(E plotësuar, 11:57) Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është urdhëruar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që të japë një dëshmi në Prokurorinë Speciale të Kosovës, të martën në orën 10:00, por ai nuk është paraqitur atje.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas interesimit të shumë gazetarëve, informon se dëshmitari A.K. nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij edhe përkundër faktit se i njëjti ka qenë i obliguar me Urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës edhe në këtë rast penal, sikurse në të gjitha rastet tjera do të veprojë duke respektuar legjislacionin në fuqi.

Kujtojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar ditë më parë se ka lëshuar urdhër që obligon Kurtin të japë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit në një rast që ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore, pasi kryeministri nuk është paraqitur në dy ftesa që ia ka bërë Prokuroria në muajt e fundit.

Ndryshe kryeministri i vendit, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni pak minuta më heret ka vendosur gurëthemelin e çerdhes së re në Gjilan.

Kështu ka paralajmëruar Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Kurti merr pjesë në vendosjen e gurëthemelit të një çerdheje në Gjilan

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni pritet të vendosin gurëthemelin e çerdhes së re në Gjilan.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është urdhëruar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që të japë një dëshmi në Prokurorinë Speciale të Kosovës, të martën në orën 10:00, por ai nuk është paraqitur atje.

Në hyrje të këtij objekti janë tubuar një numër i madh gazetarësh, me gjasë në pritje të paraqitjes së kryeministrit Kurti.

Kujtojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar ditë më parë se ka lëshuar urdhër që obligon Kurtin të japë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit në një rast që ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore, pasi kryeministri nuk është paraqitur në dy ftesa që ia ka bërë Prokuroria në muajt e fundit.

Ndryshe kryeministri i vendit, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni pak minuta më heret ka vendosur e çerdhes së re në Gjilan.

Kështu ka paralajmëruar Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni do të vendosin gurëthemelin e çerdhes së re në Gjilan. (“Livadhet e Arapit” në Gjilan), në ora 10:00”, ka njoftuar MASHTi.

Përndryshe sot, të martën, në orën 10:00, kryeministri i Kosovës, është urdhëruar që të japë një dëshmi në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Në hyrje të këtij objekti janë tubuar një numër i madh gazetarësh, me gjasë në pritje të paraqitjes së kryeministrit Kurti.Kujtojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar ditë më parë se ka lëshuar urdhër që obligon Kurtin të japë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit në një rast që ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore, pasi kryeministri nuk është paraqitur në dy ftesa që ia ka bërë Prokuroria në muajt e fundit.