By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin
January 10, 2026
Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?
January 10, 2026
Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë
January 10, 2026
Hynë me forcë në një ndeshje futbolli dhe vranë njerëz në fushë
January 10, 2026
Hibridet u përgjigjen zakoneve të reja të mysafirëve
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Tradita gojore në shekullin 21”, ligjëratë nga Anna Di Lellio
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > “Tradita gojore në shekullin 21”, ligjëratë nga Anna Di Lellio
Lajme

“Tradita gojore në shekullin 21”, ligjëratë nga Anna Di Lellio

Kosova Times
Last updated: 2025/02/24 at 1:07 PM
Kosova Times Published February 24, 2025
Share
SHARE

Albanologia, Anna Di Lellio e cila në Prishtinë mbajti ligjëratën me temë “Tradita gojore në shekullin 21”, ka folur për përvojën e saj kur për herë të parë erdhi në Kosovë.

 

E doktoruar në sociologji e me specializim në Universitetin e Nju Jorkut, dashurinë e saj për Kosovën e nisi qysh nga puna e saj në Kukës, me refugjatët kosovarë atë botë.

Në Kosovë kishte hyrë atëherë kur kishin hyrë edhe trupat e NATO-s. Derisa ka treguar se çfarë i kishte bërë përshtypje në objektin e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Figura e komandantit legjendar Adem Jashari në ballë të këtij objekti, thotë ta ketë bërë kureshtare të dinte më shumë rreth tij, e për këtë shkoi të hulumtonte në Prekaz ku edhe e kishte mësuar të vërtetën për të.

Di Lellio, që librat e saj i ka shkruar mbi bazën e historive orale, ka treguar për librin e saj të parë që kishte shkruar rreth Betejës së Kosovës.

“Zbulova që njerëzit thoshin se Millosh Kopiliçi ishte shqiptar e jo serb. Libër që ka tetë variante të ndryshme të këngës për Millosh Kopiliçin, është një ep i tërë që ai paska qenë shqiptar e jo serb, dhe ky ishte zbulim i madh”, tha ajo.

Një tjetër libër për të cilin foli dhe tha të jetë tejet krenare, është edhe “Dimri i gjatë i vitit 1945” që ka të bëjë me masakrën e Tivarit.

“Është si një novelë grafike e ilustruar, ky libër ka lindur nga regjistrimet me të mbijetuar të kësaj masakre”, tregoi ajo.

Ndërkohë, kur foli për librin e saj të fundit, “Jugosllavia u shemb në Trepçë”, tha se qëndresa e rezistenca e minatorëve, ishte një moment kyç në historinë e Kosovës.

“Dhe kam organizuar historinë e vonshme të Kosovës përreth tri datave, tri ngjarjeve. Së pari Trepça në vitin 1989, Prekazi në vitin 1998 dhe intervenimi i NATO-s në 1999. Trepça për mua kur kam filluar të lexoj për të, dhe them me vete, pse nuk kujtohet Trepça, siç mbahet në mend Reçaku e Prekazi?. Dhe kam lexuar më shumë dhe kam kuptuar që, Trepça është goxha e komplikuar si grevë, dhe kam filluar të krijoj mendimin që Trepça ka qenë fillimi i fundit të Jugosllavisë”, tha tutje ajo në këtë ligjëratë.

You Might Also Like

Dyshimet për spiunazh, Shehollit i zgjatet paraburgimi edhe dy muaj

Paraburgim për 4 të pandehur, masa sigurie për 35 të tjerë në rastin e BKS

Haradinaj: IImzot Nikë Prela dhe Imzot Mark Sopi do të kujtohen gjithmonë

I jepet lamtumira e fundit Ali Sadriut, Abdixhiku:Jetoi politikën si mision

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

Kosova Times February 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Katër vëllezër, pesë parti!

Kosova Times Kosova Times November 8, 2022
Palestinezët ikin mes bombardimeve për t’iu shmangur rrethimit izraelit
Partitë greke në garë për votat e “brezit të humbur”
Akademia e Shkencave, veprimtari përkujtimore në nderim të Ismail Kadaresë
Numri i rasteve të diskreditimit të ushtrisë në Rusi iu afrua 5 mijë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?