By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nano – Figurë e spikatur e historisë politike shqiptare!
October 31, 2025
Sulmi ndaj Venezuelës mund të fillojë në çdo momen
October 31, 2025
Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe: PIC zgjedh një përfaqësues të lartë në BiH, ne mbështesim përdorimin e kompetencave të Bonit
October 31, 2025
Përfaqësuesi i Rusisë në OKB foli për Perëndimin “anti-serb” dhe pretendoi se boshnjakët kërcënuan me konflikt të armatosur
October 31, 2025
Rama viziton punimet e FEST 3: Arti kthehet në zemër të Prishtinës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani, Begaj dhe Kurti theksojnë sakrificat dhe angazhimin për Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani, Begaj dhe Kurti theksojnë sakrificat dhe angazhimin për Kosovën
Ballina 1Lajme

Osmani, Begaj dhe Kurti theksojnë sakrificat dhe angazhimin për Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2025/02/17 at 7:38 PM
Kosova Times Published February 17, 2025
Share
SHARE

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të pavarësisë, ashtu si dhe vitet e kaluara, u mbajt pritja shtetërore. Krerët e shtetit, përfaqësues të institucioneve, ambasadorë të huaj në vend dhe aktorë politikë e të fushave të tjera u mblodhën për të festuar këtë ditë historike për Kosovën.

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë fjalës së saj theksoi se kjo ditë është një nga më të rëndësishmet për popullin dhe shtetin e Kosovës. Ajo kujtoi sakrificat e të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës dhe theksoi se Republika e Kosovës është dhe do të mbetet një histori suksesi. “”Për 17 vjet kjo ditë shënohet si dita më domethënëse. Sot jemi mbledhur për ta festuar bashkërisht ditën e pavarësisë. Sot në çdo rrugë dhe në çdo shesh triumfon dashuria për Kosovën. E kjo dashuri na ka mbajtur dhe na mban të fortë. 17 vjet më parë Kosova i tha gjithë botës njëzëri se do të jetë gjithmonë e lirë, e pavarur dhe sovrane. Kujtimi për secilin dëshmor të UÇK-së është përgjithmonë i gdhendur. Në këtë përvjetor le të kujtojmë jo vetëm sakrificën e atyre që dhanë gjithçka për lirinë, por edhe përgjegjësinë që kemi secili për ta ndërtuar një Kosovë që ecën krenare drejt familjes euroatlantike. Kosova është shtëpia jonë, krenaria jonë më e madhe. Krah për krah me aleatët tanë do të ecim përpara. Le ta dëshmojmë para botës se Kosova është dhe do të mbetet histori suksesi”, deklaroi presidentja Osmani.Ndërsa, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, vlerësoi pavarësinë e Kosovës si testament të qëndresës dhe sakrificës së popullit kosovar. Ai nderoi figurat historike të Kosovës, si Ibrahim Rugova, Adem Demaçi, Adem Jashari, dhe të gjithë dëshmorët dhe luftëtarët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. “Pavarësia e Kosovës është testament i qëndresës, amanet i ngadhënjimit të sakrificës dhe besimit në drejtësinë e popullit për të jetuar të lirë,” u shpreh ai.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se 17 Shkurti i vitit 2008 shënoi një moment historik për popullin e Kosovës, një ditë që erdhi pas një shekulli qëndrese dhe sakrificash. Ai theksoi se kjo ditë është një mundësi për të kujtuar dhe nderuar të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, përfshirë dëshmorët, të zhdukurit dhe të burgosurit politikë.

“Ne kemi detyrë të përfaqësojmë edhe aspiratën e gjithë atyre që janë përpjekur për krijimin e një shteti sovran. Republika ka dorëzuar aplikimin për tu anëtarësuar në BE, edhe pse 5 shtete anëtare nuk na njohin ne. Kosova mbështet luftën e drejtë dhe mbrojtëse të Ukrainës, edhe pse nuk kemi njohje prej saj. Republika po bën përpjekje maksimale për respektimin e të drejtave të njeriut, luftën kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe barazi”, theksoi Kurti.

You Might Also Like

Rama viziton punimet e FEST 3: Arti kthehet në zemër të Prishtinës

Kërkohet paraburgim për të pandehurin për veprën penale ‘Dhunim’

Osmani: Nuk ka qëndrim unik për mandatarin e dytë

Në moshën 73-vjeçare ndërron jetë ish-kryeministri Fatos Nano

Basha: Heroizmi i policëve të rënë është vazhdimësi e lavdisë kombëtare

Kosova Times February 17, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Iran: Laureatit të Nobelit iu mohua kujdesi mjekësor

Kosova Times Kosova Times November 3, 2023
Ukraina lejoi zyrtarisht të shkruhet “Rusia” dhe “Moska” me shkronja të vogla
Messi e Ronaldo, për herë të parë nga viti 2003 jashtë garës për Ballon d’Or
Kompetencat e NATO-s në Kosovë
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi fundosjen e një nëndetëse ruse në Sevastopol
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?