By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kritika në Holandë për pushimet e gjata të familjes mbretërore në Greqi
August 8, 2025
Bota politike shpreh ngushëllimet e saj për vdekjen e vajzës së Antonis Samaras
August 8, 2025
Kurth diplomatik? Ish-ambasadori paralajmëron Trumpin kundër dhënies së fitores së propagandës së Putinit
August 8, 2025
Tahiri: Takimi Trump–Putin, Kosova dhe Krimeja tema gjeopolitike
August 8, 2025
E gjete rrugën tënde?
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sorensen zhvillon biseda të ndara me Bislimin dhe Petkoviqin – dalin detajet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sorensen zhvillon biseda të ndara me Bislimin dhe Petkoviqin – dalin detajet
Lajme

Sorensen zhvillon biseda të ndara me Bislimin dhe Petkoviqin – dalin detajet

Kosova Times
Last updated: 2025/02/06 at 10:22 PM
Kosova Times Published February 6, 2025
Share
SHARE

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, tha se ka zhvilluar të enjten biseda ta ndara me kryenegociatorët e të dyja vendeve, për herë të parë prej marrjes së detyrës nga paraardhësi i tij Mirosllav Lajçak.

Sorensen shkroi në X: “I vlerësoj bisedat shumë të mira dhe i mirëpres ftesat e tyre për t’i vizituar Kosovën dhe Serbinë”.

Ai nuk dha më shumë hollësi rreth bisedave e as rreth vizitave të mundshme në Prishtinë dhe Beograd.

Sorensen, i cili e nisi zyrtarisht punën më 1 shkurt, i zhvilloi këto biseda pak ditë pasi kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, këmbyen akuza në rrjetet sociale.

Bislimi e akuzoi Serbinë për diskriminim dhe urrejtje ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ndërsa Petkoviq e akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se dëshiron që komunat me shumicë serbe në Kosovë të udhëhiqen nga shqiptarët.

Nuk është e qartë se kur mund ta mbajë takimin e parë Sorensen në kuadër të dialogut, duke qenë se Kosova do të mbajë zgjedhje më 9 shkurt dhe Serbia përballet me paqartësi politike pas dorëheqjes së kryeministrit.

Në takimin e tyre të fundit në Bruksel nën ndërmjetësimin e Lajçakut, më 17 dhjetor, Bislimi dhe Petkoviq u pajtuan për zbatimin e plotë të deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur.

Ndërkohë, Sorensen, për dallim nga paraardhësi i tij, do të merret vetëm me dialogun ndërmjet dy vendeve fqinje, e jo edhe me çështje rajonale të Ballkanit.

Emërimi i Sorensenit është parë si pozitiv, duke qenë se 57-vjeçari e njeh rajonin. Diplomat prej shumë vitesh, ai ishte angazhuar në Kosovë, në kuadër të Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNMIK), si dhe në role tjera, në Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Sipas njohësve të politikës, ai nuk ka nevojë që të informohet paraprakisht për njerëzit apo faktet historike të rajonit, sepse tashmë ka pasur mundësinë ta krijojë një pasqyrë nga afër. Një tjetër argument që është përmendur si pozitiv nga zyrtarët në Prishtinë është se ai është nga Danimarka, vend që njeh shtetësinë e Kosovës, dhe se do të ketë qasje të barabartë në dialog.

Lajçak ka qenë në pozitën e ndërmjetësuesit për pesë vjet. Përgjatë mandatit të tij është arritur Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por nuk është bërë asnjë hap drejt zbatimit të saj.

You Might Also Like

Tahiri: Takimi Trump–Putin, Kosova dhe Krimeja tema gjeopolitike

Gjetet një mjet i pashpërthyer në Sllapuzhan të Suharekës

Sulmohen dy policë në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

136 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Sot përfundon masa e përkohshme për konstituimin e Kuvendit

Kosova Times February 6, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Orbani takohet sot me Trumpin, të cilin e mbështet në zgjedhjet e nëntorit

Kosova Times Kosova Times March 8, 2024
Certifikohen anëtarë të rinj të Forcave Speciale të FSK-së
Izraeli tërheq të gjithë diplomatët nga Turqia
Horoskopi ditor 4 dhjetor 2023!
Cameron: Duhet të tregojmë zhgënjim me sjelljen e Qeverisë serbe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?