By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtëpia e Bardhë: Trumpi do të vendosë tarifa ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës të shtunën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shtëpia e Bardhë: Trumpi do të vendosë tarifa ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës të shtunën
Ballina 2Rajon / Botë

Shtëpia e Bardhë: Trumpi do të vendosë tarifa ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës të shtunën

Kosova Times
Last updated: 2025/01/31 at 11:00 PM
Kosova Times Published January 31, 2025
Share
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të vendosë 25 për qind tarifë ndaj importeve nga Kanadaja dhe Meksika, dhe 10 për qind tarifë ndaj mallrave nga Kina nga kjo e shtunë, njoftoi Shtëpia e Bardhë të premten.

Trumpi ka kohë që kërcënon me vendosjen e tarifave për të siguruar bashkëpunim më të madh nga këto vende për parandalimin e imigracionit të jashtëligjshëm dhe kontrabandës me kimikate të përdorura për fentanil.

Ai është zotuar gjithashtu se do t’i përdorë tarifat për ta rritur prodhimin vendës dhe për t’i shtuar të hyrat për qeverinë federale.

“Duke filluar nga nesër, këto tarifa do të hyjnë në fuqi”, u tha gazetarëve të premten zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

“Këto janë premtime të bëra dhe të mbajtura nga presidenti”, shtoi ajo.

Tarifat sjellin si rreziqe politike ashtu edhe ekonomike për Trumpin, i cili e mori mandatin e tij të dytë para vetëm dy javëve.

Shumë votues e mbështetën Trumpin pas premtimit të tij për ta ulur inflacionin, por tarifat mund të çojnë në rritje të çmimeve dhe t’i prishin sektorët e energjisë, automjeteve, drurit dhe bujqësisë, raporton Associated Press.

Trump kishte thënë se po shqyrtonte përjashtime për importet e naftës nga Kanadaja dhe Meksika, por Leavitt tha se nuk ka informacion për një vendim të mundshëm të presidentit mbi përjashtimet.

Sipas Administratës së Informacionit mbi Energjinë, SHBA-ja importoi gati 4.6 milionë fuçi nafte në ditë nga Kanadaja në tetor dhe 563.000 fuçi nga Meksika. Ndërkohë, prodhimi i brendshëm i SHBA-së gjatë atij muaji ishte mesatarisht 13.5 milionë fuçi në ditë.

Trump ka deklaruar më parë se një tarifë prej 10 për qind ndaj importeve kineze do të shtohej mbi taksat e tjera ekzistuese për produktet nga Kina.

Kanadaja dhe Meksika kanë paralajmëruar se janë të përgatitura të vendosin tarifa hakmarrëse nëse është e nevojshme, gjë që mund të shkaktojë konflikt më të gjerë tregtar dhe, sipas analizave ekonomike, mund të dëmtojë rritjen ekonomike dhe ta përshpejtojë inflacionin.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha të premten se Kanadaja është gati të përgjigjet nëse Trump zbaton tarifat, por nuk dha hollësi.

“E kemi gati një përgjigje – një kundërpërgjigje të qëllimshme, të fuqishme, por të arsyeshme dhe të menjëhershme”. tha ai. “Nuk është ajo që duam, por nëse ai vepron, edhe ne do të veprojmë”.

Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum tha të premten se Meksika ka mbajtur dialog me ekipin e Trump edhe para se ai të kthehej në Shtëpinë e Bardhë, por theksoi se vendi ka “Plan A, Plan B dhe Plan C” për të reaguar ndaj çdo vendimi të SHBA-së.

Një studim i këtij muaji nga Warwick McKibbin dhe Marcus Noland i Institutit Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare arriti në përfundim se tarifa prej 25 për qind ndaj Kanadasë dhe Meksikës dhe ajo prej 10 për qind ndaj Kinës “do t’i dëmtojnë të gjitha ekonomitë e përfshira, përfshirë edhe atë të SHBA-së”.

Për Meksikën, thotë studimi, “një tarifë prej 25 për qind do të ishte katastrofike”.

You Might Also Like

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”

Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau

Shikoni çfarë gjetën ukrainasit në vendin e rrëzimit të Oreshnikut

“Aeroplani i Ditës së Gjykimit” është kapur mbi Los Angeles

Kosova Times January 31, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Digjen dy vetura me targa RKS në Zubin Potok

Kosova Times Kosova Times March 30, 2023
Rosstat për herë të parë fshehu statistikat e vdekshmërisë nga shkaqe të jashtme
Helikopteri rus Mi-8 fluturoi në Ukrainë
Ilazi nderon me mirënjohje delegatët e Kushtetutës së Kaçanikut
Osmani dhe Prattipati diskutuan për çështjen e konstituimit të Kuvendit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?