By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 30 janar 2026
January 30, 2026
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prokurorët: Motiv xhihadist në sulmin në Munih
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Prokurorët: Motiv xhihadist në sulmin në Munih
Rajon / Botë

Prokurorët: Motiv xhihadist në sulmin në Munih

Kosova Times
Last updated: 2025/02/14 at 4:50 PM
Kosova Times Published February 14, 2025
Share
SHARE

Një burrë afgan i arrestuar nën dyshimet për drejtim të makinës drejt një turme në Munih, duke lënë të plagosur 36 persona, e ka pranuar se e ka kryer sulmin, dhe duket se ka pasur motiv fetar, kanë thënë prokurorët.

Prokurorja publike e Munihut, Gabriele Tilmann, u ka thënë gazetarëve se i dyshuari ka bërtitur “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi) në gjuhën arabe, kur është ndaluar, dhe ajo ka sugjeruar që burri afgan “mund të ketë pasur motiv islamist”.

Një vajzë dyvjeçare është në mesin e dy personave që janë plagosur rëndë në sulmin që ka ndodhur afër stacionit në qendër të Munihut të enjten. Ajo është nën kujdes intensiv.

Edhe tetë persona tjerë janë plagosur seriozisht. Duke përditësuar të dhënat për viktimat, policia ka thënë se 32 kanë qenë burra dhe katër gra.

Për këtë rast është raportuar 10 ditë para zgjedhjeve që do të mbahen në Gjermani, të cilat kanë mbetur në hije nga një mori sulmesh që janë kryer prej imigrantëve.

Dy prej sulmuesve të dyshuar janë prej Afganistanit.

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, e ka vizituar të premten skenën e sulmit dhe ka thënë se “brutaliteti i këtij akti na shqetëson dhe na ka tronditur”.

Shefi policor Guido Limmer ka thënë se i dyshuari, i identifikuar is Farhad N, 24 vjeç, është marrë në pyetje për dy orë, pasi e ka kryer sulmin.

Përgjatë marrjes në pyetje, ai i ka treguar policisë që me qëllim e ka drejtuar makinën kah turma e njerëzve, të cilët ishin duke marrë pjesë në një protestë atë kohë.

I dyshuari nuk ka të kaluar kriminale dhe nuk ka të dhëna që ai ka qenë pjesë e ndonjë grupi xhihadist.

Ai ka arritur në Gjermani më 2016 dhe ndonëse i është refuzuar kërkesa për azil, atij i është mundësuar qëndrimi në Gjermani, meqë ka pasur leje valide për jetesë dhe punë.

You Might Also Like

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane

Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit

MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre

Trump pretendon se i ka rregulluar të gjitha me Putinin, ukrainasit janë të frikësuar për shkak të parashikimit ekstrem

TAGGED: #Motiv xhihadist, #Prokurorët, #Sulmi në Munih
Kosova Times February 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Lajçak njofton për bisedime në ShBA lidhur me situatën në Kosovë

Kosova Times Kosova Times June 19, 2023
Shefi i CIA-s: Lufta në Ukrainë po gërryen pushtetin e Putinit
Prokuroria jep detaje në lidhje me zjarrin që kaploi IML-në mbrëmë
Kuvendi miraton dërgimin e FSK-së në misionin e dytë jashtë vendit
Kurti: Çdo marrëveshje që nënshkruhet, do të jetë për të mirën e vendit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?