By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si e shohin eksperte rus Ballkanin ne kete shekull?
October 30, 2025
Fillon në Paris gjyqi i shtetasve bullgarë për përdhosjen e memorialit të Luftës së Dytë Botërore të lidhur me Kremlinin
October 30, 2025
Horoskopi ditor për 30 tetor:
October 30, 2025
“Putin, Haga po të pret.” Si po thumbohen ambasadat ruse për luftën në Ukrainë
October 29, 2025
Më shumë se 130 persona u vranë gjatë bastisjeve të policisë në Rio de Janeiro
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mali i Zi, regjimi i vizave rrezikon integrimin evropian
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Mali i Zi, regjimi i vizave rrezikon integrimin evropian
Ballina 2Rajon / Botë

Mali i Zi, regjimi i vizave rrezikon integrimin evropian

Kosova Times
Last updated: 2025/02/23 at 8:09 PM
Kosova Times Published February 23, 2025
Share
SHARE

Komisioni Evropian ka paralajmëruar Malin e Zi se rrezikon të marrë fonde nga Plani i Rritjes nëse nuk tërheq vendimet për ndryshimet në regjimin e vizave për vendet e treta deri në fund të këtij muaji. Duke pasur parasysh numrin në rritje të vendeve që nuk janë në përputhje me regjimin e vizave të BE-së, dhe për të përmbushur hapat e Agjendës së Reformës, Mali i Zi duhet të heqë dy vende nga regjimi i tij pa viza deri në fund të shkurtit 2025.

Ky reagim vjen pasi Mali i Zi shtoi një vend të ri, Bahrejnin, në regjimin e tij pa viza dhe ndryshoi regjimin pa viza të Arabisë Saudite nga sezonal në të përhershëm.

Lidhur me këtë reagim të Komisionit Evropian Qeveria e Malit të Zi tha se “në rrethanat aktuale globale, qasja në tregje të reja dhe ardhja e lehtësuar e turistëve dhe investitorëve janë çelësi për qëndrueshmërinë e turizmit malazez. Janë pikërisht interesat e qarta ekonomike ato që janë arsyeja kryesore pse Mali i Zi vendosi një regjim pa viza me një numër të caktuar vendesh”.

“Në bashkëpunim me BE-në do të vazhdojmë të kërkojmë zgjidhjet më të mira, të cilat do të kënaqin njëkohësisht interesat tona kombëtare ekonomike dhe detyrimet që kemi në procesin e anëtarësimit në BE”, theksohet në reagimin e qeverisë malazeze.

Këto veprime opozita malazeze i sheh si kërcënim për të ardhmen evropiane të Malit të zi dhe akuzoi partitë në pushtet për shkatërrimin e institucioneve shtetërore të Malit të Zi.

“Prej vitit 2020 partitë në pushtetin e Malit të Zi po bëjnë garë se kush më shumë po i shkatërrojë institucionet dhe sistemin e sigurisë për të parandaluar integrimin evropian të vendit”, tha kryetari i Partisë Demokratike Socialiste në opozitë, Danijel Zhivkoviç.

Në anën tjetër grupi joformal i studentëve “Kamo Sjutra” (“Kah nesër”) njoftoi të mërkuren se ka ngritur padi për shpifje kundër Partisë Demokratike të Malit të Zi dhe zyrtarëve të saj në qeveri.

Sipas këtij grupi, zyrtarët qeveritarë nga kjo parti kanë bërë “akuza të pavërteta për lidhje të organizatorëve të protestës studentore me klane kriminale dhe për korrupsion”, duke rrezikuar, sipas tyre drejtpërdrejt këtë grup.

Ata akuzuan Ministrin e Brendshëm, Danilo Sharanoviç për komentet e bëra në shtyp kur u shpreh se “ka të dhëna operacionale për një vlerësim të tillë”, ndonëse sipas studentëve, ai nuk ka dhënë asnjë provë për to.

Sipas grupit studentor, akuzat nga zyrtarët politikë ndaj organizatorëve kanë nxitur gjuhën e urrejtjes, kërcënimet dhe fyerjet në rrjetet sociale ndaj tyre.

Protestat e përditshme kanë vazhduar me bllokimin e rrugëve në Podgoricë dhe qytete tjera që nga fillimi i vitit. Studentët po kërkojnë dorëheqjen e drejtuesve të sektorit të sigurisë për masakrën në Cetinë, në të cilën u vranë 13 persona dhe u plagosën tre të tjerë.

Protestat e studentëve po gjejnë mbështetje edhe tek publiku në Mali të Zi, ku shumë banorë shprehen të zemëruar me ato që i konsiderojnë reforma të ngadalshme të policisë, e cila ka mungesë punonjësish dhe fondesh dhe grindjeve burokratike dhe politike brenda qeverisë.

You Might Also Like

Si e shohin eksperte rus Ballkanin ne kete shekull?

Fillon në Paris gjyqi i shtetasve bullgarë për përdhosjen e memorialit të Luftës së Dytë Botërore të lidhur me Kremlinin

“Putin, Haga po të pret.” Si po thumbohen ambasadat ruse për luftën në Ukrainë

Më shumë se 130 persona u vranë gjatë bastisjeve të policisë në Rio de Janeiro

Një britanik i arrestuar në Kiev, i dyshuar për spiunazh. Përgatit një sulm terrorist?

TAGGED: #Integrimi evropian, #Mali i Zi, #Regjimi i vizave
Kosova Times February 23, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë nis punën në veri

Kosova Times Kosova Times July 22, 2024
A do t’i afrojë Evropën dhe Kinën marrëveshja e Trump me Putinin?
Bien skelet e një ndërtese ‘Te Qafa’, dëmtohen disa vetura
Analistët amerikanë, mendime të ndryshme për qëndrimin e Uashingtonit ndaj Kosovës
Senatorja amerikane: SHBA krah jush, nuk duam konflikt
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?