By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Djathtisti zviceran poston video të rreme të të majtës, humb imunitetin
June 28, 2025
Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Beograd, protestuesit hedhin shishe, vezë… Vuçiç nxit
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hoxhaj: Duam kontratë të re me votuesit, me Hamzën tema kryesore ekonomia
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hoxhaj: Duam kontratë të re me votuesit, me Hamzën tema kryesore ekonomia
Lajme

Hoxhaj: Duam kontratë të re me votuesit, me Hamzën tema kryesore ekonomia

Kosova Times
Last updated: 2025/02/07 at 9:45 PM
Kosova Times Published February 7, 2025
Share
SHARE

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë dhënë për RTK-në, ka detajuar planin e këtij subjekti politik si ofertë për votuesit e 9 shkurtit.

 

Hoxhaj ka nënvizuar se nuk do të bashkëpunojnë me Lëvizjen Vetëvendosje pas zgjedhjeve për ndonjë koalicion të mundshëm. Ai ka lënë të hapur mundësitë për partitë e tjera.

“Ne e kemi parë më të domosdoshme që ta përcjellim mesazhin kryesor te qytetari, se cili është programi ynë dhe vet figura e Bedri Hamzës nuk është figurë polarizuese, përçarëse. Në kuptimin e një bashkëpunimi pas zgjedhjeve, i themi një jo të madhe Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk shohim pikë-takime të mundshme. Ndërsa s’e përdorim formulimin e vijave të kuqe, por një jo të madhe dhe të qartë e shohim. Garojmë në këto zgjedhje për ta marrë pozitën e parë si parti politike, për ta bërë Bedri Hamzën kryeministër. Por pas zgjedhjeve do të ulemi me partitë e tjera opozitare, për ta rikthyer vendin në binar”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka theksuar se katër shtyllat e plan-programit të tyre mbështeten në ekonomi, arsim, shëndetësi dhe në politikë të jashtme.

“Ne kemi një kandidat për kryeministër që vjen nga ekonomia, dhe temë e shqetësim kryesor për qytetarët është ekonomia. Ne kemi menduar që me Bedri Hamzën, që është ekonomisti më i mirë në Kosovë, ne do të mund ta marrim votën e elektoratit, por mbi të gjitha që ta krijojmë një kontratë të re me ta”, ka thënë ai në intervistën zgjedhore në RTK.

Ai ka thënë se plani i PDK-së është të arrijnë zhvillimin ekonomik përmes investimit në sektorin privat, por edhe nëpërmjet rritjes së pagave në sektorin publik. Hoxhaj ka premtuar se rritja e pagave do të ndodhë gjatë mandatit të parë të udhëheqjes së PDK-së.

“Ne mendojmë që duhet të mbështeten nënat lehona. Ka shumë komuna të Kosovës ku ka probleme serioze nëse dikush dëshiron ta dërgojë fëmijën në çerdhe. Ne mendojmë që çdo familje, për çdo fëmijë që dërgon në çerdhe private, duhet të ketë mbështetje prej 100 eurosh. Mbi të gjitha, mendojmë që përtej mbështetjes që duhet të ofron shteti, ne duhet të bëjmë përpjekje maksimale se si këta njerëz t’i kyçim në tregun e punës dhe përmes reformave ekonomike dhe arsimore, kemi propozime konkrete që do të ndodhin”, ka premtuar ai.

Hoxhaj ka theksuar se politika e jashtme do të fokusohet në ardhjen e njohjeve të reja dhe përpjekjet më intensive për anëtarësim në NATO. Ai ka thënë se në fokus do të jenë edhe qasja më proaktive e raporteve me rajonin, duke përfshirë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Plani i PDK-së në raport me arsimin është që shkollat të shndërrohen në shkolla digjitale, mësimi të jetë tërë ditor, duke mos qenë i fokusuar vetëm në aspektin e nxënies, por edhe shtimin e zonave kreative që ngrisin shkathtësitë për jetë.

“Ne mendojmë që duhet të largohen librat dhe të zëvendësohen me laptopë, tableta. Duhet të ketë ‘smart board’ në çdo klasë dhe Microsoft 365 që përdoret për mësimdhënie. Mësimi duhet të kalojë gradualisht në digjital. Njëri prej debateve më të rëndësishme është kjo: nëse shkollat nuk kthehen në shkolla digjitale, do të krijohet një hendek i dijes mes atyre që do ta përdorin teknologjinë e Inteligjencës Artificiale në sistemin arsimor dhe atyre që s’dinë ta përdorin”, ka thënë nënkryetari i PDK-së.

You Might Also Like

Kurti: PDK e LDK e kanë keqlexuar aktgjykimin e Kushtetueses

Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën

Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën

Dy opsionet e kompromisit te Kurtit dhe refuzimi i tyre

Peci: Duhet marrëveshje politike, partitë t’i thirrin arsyes

Kosova Times February 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Abdixhiku shkon në Kongresin Amerikan, pritet nga republikani Aderholt

Kosova Times Kosova Times November 16, 2022
Vuçeviq zotohet se do të kërkojë garanci të dokumentuara për projektin e litiumit
Kurti me ambasadorët e vendeve të Beneluksit kërkon mbështetje për KiE
Paul Whelan i bën thirrje SHBA-së t’i rrisë përpjekjet për ta nxjerrë prej burgut rus
Rusia përjashton kontrollin e SHBA-së mbi centralin bërthamor Zaporizhzhia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?