By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sindikata e Re e KEK-ut reagon ndaj deklaratave të KESCO-s
June 21, 2025
Trenjake në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, Koçiu: Përkushtim i stafit për lindjen e veçantë
June 21, 2025
Rama: Rehabilitohen plazhet publike në shëtitoren “Taulantia” në Durrës
June 21, 2025
Ekspertët kryesorë mbështesin kritiken e agresionit të Rusisë
June 21, 2025
Në SHBA ,hajdutët vjedhin vezë në vlerë 100 mijë dollare, për kthimin e tyre kërkojnë shpërblim
June 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KQZ: Përfundon numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KQZ: Përfundon numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit
Ballina 1Lajme

KQZ: Përfundon numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit

Kosova Times
Last updated: 2025/02/21 at 10:28 PM
Kosova Times Published February 21, 2025
Share
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të premten në mbrëmje, më 21 shkurt 2025, është përmbyllur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të votave të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime më 9 shkurt 2025.

Në 38 Qendrat Komunale të Numërimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ofruar transparencë të plotë të procesit të numërimit duke prezantuar në ekrane punën e çdo ekipi të numërimit, përfshirë pamjen e fletëvotimeve të plotësuara në vendvotime nga votuesit dhe krijimin e formularëve digjital.

Gjatë kësaj periudhe, numri i vendvotimeve të rregullta që janë numëruar është 2,533, në të cilat më 9 shkurt 2025 janë mbajtur Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Në Qendrat Komunale të Numërimit, përveç procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, është bërë edhe verifikimi i votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të votave për subjektet politike.

Pas procesit të numërimit dhe verifikimit që është zhvilluar në Qendrat Komunale të Numërimit, KQZ ka publikuar platformën elektronike https://rezultatet2025.net në të cilën janë publikuar rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë. Në këtë platform do të publikohen edhe rezultatet nga vendvotimet e mbetura.

Po ashtu, me qëllim të rritjes së transparencës, KQZ ka filluar me publikimin e formularëve të rezultateve për subjektet politike dhe kandidatët nga Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025.

Këta formularë janë plotësuar në Qendra Komunale të Numërimit gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e vendvotimeve.

“Publikimi i formularëve nga QKN-të sipas komunave është proces i vazhdueshëm. Pas përfundimit të numërimit, formularët e plotësuar skanohen dhe të njëjtit publikohen gradualisht në ueb faqen e KQZ-së”, njofton KQZ. /Kosovatimes/

You Might Also Like

PDK me Deklaratë Politike riafirmon përkushtimin për ta udhëhequr vendin

Gjeneral Jashari viziton JRTC, falënderon për mbështetjen e FSK-së

Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova

Basha: Deputetët opozitës po e bojkotojnë konstituimin e Kuvendit

Kadrijaj: LVV-ja qëllimisht po e pengon konstituimin e Kuvendit

TAGGED: #KQZ, #Numërimi i votave
Kosova Times February 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Surrogatët e demokracisë për veriun

Kosova Times Kosova Times October 3, 2024
Një punonjës i një kompanie të prodhimit të dronëve u arrestua në Moskë
Analistët: Ndryshimi i ligjit të shtetësisë rrezikon seriozisht pavarësinë e Malit të Zi
Vuçiq i quan akuzat e Kosovës për përfshirjen e tyre në sulm, përpjekje e sulmit hibrid ndaj Serbisë!
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?