By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian
July 18, 2025
Nisin patrullimet e përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës
July 18, 2025
The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”
July 18, 2025
Osmani e Qelaj bashkërendojnë veprimet për të drejtave të njeriut
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia vazhdon realizimin e planit në mbarëvajtje të zgjedhjeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Policia vazhdon realizimin e planit në mbarëvajtje të zgjedhjeve
Ballina 1Rajon / Botë

Policia vazhdon realizimin e planit në mbarëvajtje të zgjedhjeve

Kosova Times
Last updated: 2025/02/09 at 8:39 AM
Kosova Times Published February 9, 2025
Share
SHARE

Policia e Kosovës, njofton se po vazhdon realizimi i planit dhe angazhimet policore në mbarëvajtje të procesit zgjedhor.

“Policia e Kosovës, përmes komunikatës zyrtare të datës 10 janar 2025 ka bërë publike, planifikimet dhe fazat kyçe të urdhrit operativ policor “Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës” të cilat po mbahen sot me datën 9 shkurt 2025”, njofton Policia.

Ashtu siç është bërë e ditur, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor janë angazhuar një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë kryesisht të rendit publik, por sipas nevojës mund të angazhohen edhe zyrtarë policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin  njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës.

“Zyrtarët policor sipas planit operativ kanë filluar punën me orar 12 orësh, duke filluar nga ora 03:00, me hapjen e dhomave komanduese, përcjelljen e materialit senzitiv nga depot komunale në qendrat e votimit dhe vazhdimin e ofrimit të sigurisë”, njofton Policia.

Ky plan operativ ka paraparë katër faza:

Periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese,

Angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore,

Garantimi i sigurisë në fazën kyçe të ditës së zgjedhjeve dita (Z),

Periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së, të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit.

Tanimë dy fazat e para veçse janë realizuar, përderisa tani jemi në zbatimin e fazës së tretë e që është faza kyçe (dita Z), për të vazhduar sipas planit me fazën e fundit, deri në përfundim të procesit zgjedhor.

Sipas planifikimeve policore qëllimi i këtij urdhri operativ për këtë proces zgjedhor vazhdon të jetë:

Krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve.

Sigurimi i qendrave të votimit, këshillave komunale të zgjedhjeve, depove komunale, qendrës së numërimit të rezultateve dhe depove qendrore.

Përcjellja e sigurt dhe sigurimi i gjithë materialit sensitiv zgjedhor nga të gjitha destinacionet e parapara sipas planit të sigurisë deri në përfundimin e operacionit policor, që ndërlidhet me procesin zgjedhor.

Inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet pozitive të vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj.

Policia e Kosovës, bazuar në memorandumin e bashkëpunimit në mes të Policisë, Prokurorisë dhe KQZ-së, vazhdon të ketë të caktuar zyrtarë/hetues në të gjitha drejtoritë rajonale për trajtimin e çdo rasti të mundshëm që ndërlidhet me procesin zgjedhor, nën autorizimet e prokurorëve të caktuar për këtë çështje nga Prokuroria e Shtetit. Po ashtu janë caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në si dhe janë dhënë udhëzime me kohë për zyrtarët policorë lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore gjatë procesit zgjedhor.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale karshi qytetarëve dhe vendit si dhe të jetë transparente mbi punën dhe angazhimet e saja policore.

“Inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe institucionet kompetente, njëherit të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor, apo edhe jashtë tyre. Raportoni, nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999, në adresën elektronike info@kosovopolice.com si dhe në stacionet më të afërta policore”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

You Might Also Like

The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”

Osmani e Qelaj bashkërendojnë veprimet për të drejtave të njeriut

Publikohen emrat e 18 spiunëve të Putinit

Ukraina ka njoftuar një sulm të gjerë hakerash në serverat e Gazprom dhe pothuajse 400 degëve të saj

Sa serioze është diagnoza e Trump?

TAGGED: #Policia, #Zgjedhje
Kosova Times February 9, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, më shumë siguri në rajon

Kosova Times Kosova Times January 31, 2024
27-vjeçarja tentoi të hidhej në lumin Buna me 4 fëmijët, dalin detaje të reja
Pse po e bojkoton samitin e NATO-s presidenti prorus i Bullgarisë?
Policia sot vendos gurthemelin e stacionit policor në Zubin Potok
MBPZhR hap aplikimet për subvencione në programin e pagesave direkte 2024
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?