By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Djathtisti zviceran poston video të rreme të të majtës, humb imunitetin
June 28, 2025
Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Beograd, protestuesit hedhin shishe, vezë… Vuçiç nxit
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Ditët e miqësisë”- nje event pritje me përcjellje të ngrohta
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > “Ditët e miqësisë”- nje event pritje me përcjellje të ngrohta
Lajme

“Ditët e miqësisë”- nje event pritje me përcjellje të ngrohta

Kosova Times
Last updated: 2025/02/26 at 11:56 AM
Kosova Times Published February 26, 2025
Share
SHARE

Muaji shkurt sërish na gjen në një udhëtimin në eventin tashmë tradicional “Dita e Miqësisë midis gazetarëve”. Një projekt i nisur 14 vite më parë nga kreu i UGSH –Dega Elbasan Besim Dybeli me mbështetje të pareshtur të Shoqatës Kulturore Reiss Egnatia me kryetar Xhimi Vila. Jo rastësisht kjo iniciativë doli nga gazetarë të një qyteti me traditë, nga i cili kanë dalë emra të spikatur të gazetarisë shqiptare.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përveç shoqërimit interesant me biseda të këndshme midis pjesëmarrësve të komunitetit gazetaresk, janë edhe tryezat ku rrahën çështje të ndryshme në fushën mediatike të cilat pasqyrojnë sfidat në profesionin gazetaresk. Këto takime ushqejnë gazetarët me ngjarje të ndryshme përmes shkëmbimit të përvojave të tyre  nga vende brenda një hapësire kombëtare.

Ky takim i gazetareve ka pasur edhe një dimension tjetër, atë të promovimit të pjesëve më të bukura në skaje të ndryshme përmes reportazheve dhe rrëfimeve të mrekullueshme nga banorët vendës.  Në këtë organizim, më ka rënë të takojë njerëz të ndryshëm, duke krijuar lidhje miqësie dhe duke më ofruar si të gjithë gazetarëve një pamje më të afërt të pjesëve të ndryshme të arealit tonë.

E organizuar nga ana e UGSH –dega Elbasan, në emër të cilit kryetari i saj Besim Dybeli ka falënderuar pjesëmarrësit, ky event është mbajtur në tri qytete Shkup, Preshevë/ Bujanovc dhe Pejë, qytetet me një trashëgimi të pasur historike dhe arkeologjike. Në këto tri vende gazetarët patën mundësinë të njihen më për së afërmi me njëri tjetrin, madje për befasi disa patën rastin të takohen pas shumë viteve duke ngjallur emocione të pa përshkruara.

Në takimin në Shkup, komuniteti i gazetarëve pjesëmarrës u pritën nga Zv/kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, si dhe ambasadori shqiptar atje, Denion Meidani. Në një sallë të bukur ONIX në qendër të qytetit me pjesëmarrjen e  tyre u mbajt në tryezë e cila udhëhiqej nga kreu i UGSh Aleksandër Cipa ku për kryefjalë  kishte  sfidat e dezinformimit. Ai u përqendrua tek zhvillimi i mediave në rrethanat e reja. Rreth kësaj cështje tejet shqetësuese për gazetarin profesionale, folën emra të spikatur të mediave, si Frok Cupi, Mentor Kikia, Anila Hoxha, gazetarë të njohur nga Maqedonia,

 

Zëvendëskryeministri Mexhidi u ndal me sfidat e institucioneve shtetërore me çështjen e dezinformimit. Më pas gazetarët bënë një guit turistike në qytet ku vizituan edhe shtëpinë e Shenjtores Nënë Tereza dhe pjesë të ndryshme të trashëgimisë arkeologjike.

 

Në mbrëmje gazetarët, pas një agjende të ngjeshur  shijuan ushqimet tradicionale në qarshi të vjetër me ushqimet tradicionale ku pjesa dërmuese janë produktet e mishrave nga zgarra.

Hotelet nga ajo që syri të kap, nga pamjet e jashtme duken si bujtina, por që të gjitha në brendësi janë të në niveli të kënaqshëm me dhjetëra dhoma dhe restorante.

Gjatës ditës qarshia është plotë jetë nga numri i madh i qytetarëve dhe qindra turistë nga vende të ndryshme. Gazetarëve sikur i ikën koha, zgjohen  në orët e para të mëngjesit për të shijuar sa më shumë qytetin e bukur Shkupin. Disa që e kanë të njohur qytetin, i drejtohen çajtores së vjetër Solid apo një byrektore e cila servon byrek në bukë dhe xhevrekët e famshëm, të paktat që hapen në orën 6 të mëngjesit.

Komuniteti ndahet nga ky qytet i bukur duke merr drejtim për në Preshevë, ku priten në Kuvendin komunal nga kryetarja Ardita Sinani, e cila falënderoi për këtë vizitë, sikurse edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, zoti Bardhyl Canaj.

Duke njoftuar për zhvillimet e fundit, ajo i bëri thirrje gazetarëve për një angazhim maksimal në sensibilizim e problemeve me të cilat përballen shqiptarët e kësaj pjese. Gazetarët më pas u nisën në Bujanoc ku u pritën nga kryetari i komunës Arbër Pajaziti dhe zëvendësi i tij Levent Qazimi, i biri i dëshmorit Ridvan Qazimi (Komandant Lleshi) shoqëruar nga Ambasadori i Shqipërisë. Gazetarët vizituan më pas Muzeun e luftës së Bujanocit ne Ternovc.

 

Përveq takimit në kabinetin e kryetarit, u zhvillua edhe një tryezë me titull „Turizmi dhe Media“ ku u diskutua për potencialet dhe resurset turistike të komunës si dhe për hapësirën mediale tek mediat shqiptare dhe kontributin e gazetarëve në shtjellimin e temave nga kjo anë. Kryetarin Pajaziti e gëzoi fakti për interesimin e jashtëzakonshëm të gazetarëve shqiptarë për prezantimin e Bujanocit në mediat e njohura të hapësirës shqiptare. Për kontribuesit e shtrirjes së miqësisë mes gazetarëve dhe atyre më me përvojë, Kreu i komunës Pajaziti  ndau disa mirënjohje. Ne orët e mbrëmjes, anëtarët e SH.K.A. „Zëri i Luginës“ shfaqën segmente artistike, ndërsa pjesa tjetër u shoqërua me program argëtues.

Ky event duke u shndërruar në një traditë prej 14 vitesh po ndërgjegjëson komunitetin e gazetarëve për të adresuar për bashkërisht çështje të pakicës shqiptare në Serbi dhe aspekte të përfaqësimit shqiptar në gjithë hapësirën.

Në ditën e fundit, pikë ndalese ishte qyteti Peja me një histori të pasur dhe trashëgimi kulturore dhe historike. Ky qytet është krenar me bjeshkët e Rugovës me  bukurin e saj që është një destinacion i preferuar turistik. Gazetarët përveç muzeut të qytetit vizituan edhe manastirin e Pejës duke u njohur me historikun e saj.

Me mikpritje të ngrohte,  në  një dreke pune me ushqime tradicionale, gazetarët disa orë bashkëbiseduan duke ndarë emocionet nga ky event përmbyllës të  “Ditët e Miqësisë”, duke u kthyer në Shqipëri, të mbushur me plot emocione. Përveç mikpritjes, organizimi i eventit ishte i jashtëzakonshëm, duke bërë vizitat të paharrueshme. Nuk ka fjalë falënderimi për organizatorët për aq përvojë në një periudhë të shkurtër. Ky event po e pasuron komunitetin gazetaresk me ura të reja miqësie duke dhënë një kontribut të çmuar pse jo edhe në fushën e turizmit përmes reportazheve nga gazetarët për 14 vite skaj në skaj të hapësirës sonë. Mikpritja juaj dhe organizimi i eventit ishin të jashtëzakonshëm, duke e bërë vizitën të paharrueshme. Lidhjet që kemi bërë kanë qenë të paçmueshme në rritjen tonë profesionale.

Ilir Krasniqi

You Might Also Like

Kurti: PDK e LDK e kanë keqlexuar aktgjykimin e Kushtetueses

Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën

Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën

Dy opsionet e kompromisit te Kurtit dhe refuzimi i tyre

Peci: Duhet marrëveshje politike, partitë t’i thirrin arsyes

Kosova Times February 26, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Policia shqiptoi 1320 gjoba trafiku për 24 orë

Kosova Times Kosova Times December 26, 2024
Hamza: E përjetoj shqetësimin e të prekurve me kancer
Administrata e Biden do të kufizojë të drejtën për të kërkuar azil politik në ShBA
Astronauti urgjentisht dërgohet në spital, pas 8 muaj qëndrimi në hapësirë
Shkollimi i hershëm – “luks” në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?