By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një kandidat për patentë shofer kapet duke përdorur pajisje elektronike, një tjetër ndalohet pasi pranoi para për t’i ndihmuar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Një kandidat për patentë shofer kapet duke përdorur pajisje elektronike, një tjetër ndalohet pasi pranoi para për t’i ndihmuar
Lajme

Një kandidat për patentë shofer kapet duke përdorur pajisje elektronike, një tjetër ndalohet pasi pranoi para për t’i ndihmuar

Kosova Times
Last updated: 2025/02/10 at 6:05 PM
Kosova Times Published February 10, 2025
Share
SHARE

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan ka ndërmarrë veprime hetimore pas pranimit të informatës se një kandidat për testin e patentë shoferit është kapur duke përdorur pajisje të ndaluara gjatë provimit me shkrim.

Rasti ka ndodhur më 27 gusht të vitit të kaluar, në Qendrën e Patentë Shoferëve në Gjilan, e sipas policisë, gjatë kontrollit nga ana e ekzaminerëve, një kandidat u kap me pajisje elektronike të fshehura në trup, përfshirë një mini mikrofon, pajisje për internet dhe një mini kamerë, të cilat dyshohet se i shërbenin për të kaluar testin në mënyrë të jashtëligjshme.

Policia, pas pranimit të informatës, ka dalë në vendin e ngjarjes, ka shoqëruar të dyshuarin dhe ka konfiskuar pajisjet si prova materiale.

Pas hetimeve, Policia ka identifikuar një person dhe ka kontrolluar banesën e tij, por ai nuk është gjetur aty. Njësia i ka lënë ftesë për intervistë, dhe më 10 shkurt 2025, i dyshuari është paraqitur vullnetarisht në Polici, ku është intervistuar në prani të avokatit të tij.

Në bazë të provave të siguruara, ndaj të dyshuarit është ngritur dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”.

Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, është lëshuar aktvendimi për ndalimin e tij për 48 orë.

Hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë masa të rrepta kundër çdo përpjekjeje për manipulim të testeve të patentë shoferëve dhe formave të tjera të mashtrimit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash

70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe

Moti në Shqipëri i kthjellët me vranësira të pakta

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.

TAGGED: #Para, #Patentshofer
Kosova Times February 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Me Kroacinë kemi të kaluarën dhe të ardhmen e përbashkët

Kosova Times Kosova Times January 18, 2023
Masa të rrepta të sigurisë afër zonës ku do të varroset Navalny
Politikani rus thirrje për një mobilizim të madh për luftën kundër Perëndimit për 2028
QUINT i propozon Kurtit që kryetarët t’i ushtrojnë detyrat e tyre jashtë objekteve komunale në veri
KMDLNj: Ministria e Drejtësisë pa qëndrim korrekt ndaj pengjeve që po mban Specialja
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?