By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ATSH: 10 mijë turistë në dy muajt e parë të vitit në Gjirokastër
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > ATSH: 10 mijë turistë në dy muajt e parë të vitit në Gjirokastër
Lajme

ATSH: 10 mijë turistë në dy muajt e parë të vitit në Gjirokastër

Kosova Times
Last updated: 2025/03/02 at 12:06 PM
Kosova Times Published March 2, 2025
Share
SHARE

Gjirokastra po renditet përherë e më shumë në qytetet elitare të turizmit shqiptar, duke tërhequr çdo vit një numër në rritje të turistëve, ku pjesa më e madhe janë të huaj.

 

Edhe pse jemi në stinën e dimrit, rrugët e kalldrëmta, kalaja, monumentet e tjera të kulturës dhe rrethinat e qytetit, janë të mbushura me vizitorë.

Kryetari bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi tha për ATSH-në se “qyteti i Gjirokastrës dhe rrethinat kanë mirëpritur vizitorë gjatë stinës së dimrit ndërsa janë regjistruar 10 mijë turistë. Tashmë në Gjirokastër kemi një zhvillim të turizmit të qëndrueshëm dhe vizitueshmëria shtrihet përgjatë gjithë vitit”.

“Ndërkohë që muzetë e qytetit si ai Etnografik, “Kadare”, “Tuneli” dhe muzeu në “Kala” u vizituan nga 10 mijë vizitorë gjatë muajve janar dhe shkurt”, tha Golemi.

Golemi u shpreh se “fluksi gjithnjë e në rritje i vizitorëve në qytetin e mbrojtur nga UNESCO, po angazhon edhe më shumë strukturat lokale për të pasuruar akoma më shumë guidën turistike, duke e bërë Gjirokastrën një nga pikat kryesore të turizmit në vend”.

Gjithashtu, tha Golemi, zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm po ndikon pozitivisht në ekonominë lokale jo vetëm në bizneset me profil turistik, por në tërësi në aktivitetin ekonomik të rajonit jugor.

Bashkia e Gjirokastrës përveç një numri të madh aktivitetesh po përgatitet për sezonin veror.

“Po përgatisim fletëpalosje për të informuar vizitorët që vijnë në qytet, në të cilat pasqyrohen hartat, pikat turistike, të cilat duhet të vizitojnë, për të lehtësuar lëvizjen e tyre nëpër qytet”, tha Golemi.

Ndër destinacionet më të preferuara për vizitorët në Gjirokastër janë pazari karakteristik, banesat e ndryshme karakteristike dhe muzetë e qytetit, të cilët vazhdojnë të ngelen më të veçantët për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja.

Përgjatë vitit 2024, Gjirokastra u vizitua nga mbi 700 mijë turistë vendas dhe të huaj,  duke u cilësuar si një vlerë e spikatur në hartën kombëtare dhe ndërkombëtare të turizmit të qëndrueshëm dhe cilësor.

You Might Also Like

Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime

PDK në Fushë Kosovë premtoi anëtarësim në BE dhe NATO

Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale

Kosova Times March 2, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kosova Times Kosova Times November 6, 2024
Netanyhau: Ne do të marrim hak, por lufta “do të marrë kohë”
Osmani: Trump e ka parandaluar përshkallëzimin e situatës në Kosovë/Video
Vullnetarët polakë u ndihmojnë ukrainasve të përballen me luftën
Ukrainasit shkatërruan 15 varka ruse në rajonin Kherson
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?