By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sekuestrohen katër objekte te “Rana e Hedhun”, masa sigurie për nëntë persona
October 29, 2025
Diplomatët perëndimorë në Moskë nderojnë viktimat e represionit sovjetik
October 29, 2025
Kievi arreston trajnerin e huaj të shndërruar në spiun të dyshuar të FSB-së
October 29, 2025
Beteja në rrugë, ‘Situatë kritike’ në qytetin e fushëbetejës Pokrovsk
October 29, 2025
A po i hakmerret Vuçiç – Erdoganit përmes Malit të Zi? Rebelim spontan apo operacion i drejtuar
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Borë e tensione në nisje të Konferencës së Sigurisë në Munih
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Borë e tensione në nisje të Konferencës së Sigurisë në Munih
Ballina 2Rajon / Botë

Borë e tensione në nisje të Konferencës së Sigurisë në Munih

Kosova Times
Last updated: 2025/02/14 at 11:54 AM
Kosova Times Published February 14, 2025
Share
SHARE

Konferenca e shumëpritur e Sigurisë në Munih nisi të premten mes reshjeve të borës dhe thashethemeve të mëdha nëse ky tubim do të çojë drejt një arritjeje diplomatike për ta gjetur një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.

Delegacioni amerikan udhëhiqet nga nënpresidenti JD Vance, i cili pritet të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, para se të mbajë fjalim në skenën kryesore pasdite.

Ajo që nuk është e qartë ende është nëse në Munih ndodhet ndonjë delegacion rus. Në listën zyrtare të mysafirëve nuk ka përfaqësues rusë.

Por, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të enjten se zyrtarët amerikanë dhe ata rusë do të takohen të premten në Munih dhe se Ukraina është e ftuar, gjithashtu.

Trumpi tha po ashtu këtë javë se kishte biseduar në telefon me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Kievi ka thënë se nuk pret që në Munih të zhvillohen bisedime të tilla.

Sidoqoftë, Munihu është mundësia e parë për shumë liderë evropianë për t’u takuar me zyrtarë të lartë nga administrata e re amerikane, përfshirë sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, të dërguarin amerikan për Rusinë dhe Ukrainën, Keith Kellogg, dhe sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Hegseth veçse ka shkaktuar tronditje gjatë një takimi të ministrave të NATO-s në Bruksel këtë javë, kur tha se Ukraina nuk mund të presë ta rikthejë territorin e humbur nga pushtimi rus, e as t’i bashkohet NATO-s, në bazë të çfarëdo marrëveshjeje për paqe.

Në mesin e reagimeve nga Evropa, disa komentatorë e përshkruan propozimin si parapërgatitje për një Marrëveshje të dytë të Munihut – duke iu referuar marrëveshjes së vitit 1938, në të cilën Britania dhe Franca iu nënshtruan kërkesave të Gjermanisë Naziste për pjesë të mëdha të Çekosllovakisë.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, foli këtë javë për “lëshime” ndaj Rusisë. Presidenti francez, Emmanuel Macron, paralajmëroi kundër “dorëzimit” para Rusisë.

Hegseth deklaroi në një konferencë për shtyp në Bruksel se propozimet e SHBA-së “nuk janë tradhti”.

Por, ai dha gjithashtu një mesazh të qartë se Evropa duhet t’i rrisë ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen, në vend se të vazhdojë të varet nga Amerika.

Ky ka qenë mesazh i vazhdueshëm nga Trump prej disa kohësh. Nuk është çudi, pra, që një nga sesionet hapëse të premten ishte një tryezë e rrumbullakët e titulluar “Bëjmë më shumë me më pak përfshirje amerikane? Forcimi i mbrojtjes evropiane”.

Një tjetër sesion, që do të mbahet më vonë të premten, do të përqendrohet te lufta hibride në Detin Baltik. Është një çështje me shumë rëndësi në kohën e tanishme, pasi vendet perëndimore kanë fajësuar Rusinë për një sërë incidentesh që kanë ndikuar në infrastrukturën e kabllove dhe tubacioneve nënujorë muajt e fundit.

Presidenti Zelensky pritet të marrë pjesë në një panel pasdite me temën “E Ardhmja e Bashkëpunimit SHBA – Ukrainë për Sigurinë”. Kjo është një çështje për të cilën mund të mësojmë shumë këtë fundjavë. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Diplomatët perëndimorë në Moskë nderojnë viktimat e represionit sovjetik

Kievi arreston trajnerin e huaj të shndërruar në spiun të dyshuar të FSB-së

Beteja në rrugë, ‘Situatë kritike’ në qytetin e fushëbetejës Pokrovsk

A po i hakmerret Vuçiç – Erdoganit përmes Malit të Zi? Rebelim spontan apo operacion i drejtuar

Trump pritet me një kurorë: Koreja e Jugut përgatiti një “pritje mbretërore” për presidentin e SHBA-së

TAGGED: #Borë, #Konferenca e Sigurisë, #Munih, #Tensione
Kosova Times February 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Sadiku tregon lagjet e Prishtinës që do të mbulohen me ekip të Mjekësisë Urgjente në Breg Diellit

Kosova Times Kosova Times June 11, 2023
Paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen në Manstirc të Ferizajit
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Rasti ”Subvencioni IV”, aktakuzë ndaj tetë zyrtarëve dhe dy qytetarëve
Papa Françesku dërgoi mesazhe mbështetjeje për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës të prekur nga përmbytjet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?