By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Emrat e më shumë se 155,000 ushtarëve të vdekur rusë janë konfirmuar
December 12, 2025
Gjashtë persona kalojnë ilegalisht kufirin, arrestohen nga policia
December 12, 2025
Merr veturën me qira dhe zhduket, policia arreston të dyshuarin
December 12, 2025
Pekini ‘nuk është i prirur për paqe’, thonë ministrat e mbrojtjes të Japonisë dhe SHBA-së
December 12, 2025
Arrestohet një person i dyshuar për të shtëna me armë zjarri në Vushtrri
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Radoiçiq pa akuzë zyrtare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Radoiçiq pa akuzë zyrtare
Ballina 2Rajon / Botë

Radoiçiq pa akuzë zyrtare

Kosova Times
Last updated: 2025/01/31 at 8:37 PM
Kosova Times Published January 31, 2025
Share
SHARE

Pavarësisht pranimit të fajësisë, Milan Radoiçiq nuk është akuzuar ende nga autoritetet serbe. Avokati Ivan Niniq thotë se procesi po shtyhet për të ulur presionin ndërkombëtar mbi Serbinë. Ai thekson se drejtësia në Beograd mund të mos e ndjekë penalisht Radoiçiqin ose ta bëjë këtë vetëm në kuadër të një marrëveshjeje politike.

Serbia ende nuk ka ngritur ndonjë aktakuzë kundër Milan Radojiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, edhe pse ai ka pranuar se ka organizuar sulmin terrorist në Banjskë në Kosovë. Avokati Ivan Niniq nga Beogradi vlerëson se procesi po shtyhet për të fituar kohë dhe për të ulur presionin ndërkombëtar mbi Serbinë.

“Nuk jam optimist se drejtësia në Beograd do ta procesojë Radoiçiqin, madje edhe nëse ndodh, kjo do të jetë në marrëveshje me të. Një situatë në të cilën Vuçiq e lëshon Radoiçiqin për të vuajtur një dënim është e paimagjinueshme për momentin në këtë lloj sistemi politik. Sigurisht, presioni ndërkombëtar do të jetë i pranishëm”, thekson për RTK-në, Ivan Niniq, avokat nga Beogradi.

Edhe pse para më shumë se një muaji u njoftua ngritja e aktakuzës, Prokuroria e Lartë në Beograd nuk ka marrë ende një vendim. Niniq thekson se nëse Serbia do të bëhet pjesë e BE-së, duhet të marrë përgjegjësinë për veprimet e Radoiçiqit dhe ta zbardhë këtë çështje. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi penale.

Sipas Niniq, Prokuroria e Beogradit nuk ka juridiksion mbi Radoiçiqin, pasi Serbia, duke nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit, ka pranuar gjykatat e Kosovës. Ai parashikon dy mundësi: që Radoiçiq të gjykohet në Prishtinë në mungesë ose me mundësinë e paraburgimit. Çështja e sfondit politik të operacionit mbetet e paqartë.

“Banjska nuk do të duhej të kishte ndodhur kurrë dhe nuk do të kishte ndodhur nëse autoritetet në Beograd nuk do ta dinin, nuk do ta kishin organizuar dhe thjesht nuk do të kishin dhënë dritën jeshile. Pyetja është, a do ta zbulojmë ndonjëherë qëllimin e Banjskës?”, tha ai.

Niniq vlerëson se sulmi në Banjskë kishte pasoja serioze politike për Serbinë. Edhe pse Prokuroria e Lartë ende nuk ka dhënë informacion të saktë për hetimin, ekspertët mendojnë se çdo proces eventual mund të jetë rezultat i një marrëveshjeje politike.

You Might Also Like

Emrat e më shumë se 155,000 ushtarëve të vdekur rusë janë konfirmuar

Pekini ‘nuk është i prirur për paqe’, thonë ministrat e mbrojtjes të Japonisë dhe SHBA-së

Axhenda ndërkombëtare

Në Rusi, ata propozuan krijimin e inteligjencës artificiale bazuar në veprat e Domostroy dhe Dugin

Revista Time ka emëruar “Personin e Vitit”. Këta janë krijuesit e inteligjencës artificiale

Kosova Times January 31, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Realizohet disbursimi i parë i mjeteve financiare nga BE, në vlerën prej 67.5 milionë euro

Kosova Times Kosova Times March 17, 2023
Letizia është perëndesha e thjeshtësisë
Le Figaro: Rusët përdorën radarin kundërajror për të shënjestruar një aeroplan ushtarak francez mbi Balltik
10 vetura të dëmtuara nga plumbat qorr
KQZ:Më 1 korrik nis afati i aplikimit për akreditim të vëzhguesve e mediave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?