By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 19 dhjetor
December 19, 2025
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti për Guardian tregon arsyet pse jane te kujdesshëm në heqjen e barrikadave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti për Guardian tregon arsyet pse jane te kujdesshëm në heqjen e barrikadave
Ballina 1Lajme

Kurti për Guardian tregon arsyet pse jane te kujdesshëm në heqjen e barrikadave

Kosova Times
Last updated: 2022/12/20 at 12:41 PM
Kosova Times Published December 20, 2022
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë për britanikun Guardian se heqja e barrikadave në veri të Kosovës nuk mund të përjashtojë viktimat.

Sipas Guardian, Kurti ka paralajmëruar se Rusia po nxit tensionet mes Kosovës dhe Serbisë për shkak të dobësimit të trupave të atij vendi në Ukrainë.

Ai po ashtu i ka sqaruar Kurtit se serbët nga veriu i Kosovës para dhjetë ditësh kishin ngritur barrikada, të cilat ende nuk janë hequr.

“Një grup i madh anëtarësh të Patrullave Popullore, një organizatë nacionaliste serbe e lidhur me grupin paraushtarak rus Wagner, u mblodhën gjithashtu në anën serbe të kufirit Serbi-Kosovë të dielën, duke kërcënuar me përplasje me trupat e NATO-s ”, shkruan Guardian.

Kurti tha se ishte i shqetësuar se situata e tensionuar mund të përshkallëzohet “në favor të presidentit rus Vladimir Putin, duke pasur parasysh se forcat ruse dhe serbe kanë kryer 104 stërvitje të përbashkëta ushtarake në vitin 2021”.

“Shqetësimi ynë është se heqja e barrikadave nuk mund të përjashtojë viktimat. Dhe kjo është arsyeja pse ne duam të jemi sa më të kujdesshëm që të sigurohemi që nuk do të ketë destabilizime dhe se do të ketë paqe dhe siguri relative. Megjithatë, ne nuk mund të lejojmë përgjithmonë shkelje të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë. Pra, po, kjo duhet të përfundojë, sa më shpejt aq më mirë”, tha Kurti.

Ai theksoi se BE dhe SHBA janë dakord që barrikadat duhet të hiqen.

“Mendoj se shqetësimi i partnerëve dhe miqve tanë perëndimorë është lidhja e Beogradit me Moskën. Nuk e dimë se si mund të funksionojnë në rast të rritjes së tensioneve, drejt përshkallëzimit në veri. Mendoj se shqetësimi i tyre më i madh është pikërisht ky. Tani që Rusia është plagosur rëndë në Ukrainë pas pushtimit dhe agresionit të saj, ajo ka një interes për përhapje. “Rusia ka interes që aksionin e saj luftarak ta transferojë në Ballkan, ku e kanë klientin në Beograd”, tha Kurti.

Lideri i Kosovës shtoi se është pajtuar me KFOR-in se duhet më shumë kohë për të bindur ata që janë në barrikada të tërhiqen, por se nuk mund të lejohet të qëndrojnë më gjatë.

You Might Also Like

Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime

PDK në Fushë Kosovë premtoi anëtarësim në BE dhe NATO

Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale

Kosova Times December 20, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Rashiq: Vendimi për organizatat terroriste, i nxituar dhe i kontribuon panikut

Kosova Times Kosova Times June 30, 2023
Szunyog: Vendimi i sotëm tregon përkushtimin e Kosovës
Lajçak në Beograd: S’ka integrim të Serbisë pa zbatimin e marrëveshjeve
AGK-ja dënon kërcënimet ndaj gazetarëve pas raportimeve për Faton Hajrizin
Nënkryetares së Zveçanit i digjen dy lokale, Vokrri thotë se e kanë bërë banditët për t’i frikësuar serbët e çliruar nga Lista Serbe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?