By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
IPK rekomandoi suspendimin për një zyrtar policor në Kaçanik
October 8, 2025
Kosova vazhdon përgatitjet me përkushtim të madh para duelit me Slloveninë
October 8, 2025
Rafuna takon ambasadoren e Finlandës për forcimin e bashkëpunimit ekonomik
October 8, 2025
Kurti në Vushtrri premton investime dhe përmirësim të jetës së qytetarëve
October 8, 2025
Ambasadorët e BE-së kanë miratuar një plan për të hequr gradualisht gazin rus deri në vitin 2028. Nëse miratohet, Hungaria dhe Sllovakia do të duhet të zbatojnë këtë plan
October 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nënpresidenti Vance paralajmëron Evropën për lirinë e shprehjes dhe imigrimin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Nënpresidenti Vance paralajmëron Evropën për lirinë e shprehjes dhe imigrimin
Ballina 2Rajon / Botë

Nënpresidenti Vance paralajmëron Evropën për lirinë e shprehjes dhe imigrimin

Kosova Times
Last updated: 2025/02/14 at 5:57 PM
Kosova Times Published February 14, 2025
Share
SHARE

Nënpresidenti amerikan, JD Vance e ka shfrytëzuar fjalimin e tij në Konferencën e Sigurisë në Munih, më 14 shkurt, për të paralajmëruar që liria e shprehjes duket se po shënon kthim mbrapa në Evropë dhe që çështjet e imigrimit të paligjshëm përbëjnë kërcënim real për kontinentin.

Ndonëse në qendër të vëmendjes së konferencës treditore është nisma e shtyrë përpara nga presidenti amerikan, Donald Trump për të arritur një marrëveshje të paqes për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, Vance ka folur për atë që e ka portretizuar si divergjencë të Evropës nga vlerat themelore.

“Kërcënimi që më shqetëson më së shumti për Evropën nuk është Rusia. Nuk është Kina, është një tjetër faktor i jashtëm. Unë shqetësohen më shumë nga kërcënimi prej brenda. Kthimi mbrapa i Evropës në disa prej vlerave më themelore”, ka thënë Vance.

“Frikësohem se liria e shprehjes po shënon kthim mbrapa”

Si Trump, ashtu edhe Vance, kanë qenë tejet kritikë në atë që e konsiderojnë si kufizim i fjalës së lirë në Evropë, sidomos sa u përket rregulloreve të Bashkimit Evropian për rrjetet sociale, të cilat synojnë të luftojnë gjuhën e urrejtjes dhe dezinformatat.

“Në Uashington ka ardhur një sherif i ri. Nën udhëheqësinë e Donald Trumpit ne mund të mos pajtohemi me disa qëndrime që kemi, mirëpo ne do të luftojmë që të mbroni të drejtën tuaj në sheshe publike”, ka thënë Vance.

“Nëpër Evropë, shqetësohem se liria e shpehjes po shënon kthim mbrapa”, ka shtuar ai.

Vance e ka adresuar edhe atë që e ka quajtur vendim të Evropës për të hapur “derën për miliona imigrantë të paverifikuar”.

Çështja e migrantëve të paligjshëm ka qenë njëra prej temave kyçe të Trumpit në fushatën për t’i kthyer në Shtëpinë e Bardhë.

Sulmi në Munih

Vance e ka mbajtur këtë fjalim një ditë pas një azilkërkues afgan është arrestuar në Munih për shkak të një sulmi që ka kryer me makinë, duke plagosur dhjetëra persona.

Duket se sulmi ka pasur motiv islamist.

“Edhe sa herë duhet të përballemi me këso raste para se të ndryshojmë qëndrimin dhe të çojmë civilizimin në drejtim të ri?” ka pyetur Vance.

“Në radhë të parë, pse ka ndodhur kjo? Është ngjarje e tmerrshme, por nuk është e tillë që nuk e kemi dëgjuar disa herë në Evropë, dhe fatkeqësisht disa herë edhe në Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Vance, duke e përshkruar migrimin në Evropë si “jashtë kontrollit”.

Para fjalimit të tij, Vance ka thënë në një intervistë për Wall Street Journal se “fatkeqësisht, vullneti i votuesve është injoruar shumë te miqtë tanë evropianë” sa i përket çështjes së migrimit.

Zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, ka thënë në një konferencë për media më 14 shkurt se të huajt mund të mos e kenë një ide shumë të qartë për debatin politik në Gjermani dhe nuk duhet të përzihen në punët e brendshme të një shteti mik.

You Might Also Like

Ambasadorët e BE-së kanë miratuar një plan për të hequr gradualisht gazin rus deri në vitin 2028. Nëse miratohet, Hungaria dhe Sllovakia do të duhet të zbatojnë këtë plan

Tusk i Polonisë fajëson “Nord Stream”-in “ata që e ndërtuan”, kundërshton ekstradimin e të dyshuarit ukrainas

Rusia humbi 281 mijë trupa në vitin 2025, viktimat totale mbi një milion

Autoritetet ruse zhdukin zjarrin masiv të dukshëm nga hapësira në Krime

Serbia mbetet në duart e Putinit edhe nëse Rusia largohet nga NIS: Vetëm rënia e regjimit të Vuçiçit do të sjellë ndryshim

TAGGED: #JD Vance, #Konferenca e Sigurisë, #Munih
Kosova Times February 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Ohri dhe Struga me turistë, por pa fuqi punëtore

Kosova Times Kosova Times May 25, 2023
Italia barazon në frymën e fundit me Kroacinë, siguron kualifikimin tutje
Parlamenti gjeorgjian kapërceu veton e presidentit mbi ligjin për “agjentët e huaj”
Merkel mbron vendimet e saj për furnizimet me gazin rus
Në fuqi udhëzimi administrativ, vërejtjet shëndetësore në pakot e duhanit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?