Nga Partia Fjala që drejtohet nga Gëzim Kelmendi thonë se do ta bëjnë të pamundurën për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.
Sipas tyre, ka ardhur koha që të punohet shumë me shumë për zbardhjen e këtyre rasteve.
“Duhet të punohet me shumë me faktorët ndërkombëtarë dhe duke i bërë presion me shumë Serbisë për zbardhjen e fatit të tyre. Edhe 25 vjet pas, familje shqiptare, jetojnë në makthe duke mos ditur asgjë për të dashurit e tyre, ende janë në pritje për të kuptuar më shumë për fatin e tyre. Me Fjalën dhe Gëzim Kelmendin në Kuvend do të bëjmë të pa mundurën për gjetjen e tyre duke punuar intensivisht për këtë çështje”, theksojnë nga kjo parti.