By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Qëndrueshmëria kombëtare është detyrim i joni
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Qëndrueshmëria kombëtare është detyrim i joni
Ballina 1Lajme

Osmani: Qëndrueshmëria kombëtare është detyrim i joni

Kosova Times
Last updated: 2025/01/30 at 11:14 AM
Kosova Times Published January 30, 2025
Share
SHARE

Presidentja Vjosa Osmani ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes nga sulmet hibride, teksa ka thënë se ky është detyrim për qëndrueshmëri kombëtare.

 

Osmani këtë e tha në konferencën e Ministrisë së Mbrojtjes, me temën  “Qëndrueshmëria Kombëtare – Sfidat dhe Rruga Përpara”, ku do të marrin pjesë liderët shtetërorë.

“Institucionet duhet të jenë të gatshme dhe të koordinuara për mbrojtje ndaj sulmeve hibride. Duke pasur parasysh se qëndrueshmëria kombëtare është detyrim i joni për gjeneratat e ardhshme, këtë e kemi treguar edhe gjatë rezistencës paqësore edhe ne kohen e luftes”, ka thënë Osmani.

Tutje presidentja ka theksuar se për mbrojtje hibride, duhet investim në teknologji.

“Me zhvillimin e teknologjisë ne duhet te jemi te përgatitur për mbrojtje, prandaj duhet investuar në teknologji digjitale për të siguruar mbrojtje efektive ndaj sulmeve kibernetike. Zhvillimi ekonomik është nyje kyçe për siguri kombëtare”, ka thënë ajo.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se viteve të fundit janë bërë hapa të rëndësishëm për forcim të qëndrueshmërisë kombëtare. Ka potencuar hartimin e draft konceptit, i cili sipas tij, është duke e miratuar në Qeveri.

“Sot më shumë se kur bota përballet me sfida komplekse. Ndryshimet klimatike, kërcënimet klimatike, rreziqet teknologjike dhe kërcënimet kundër sigurisë kombëtare e globale. Në këtë kontekst qëndrueshmëria dhe gatishmëria nuk janë më opsione që mund t’i zgjedhim a përzgjedhim por janë domosdoshmëri shtetërore e kombëtare. Qëndrueshmëria është aftësia jonë për të parashikuar, përballuar e rimëkëmbur nga çdo goditje qofshin ato fatkeqësi natyrore, akte të qëllimshme kundër infrastrukturës kritike apo sfida të tjera që vënë në rrezik qytetarët e republikës dhe sovranitetin e shtetit. Kjo nënkupton jo vetëm reagimin por edhe përgatitjen për çdo situatë të mundshme duke minimizuar rreziqet dhe duke maksimizuar mbrojtjen e burimeve tona jetike”, ka thënë Kurti.

Ai ka përmendur reformat në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë, duke përmendur blerjet ushtarake, teksa ka thënë se me këtë rast jo vetëm që është rritur gatishmëria për mbrojtje të integritetit të vendit, por edhe aftësia për parandalim e rimëkëmbje nga çdo goditje.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se kjo konferencë ka për qëllim kyç forcimin e bashkëpunimit, duke bërë bashkë strategji inovative dhe të ndajë praktikat më të mira. Maqedonci ka thënë se diskutimi gjatë kësaj konference do të përmirësojë e pasurojë qëndrueshmërinë kombëtare.

“Në një botë gjithnjë e më të ndërlikuar, qëndrueshmëria s’është më një opsion, por domosdoshmëri. Qëndrueshmëria përkufizohet jo vetëm si aftësia për t’u përballur me tronditjet dhe kërcënimet, por mbi të gjitha si një kapacitet për të ruajtur funksionet jetike të shoqërisë, për të mbrojtur vlerat tona dhe për të siguruar që e ardhmja ndërtohet mbi themelet e forta”, ka thënë ai.

You Might Also Like

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik

Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

Moti në Shqipëri i kthjellët në gjithë territorin

Sot parashihet të mbajë mot me diel dhe vranësira të pakta

Kosova Times January 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rama pret shefen e re të zyrës së KE-së

Kosova Times Kosova Times April 19, 2024
Thaçit dhe të tjerëve u hiqen kufizimet për vizita
Moti sot, kryesisht i vranët priten reshje shiu dhe bore
Axhenda nderkombetare
Edhe një gazetare tjetër ukrainase vjen në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?