By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Haradinaj premton anëtarësim në NATO brenda mandatit
December 19, 2025
Biznes mbi humbjet: industria e funeraleve në Rusi lulëzon mes luftës dhe arkivoleve në rresht”
December 19, 2025
Jashari e shefi i Mbrojtjes së Lituanisë flasin për situatën e sigurisë
December 19, 2025
Një dron rus Orlan u rrëzua në Turqi
December 19, 2025
A mund të shpërthejë një luftë e madhe në Evropë?
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova organizatore e Kampionatit Evropian të Esports për këtë vit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Kosova organizatore e Kampionatit Evropian të Esports për këtë vit
Sport

Kosova organizatore e Kampionatit Evropian të Esports për këtë vit

Kosova Times
Last updated: 2025/02/06 at 1:50 PM
Kosova Times Published February 6, 2025
Share
SHARE

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se Kosova, vendi i rinisë, i teknologjisë dhe i inovacionit, përmes angazhimit të përbashkët ka arritur një sukses të madh – të drejtën për të organizuar Kampionatin Evropian të Esports përgjatë këtij viti.

 

“Sot nuk jemi mbledhur këtu vetëm për të dhënë një lajm, por së bashku po hapim një kapitull të ri për sportet elektronike në vendin tonë. Kosova, vendi i rinisë, i teknologjisë dhe i inovacionit, përmes angazhimit të secilit prej jush, ka arritur një sukses të madh – të drejtën për të organizuar Kampionatin Evropian të Esports përgjatë këtij viti.” kështu u shpreh kryeministri Kurti në hapjen e ngjarjes së organizuar në Prishtina Tech Park, duke njoftuar për organizimin e Kampionatit Evropian të Esports në Kosovë:, tha Kurti.

Bëhet e ditur se në këtë ngjarje kryeministri Kurti mori pjesë bashkë edhe me zëvendësministren e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.

“Ky kampionat do të sjellë në Prishtinë Counter-Strike 2 dhe Dota 2, me mbi 250 garues nga 45 shtete. Këtu, në zemër të Kosovës, do të kemi lojtarët më të mirë nga e gjithë Evropa, të cilët deri dje i kemi parë vetëm nëpër ekranet tona, e tani do t’i shohim live duke garuar në vendin tonë.” tha kryeministri Kurti, duke shtuar se kjo ngjarje e mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është rezultat i angazhimit edhe të përbashkët, edhe të fuqishëm, edhe të vazhdueshëm.

Tutje, ai shprehu se Kosova nuk është vetëm nikoqire e mirë, por edhe lojtare e fortë. “Ne tashmë kemi treguar se dimë të luajmë në ligën e të mëdhenjve –  me Bad News Eagles që kanë bërë histori me tri pjesëmarrje në Major, dhe përfaqësuesen e Kosovës në Dota 2, që arriti në Top 3-she në Kampionatin Botëror 2021.”

Në përfundim të fjalës së tij, kryeministri tha se “Përveçse tri arsyeve pse kjo është ngjarje e madhe për vendin tonë, po jap edhe tri porosi të thjeshta: Për lojtarët – vazhdoni të stërviteni dhe të përmirësoheni. Ju jeni e ardhmja e Esports-it në Kosovë por njëkohësisht edhe ambasadorët tanë në arenën ndërkombëtare. Për komunitetin – vazhdoni të mbështesni dhe ta frymëzoni këtë skenë, dhe për organizatorët – keni mbështetjen tonë të plotë dhe ju dëshiroj shumë suksese”.

You Might Also Like

Futbollisti Mario Pineida (33), lojtar i herëpashershëm i ekipit kombëtar të Ekuadorit, u vra në mes të rrugës

Investim 400 mijë eurosh në palestrën ‘Minatori’

Kosova bëhet anëtarja e 154-t e Federatës Ndërkombëtare të Golfit

Berat Gjimshiti shpallet `Lojtari i Vitit i Kombëtares`

Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës

Kosova Times February 6, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kusari Lila tha se e vetmja VV-ja s’e përkrahi Specialen, Aida Dërguti ia kujton se ishte në AKR

Kosova Times Kosova Times December 16, 2022
Alonso: Jam krenar që jam pjesë e historisë së Leverkusenit
Në Turqi, burrat janë “të çmendur” për prezantuesen
John Gosling, pianisti i grupit The Kinks, ka vdekur
Marrëveshja sekrete : Rusia ra dakord të ndihmojë Iranin me armë bërthamore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?