“Takim i parë i shkëlqyer me Peter Sorensen, të sapoemëruarin Përfaqësues Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë. Jam i bindur se përvoja e tij e gjerë diplomatike do të ndihmojë në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ekipi im dhe unë do ta mbështesim plotësisht!”, ka shkruar ai në ‘X’.

Sorensen nga sot është zyrtarisht emisar për dialogun me një mandat fillestar prej prej 13 muajsh.

Në njoftimin zyrtar të Këshillit të Bashkimit Evropian për emërimin e tij u tha që detyra e tij do të jetë kontributi në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes dy fqinjëve, por veçanërisht fokusin duhet ta ketë në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe aneksin e saj.

Peter Sorensen nga Danimarka ka përvojë më të madhe diplomatike në strukturat evropiane se sa në shtetin nga ai cili vjen.

Mes tjerash ka shërbyer si shef i delegacionit të BE-së në Bosnjë e Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa në Kosovë ai mes viteve 2002 deri në vitin 2006, Sørensen shërbeu si Zëvendës Shef i Shtyllës IV të BE-së të UNMIK-ut si dhe drejtor i Zyrës Evropiane.