutim të hapur lidhur me politikën tonë të jashtme si dhe për mjedisin rajonal, global e kontinental në të cilin gjendemi si shtet, të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet politika jonë e jashtme dhe shërbimi ynë i jashtëm si dhe  për të përçuar tek diplomatët tanë mesazhet lidhur me temat kyçe të politikës së jashtme.

“Andaj kjo konferencë duhet të na mundësojë përmes diskutimeve dhe analizave të arrijmë tek i njëjti kuptim i mjedisit që ndikon në politikën tonë të jashtme, qartësim të synimeve strategjike të kësaj politike, si dhe të bëjmë identifikimin e fushave dhe praktikave më të mira me të cilat duhet të përmirësohemi. Ju si diplomat të Republikës së Kosovës jeni pasqyra dhe dritarja e Kosovës jashtë vendit”, ka theksuar Osmani.

Tutje presidentja u ka thënë ambasadorëve se ata në njërën anë me veprimet e tyre duhet të pasqyrojnë vlerat themeltare të Republikës së Kosovës të lidhura me demokracinë, diversitetin etnik e kulturor, shpirtin ndërmarrës e inovativ të qytetarëve tanë, e në anën tjetër të jenë dritarja nëpërmjet së cilës komunikojnë e ndërtojnë ura bashkëpunimi me institucione e organizata në vendet ku punojnë e shërbejnë si shtëpi e Kosovës edhe për mërgatën tonë.

“Andaj ju kërkoj që të shtoni përpjekjet bashkërisht me ne si dhe angazhimin tuaj që Kosova të ketë sa më shumë miq e sa më shumë partner në arenën ndërkombëtare si dhe të komunikoni e bashkëpunoni edhe më afër me zyrën e presidentes dhe të gjitha institucionet tjera drejtë realizimit të synimeve të përbashkëta për një Kosovë më të fortë”, ka nënvizuar e para e shtetit.

You Might Also Like

26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet

Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa

Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat

Zogaj: Nuk mbështesim marrëveshje të dytë për stafin serb në veri

Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve dorëzon mocion deri më 12 qershor

Kosova Times December 19, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Gjermani, prokurorët thonë se autori i sulmit vdekjeprurës u ndikua nga ideologjia e Shtetit Islamik

Kosova Times Kosova Times August 25, 2024
Tension në Paris: Tubimi i mbështetjes për udhëheqësen e ekstremit të djathtë Marine Le Pen
Ukrainë: Rusët vranë pesë ushtarë të kapur. Ka një regjistrim
Shtetet e Gjirit Persik paralajmërojnë për përshkallëzim pas sulmeve ndaj Iranit
Vazhdon rënia e numrit të popullsisë në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?