By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
E thjeshtë, e shijshme dhe e shëndetshme: Torte me portokall dhe çokollatë pa pjekje
November 3, 2025
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog
November 3, 2025
Katër raste të armëmbajtjes pa leje në Gjakovë dhe Prishtinë
November 3, 2025
Aksident trafiku me fatalitet në Rahovec
November 3, 2025
51 aksidente trafiku dhe 23 persona të arrestuar gjatë 24 orëve të fundit
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hasani: Në qershor pritet hapja e dy grup-kapitujve të fundit me BE-në
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hasani: Në qershor pritet hapja e dy grup-kapitujve të fundit me BE-në
Lajme

Hasani: Në qershor pritet hapja e dy grup-kapitujve të fundit me BE-në

Kosova Times
Last updated: 2025/02/28 at 1:12 PM
Kosova Times Published February 28, 2025
Share
SHARE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, deklaroi sot se në qershor pritet që Shqipëria të hapë dy grup-kapitujt të fundit me Bashkimin Evropian, ndërsa në dhjetor pritet të nisë mbyllja e kapitujve të parë.

 

Në fjalën e tij në Konferencën e Komisioneve Parlamentare për Integrimin Evropian/Çështjet Evropiane të Shteteve Pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizimit dhe Asocimit të Evropës Juglindore që mbahet në Pallatin e Kongreseve, Hasani u shpreh se, “ky forum ka luajtur dhe vijon të luajë një rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropian të rajonit tonë dhe sot këtu ne riafirmojmë angazhimin e përbashkët për integrimin evropian, bashkëpunimin rajonal dhe ndërtimin e një rajoni të qëndrueshëm, të begatë dhe të bashkuar”.

“Formati COSAP ka dëshmuar vlerën e pazëvendësueshme si një hapësirë dialogu, duke nxitur mirëkuptimin e ndërsjellë mes vendeve tona dhe duke forcuar rolin e parlamenteve në procesin e integrimit në BE”, tha ai.

“Ballkani Perëndimor ka bashkëpunuar për të promovuar demokracinë, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut dhe qeverisjen e mirë. Vlera që  janë thelbësore për rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE. E ky rreth bashkëpunimi po zgjerohet teksa gjithnjë e më shumë vende ecin përpara në këtë proces”, tha Hasani.

Për Shqipërinë, shtoi ministri, “pa dyshim që pritja e kësaj konference është një dëshmi e përparimit të ndjeshëm që kemi bërë në rrugën e integrimit evropian, një proces gjithmonë i udhëhequr nga vizioni dhe përkushtimi i qeverisë sonë”.

Falë këtij drejtimi, nënvizoi Hasani, “Shqipëria ka shënuar arritjet më të rëndësishme, nga marrja e statusit të vendit kandidat dhe hapja e negociatave të anëtarësimit e për të vazhduar me angazhimin konkret në diskutime mbi aspektet kyçe të këtij procesi”.

“Më shumë se kurrë jemi më pranë hapit të ardhshëm të këtij rrugëtimi dhe përkushtimi i qeverisë për të përshpejtuar reformat ka vendosur një standard të ri për vendet tona”, shtoi Hasani.

Ministri Hasani u shpreh se në qershor pritet hapja e dy grup-kapitujve të fundit me Bashkimin Evropian, ndërsa në dhjetor pritet të nisë mbyllja e kapitujve të parë.

“4 nga 6 grup-kapitujt janë hapur tashmë. Në qershor ne presim të hapim dhe dy të fundit dhe nga dhjetori i këtij viti të nisim me mbylljen e kapitujve të parë”, tha Hasani.

You Might Also Like

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Katër raste të armëmbajtjes pa leje në Gjakovë dhe Prishtinë

Aksident trafiku me fatalitet në Rahovec

51 aksidente trafiku dhe 23 persona të arrestuar gjatë 24 orëve të fundit

Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Kosova Times February 28, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Vdes në moshën 33-vjeçare trajneri Illmen Bajra

Kosova Times Kosova Times December 20, 2023
Inicime disiplinore për Ballkanin e presidentin e klubit, Arsim Kabashin
Diaspora e Maqedonisë së Veriut e voton bindshëm Bujar Osmanin
Studentët e huaj shkëmbejnë përvoja me ata kosovarë
Parlamenti holandez njeh si gjenocid dëbimin e tatarëve të Krimesë në vitin 1944
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?