By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 qershor
June 5, 2025
Marine Le Pen i është revokuar mandati parlamentar
June 4, 2025
SKENA TË PABESUESHME NË PARLAMENTIN BULLGAR: Shpërthen një sherr për euron (VIDEO)
June 4, 2025
Shefi i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Shoigu, takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut në Phenian
June 4, 2025
Çfarë duhet të dini për Haxhin e këtij viti: Temperatura të larta, ndalim hyrjeje për fëmijë dhe kufizime për “përsëritësit”
June 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri, shkollat profesionale dhe nevojat në rritje të tregut të punës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëri, shkollat profesionale dhe nevojat në rritje të tregut të punës
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëri, shkollat profesionale dhe nevojat në rritje të tregut të punës

Kosova Times
Last updated: 2025/02/23 at 8:23 PM
Kosova Times Published February 23, 2025
Share
SHARE

Në Shqipëri, tregu i punës ka ndryshuar me shpejtësi vitet e fundit, duke nxjerrë në pah mungesën e specialistëve të mesëm, që përgatiten në shkollat profesionale. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, nga 61 bashki që ka vendi, vetëm 19 prej tyre kanë shkolla profesionale, të cilat, me gjithë kërkesat në rritje të tregut të punës, vazhdojnë të përgatisin një numër të kufizuar specialistësh të nivelit të mesëm.

Mes 31 shkollave profesionale, që funksionojnë aktualisht në Shqipëri, është edhe shkolla industriale “Arben Broci” në qytetin e Shkodrës. Në këtë shkollë përgatiten si profesionistë të mesëm të rinj nga disa rrethe veriore të Shqipërisë.

Shkolla, thotë drejtori i saj Zamir Laçaj, është rikonstruktuar dhe zgjeruar vitet e fundit duke u pajisur me laboratorë modern për 6 drejtimet e saj, në përshtatje me nevojat e tregut të punës.

“Pas pandemisë shkolla ka një rënie rreth 40% të numrit të nxënësve të larguar. Nga 815 nxënës sot kemi 436 nxënës. Janë të ndarë në disa drejtime, ku më i pëlqyer është drejtimi shërbim mjete transporti me 56 nxënës, drejtimi elektrik me 30 nxënës pastaj janë të gjitha drejtimet e tjera”, thotë ai.

Shkolla u ofron të rinjve të përgatiten për zanatet me të kërkuara në tregun e sotëm të punës si dhe të punësohen, ende pa mbaruar vitet e shkollimit.

Nxënësi David Dacaj thotë se ka ardhur në këtë shkollë nga Malësia e Madhe për të mësuar zanatin e elektroteknikës, pasi nga zona e tij, Malësi e Madhe, kanë emigruar shumë persona dhe ka shumë nevojë për një profesion të tillë. Ndërsa nxënësi tjetër, Leonardo Koleci, thotë se njëkohësisht me shkollën punon në kompaninë PC Telekom, ku ushtron profesionin, kryesisht në pjesën e programimit.

Shkolla e mesme profesionale, thotë drejtori Laçej, u krijon mundësi të rinjve të aftësohen në një nga profesionet më të kërkuara në treg, por edhe të vazhdojnë studimet në nivelin universitar. Sipas të dhënave të gjurmimit, thotë ai, pjesa më e madhe e nxënësve, që mbarojnë shkollën profesionale, arrijnë të punësohen ose të hapin një biznes.

“ Për vitin e kaluar, nga 115 nxënës që janë diplomu, 19% prej tyre kanë ndjekur studimet e larta, 42% kanë hapur biznese të tjerë dhe janë punësuar. Rreth 15% deklarojnë se punojnë, por punojnë në të zezë dhe nuk i gjejmë të regjistruar pranë zyrës së punës. Ndërsa një pjesë, rreth 19 përqind kanë emigruar, tregues ky që është në rënie krahasuar me vitet e tjera”.

Sipas inxhinier Nesti Kiri, gjatë 30 viteve të fundit, për shkak të mungesës së një strategjie të drejtë në fushën e arsimit profesional, është krijuar një hendek i madh që reflektohet në mungesën e profesionistëve të nivelit të mesëm.

“ Shumë specialistë janë larguar jashtë vendit. Por ka patur edhe një periudhë që të gjithë të rinjtë u fokusuan tek lëndët e përgjithshme, si në shkollën e mesme, ashtu edhe në të lartën, në juridik, ekonomik, etj. dhe kështu u krijua një boshllëk për profesionistët e mesëm”, thotë ai.

Në mandatin e saj të parë, qeveria premtoi hapjen e shkollave profesionale në të gjitha bashkitë e vendit, por aktualisht, vetëm 19 nga 61 bashkitë kanë shkolla të mesme profesionale.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, këtë vit rreth 15 mijë të rinj po vazhdojnë studimet në 31 shkollat profesionale, numër ky shumë i vogël, krahasuar me nevojat në rritje që ka tregu i punës për profesionistë të nivelit të mesëm. Drejtoresha Rajonale e Punësimit në Shkodër, Rozafa Zmijani, thotë se kërkesat e tregut të punës janë më të mëdha se sa numri i profesionistëve që dalin nga shkollat profesionale.

“ Këto vitet e fundit ka patur një promovim shumë të mirë për arsimin profesional gjë që vërehet në numrin gjithnjë në rritje të regjistrimeve në shkollat e mesme profesionale. Por numri i specialistëve të mesëm që nxjerrin në një vit këto shkolla është i limituar. Dhe, kur flasim për tregun, ndryshimi ka qenë shumë i madh këto tre vitet e fundit”.

Drejtoresha Zmijani, thotë se në 3 vitet e fundit, me ritmet e zhvillimit të turizmit, tregu i punës ka një ndryshim shumë të madh në lidhje me kërkesën dhe ofertën. Ndaj, për të zbutur sa të jetë e mundur mungesën e specialistëve të mesëm në treg, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive po zbaton një program 3 deri në 6 muaj trajnimi në vendin e punës dhe, më pas, me mbështetje punësimi për 6 muaj, për të rinjtë e moshës 15 deri në 29 vjeç.

You Might Also Like

Marine Le Pen i është revokuar mandati parlamentar

SKENA TË PABESUESHME NË PARLAMENTIN BULLGAR: Shpërthen një sherr për euron (VIDEO)

Shefi i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Shoigu, takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut në Phenian

Çfarë duhet të dini për Haxhin e këtij viti: Temperatura të larta, ndalim hyrjeje për fëmijë dhe kufizime për “përsëritësit”

Video e pabesueshme nga Gaza: Një foshnjë nxirret e gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shkatërruar nga një sulm izraelit

TAGGED: #Shkollat profesionale, #Shqipëri, #Tregu i punës
Kosova Times February 23, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Teksa ukrainasit mirëpriten, afganët në Poloni ankohen për vështirësi dhe dëbim

Kosova Times Kosova Times December 18, 2023
Aktivitetet e zyrtarëve policor, realizohen 136 urdhëresa të gjykatës
Fuqia e pasaportës së Kosovës, në vëndin e 99 nga 199 në nivel global
Sveçla: Sundimi i rendit dhe ligjit, qëllimi ynë
Kurti: Diaspora që t`i votojnë partitë socialdemokrate në BE
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?