By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ndryshimi në testin me shkrim e ka lehtësuar procesin për patentë shoferi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Ndryshimi në testin me shkrim e ka lehtësuar procesin për patentë shoferi
Uncategorized

Ndryshimi në testin me shkrim e ka lehtësuar procesin për patentë shoferi

Kosova Times
Last updated: 2025/02/21 at 8:39 PM
Kosova Times Published February 21, 2025
Share
SHARE

Për të gjithë kandidatët që pretendojnë të bëhen shoferë, nga 18 shkurti testi teorik ka pësuar një ndryshim. Dikur në pyetjet e krijuara kishte më shumë se një përgjigje, ndërkaq tani është vetëm një përgjigje e saktë.

Ndryshimi në testin me shkrim për kandidatët që aplikojnë për patentë shoferë, e ka lehtësuar këtë proces.

Nga 18 shkurti, kur ky ndryshim hyri në fuqi, kandidatët që i nënshtrohen testit me shkrim për patentë shoferë, në përgjigje duhet të zgjedhin vetëm një opsion që është i saktë, e jo dy e më tepër siç ka qenë.

Por procesi duket se nuk është lehtësuar vetëm për kandidatët, por edhe për ligjëruesit e tyre.

“Që nga i 18 ti i muajit shkurt kanë filluar testet me nga një përgjigje të saktë. Të gjitha kandidatët që janë duke hyrë janë shumë më të kënaqur, sepse testi i përparmë ka qenë koxha i vështirë në krahasim me këtë test, edhe është rrit më duket përqindja e kalueshmërisë, edhe kandidatët janë më të kënaqur me këtë sistem të ri të pyetjeve. Shumë më i lehtë, shumë me i kuptueshëm. Ligjërimi është i njëjtë, me temat e njëjta por kandidatët po e dijnë që vetëm 1 nga tri opsionet është i saktë, apo shenjat e saktë e pasaktë”, tha për RTK, Selim Shala, ligjërues.

Edhe Flakron Iberdemaj, pronar i Autoshkollës, tha se testi i ri është shumë më i lehtë për kandidatë, tri përgjigje është vetëm 1 e saktë. “Tani edhe ligjëruesit e kanë shumë më të lehtë me ua shpjegu kandidatëve pjesën teorike”, tha ai.

Nga Ministria e Infrastrukturës kanë bërë të ditur se kalueshmëria në testin teorik për patentë shoferë, me ndryshimet e reja, është ngritur për 10-15%, në vetëm dy.

“Edhe pse është ende herët që të kemi një krahasim të kalueshmërisë, sipas sistemit kalueshmëria është ngritur diku për 10-15%, e cila varet edhe nga Njësia rajonale se ku janë testuar kandidatët”, thonë nga Ministria.

Sipas Ministrisë, testimi ka ruajtur standardet e nevojshme për të siguruar që shoferët e rinj të janë të aftë dhe të ndërgjegjshëm për sigurinë rrugore.

Sipas të dhënave, kandidatët që kanë kaluar provimin për vitin 2024, janë 38.952 nga provimi teorik dhe 37.952 nga provimi praktik (për të gjitha kategoritë), kurse për periudhën 1 janar 2025 e deri më 15 shkurt 2025 janë 4884 nga provimi teorik dhe 5270 nga provimi praktik (për të gjitha kategoritë)”.

You Might Also Like

Policia konfiskon armë, automjet dhe bagëti të dëmtuara, nis hetimi penal

Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur

ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë

Horoskopi ditor për 29 dhjetor

Diplomati veteran amerikan përshkruan udhëzimet strategjike për Zelenskyn në bisedimet e paqes të mbështetura nga SHBA-ja

TAGGED: #Patentshoferi, #Testi me shkrim
Kosova Times February 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Alarmante numri i rasteve te reja me kancer të gjirit

Kosova Times Kosova Times October 7, 2022
Rusia ka humbur gjysmën e eksporteve të saj të armëve
Gashi për Kurtin: Uroj të mos ketë qëllim frikësimin e qytetarëve
Parlamenti ukrainas riemërtoi më shumë se 300 toponime
Giroud firmos me Los Angeles FC
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?