By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ambasadorët e BE-së kanë miratuar një plan për të hequr gradualisht gazin rus deri në vitin 2028. Nëse miratohet, Hungaria dhe Sllovakia do të duhet të zbatojnë këtë plan
October 8, 2025
Tusk i Polonisë fajëson “Nord Stream”-in “ata që e ndërtuan”, kundërshton ekstradimin e të dyshuarit ukrainas
October 8, 2025
Rusia humbi 281 mijë trupa në vitin 2025, viktimat totale mbi një milion
October 8, 2025
Autoritetet ruse zhdukin zjarrin masiv të dukshëm nga hapësira në Krime
October 8, 2025
Kurti: Kosova vazhdon rritjen ekonomike dhe mbështet sektorin privat
October 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Demokracia në rrezik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Demokracia në rrezik
Opinion

Demokracia në rrezik

Kosova Times
Last updated: 2025/02/16 at 9:24 AM
Kosova Times Published February 16, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Shqiprim PULA

Parimet universale të demokracisë nuk janë shkelur, të drejtat fondamentale qytetare dhe të pakicave respektohen, sponsorizim apo bashkëpunim me një shtet për terrorizëm nuk kemi bërë, gjenocid apo krime kundër njerëzimit nuk kemi bërë, armë bërthamore apo bashkëpunim me një shtet që ka programe bërthamore nuk kemi bërë, veçse kemi respektuar doktrinat e normuara nga e drejta ndërkombëtare. Pra, secila prej këtyre arsyeve të sipër cekura, janë të garantuara si me kushtetutën e Amerikës e të njëjtat janë edhe në koherencë me interesat e saj, megjithatë, demokracia e Republikës së Kosovës nga sulmet e Richard Grenell është vënë në rrezik!.

Vlerësuar në historitë politike tek shtetet që kanë qenë aleate e në partneritet me Amerikën, nuk n’a del ndonjë precedentë më parë, që të sulmohet kryeministri si njësi shtetërore e të sfidohet një sistem i tërë i Republikës, siç ka ndodhë gjatë një pandemie globale, në pranverën e vitit 2020 si në vendin tonë, nga Richard Grenell. Arsyet retorike e të ripërsëritura, me “antiamerikanizmin”, kushtet për një marrëveshje akomoduese për Serbinë, pazaret në stilin ‘jep që të marrësh’ që ndërlidheshin me asetet ekonomike si Trepça dhe liqeni Ujmanit (liqeni Trump), apo dhe ideja mbi shkëmbimin/korrigjimin e kufirit; e gjitha, gjoja për një zgjidhje groteske politike me Serbinë. Ai (Grenell) nuk qe i vetëm, natyrisht gjeti akterë politikë të bindur për të zbatuar dëshirën e tij, duke krijuar një lloj paradoksi në demokraci, po ashtu, duke i përdorur sulmet sistematike mediale për prishje koalicioni dhe rrënim institucional përmes rrëzimit të qeverisë. Madje, ai (Grenell), përmes ndërhyrjeve të tij ka përdhosur postulatin kryesor të demokracisë që “qeverisja është e popullit, nga populli dhe për popullin” e etabluar nga ish-presidenti i Amerikës, Abraham Linkoln.

Sërish ai (Grenell) bilbilon pak para  zgjedhjeve të 9 Shkurtit, duke tingëlluar si një tautologji!, apo ndoshta kuptimi i tij për demokracinë është i ndryshëm, a do të mund t’a quajmë demokraci kur misionari me detyra të posaçme kërkon që të përfaqësojë interesat e korporatave dhe jo t’i konsideroj interesat e Republikës për qytetarët. Meqenëse, ai (Grenell), mishëron konceptin e demokracisë, përmes cicërimave të tij, me tendenca ndikimi në vullnetin e qytetarëve tanë, pse ka heshtur kaq shumë për situatat në Serbi?, pra, ai (Grenell), a nuk e kujton se mund t’a vë demokracinë në rrezik duke etiketuar figura politike si jo të dëshiruar?! apo, nuk don t’a kujtoj se demokracia mund të marr epilog vetëm përmes një procesi demokratik. Ndërlidhur me këtë qasje të tij, Nathalie Loiseau, deputete e Parlamentit Europian, në cilësinë e shefes së misionit të Unionit Europian për vëzhgimin e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës në konferencë për media mes tjerash deklaroi se, “cicërimat e Richard Grenell janë ndërhyrje të cilat mund të vlerësohen si diçka jodiplomatike”.

Në hirin e marrëdhënieve ndërkombëtare, në kontekst të interesave përfituese ekonomike e gjeostrategjike, asnjë sistem politik nuk është më imun, e asnjë lider politik nuk është i paprekshëm nga sulmet, edhe ne, jemi vënë para situatave të mbijetesës politike. Por më tepër se kaq, subjektet politike në vend, janë në një krizë të identitetit të tyre politik, për ndërtimin e kauzës së përbashkët në mbrojtje të Republikës nga akterë të jashtëm, prandaj mjaftë aspekte të proceseve politike dhe komunikimit politik në vend, nuk po zhvillohen më nëpërmjet tyre si subjekte politike, por më tepër nëpërmjet formave më të rrjedhshme e kalimtare të veprimit politik të misionarëve të posaçëm. Po ashtu, nëpërmjet lëvizjeve spontane dhe një diskursi tërësisht të pakontrolluar dhe të pavlerësuar të cicërimave në internet.

Sulmet e misionarit të posaçëm Grenell ndaj kryeministrit si njësi shtetërore e Republikës, janë metoda të njohura nga KGB-ja Sovjetike; sulme për shkatërrim reputacioni ndaj atyre që janë të padëgjueshëm e të pakontrollueshëm, që të sulmohen aq plotësisht sa faktet e tyre, sado të bazuara mirë, të mos konsiderohen asnjëherë valide. Kështu, demokracia na është vënë në rrezik.

You Might Also Like

Evropa nuk ka të drejtë të lodhet ndërsa Ukraina rrjedh gjak

“Prishtina ka nevojë për kryetar me këmbë në tokë”

Kosova po zbrazet, kandidatët për asambleist po shumohen, Demokraci pa popull? Një vend që humb qytetarët!!!

Veto ndaj Rusisë

Analiza: Moldavia Voton Mes Varfërisë, Migracionit dhe Lodhjes së Thellë

TAGGED: #Shqiprim Pula
Kosova Times February 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Të dielën përcaktohet finalisti i dytë i Playoffit te femrat

Kosova Times Kosova Times April 29, 2023
Media shtetërore urdhërohet të përgatisë rusët për dështimin e bisedimeve të Stambollit dhe sanksionet e reja
Maqedonia e Veriut mban zgjedhjet presidenciale
“Unë nuk jam dakord të sulmoj në emër të Rusisë.” Rusët që ikën nga mobilizimi jetojnë në një aeroport korean
Rusia lëshoi ​​28 dronë dhe tre raketa në Ukrainë gjatë natës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?