Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se sot prezantuan para qytetarëve master planin për rigjenerimin e Kodrës së Trimave.
I pari i Prishtinës tha se ky është një projekt vizionar që synon zhvillimin e lagjes dhe krijimin e një hapësire urbane moderne.
“Gjatë takimit, dëgjuam edhe mendimet e qytetarëve, duke marrë parasysh shqetësimet dhe idetë e tyre për ta bërë këtë projekt sa më të qëndrueshëm dhe funksional për komunitetin. Ky është një hap i rëndësishëm për të ardhmen e qytetit tonë!”, ka shkruar ai në “Facebook”.