By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Progresi i Kosovës në fokus të takimit të Bislimit me ambasadorët në Berlin
September 4, 2025
Basha e njofton diplomatin britanik për procesin e seancës konstituive
September 4, 2025
Kurti falënderon Finlandën për mbështetje në rrugëtimin euro-atlantik
September 4, 2025
Hungaria injoron vendimet, Szijjarto i drejtohet Dodikut si president
September 4, 2025
Imazhe nga kamerat private video nga e gjithë bota në shitje online
September 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Serbia ndërhyri në zgjedhjet e Kosovës, nën kontroll nga Vuçiq
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Kurti: Serbia ndërhyri në zgjedhjet e Kosovës, nën kontroll nga Vuçiq
Ballina 1Lajme

Kurti: Serbia ndërhyri në zgjedhjet e Kosovës, nën kontroll nga Vuçiq

Kosova Times
Last updated: 2025/03/09 at 12:28 PM
Kosova Times Published March 9, 2025
Share
SHARE

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Ai ka përmendur 7 instanca shtetërore e jo shtetërore serbe përgjegjëse për këtë ndërhyrje, teksa ndikimi është dalluar edhe te komunitetet e tjera jo-shumicë.

 

“Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet tona parlamentare është një  cenim që i bëhet demokracisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës. Ajo ka ndikuar në zgjedhjen e deputetëve serb dhe të pakicave jo serbe, e të cilat janë nën kontrollin e plotë të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të qeverisë e të inteligjencës dhe krimit të organizuar atje”, ka thënë ai në konferencë të përbashkët me ministrin për Komunitete dhe Kthime, Nenad Rashiq.
Kurti ka thënë se vet presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka inkurajuar çdo aktorë shtetëror e jo shtetëror serb, që të përfshihet në zgjedhjet e Kosovës.
“Për këtë qëllim rol ekzekutiv ka pasur kryeterroristi Milan Radojcic, apo njeriu i cili ka marrë detyrat për Kosovën nga presidenti i Serbisë. Aparati shtetëror i Serbisë ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme t’i dëmtojë subjektet rivale serbe, veçanërisht Partinë për Liri, Drejtësi e Mbijetesë të Nenad Rashiqit, ministrit tonë dhe Demokracia Serbe të Aleksandër Arsenijeviq, por edhe votuesit e subjekteve të komuniteteve tjera, kryesisht rom e ashkali”, ka theksuar kryeministri, transmeton RTKlive.
Ai ka thënë se ndikimi i ndërhyrjes është dalluar në katër komunat veriore dhe gjashtë komunat me shumicë serbe. Ai ka potencuar tërheqjen e pothuajse të gjitha subjekteve politike serbe  dhe bastisjen e qendrës për çështje sociale.
“Kemi identifikuar 7 instanca shtetëror e jo shtetëror të Serbisë. I pari është presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i dyti është kryeterroristi Milan Radojcic, pastaj është Petar Petkovic, BIA serbe, mediat serbe të kontrolluara në Beograd, Lista Serbe dhe së fundmi është edhe struktura ilegale përfshirë këtu Bankën Postare Kursimore, qendrat sociale, zyrat e pensioneve, MTS – telekomi i Serbisë si dhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës”, ka thënë ai.
Kurti ka listuar 10 metoda të cilat aparati serb i ka përdorur karshi votuesve serb: joshja financiare, kushtëzimi financiar përmes rrezikimit të humbjes së beneficioneve, përçarja e rivalëve të Listës Serbe, shantazhi e presioni për mos mbështetje të asnjë subjekti përveç Listës, kërcënimi për t’u larguar nga këshillët e vendvotimeve, regjistrimi i ‘votuesve të sigurt’ përmes përpilimit të listave të caktuara, transporti i organizuar nga Serbia në Kosovë, organizimi kolektiv në qendra votimi, kontrollimi i votuesve dhe shenjëzimi i fletëvotimeve, transmeton RTKlive.
“Në zgjedhjet e fundit format e ndërhyrjes kanë dalluar për shkak të përmirësimit të dukshëm të sigurisë në katër komunat veriore, rezultat i sundimit të rendit e ligjit, luftimit të suksesshëm të grupeve kriminale dhe terroriste si dhe mbylljes së stukturave ilegale. Ndikimi i dikurshëm brutal e fizik, përfshirë këtu edhe rrahjet e vrasjet nuk ka qenë i mundur më. Si zëvendësim janë rritur format e tjera të kërcënimeve hibride, kryesisht joshja dhe kërcënimi financiar, shantazhi e frikësimet e kërcënimet, por edhe sulmet kibernetike”, ka thënë Kurti.
Kurti ka përmendur edhe kërcënimin e drejtpërdrejtë të Nenad Rashiq nga Milan Radojcic, si dhe kërcënimet kibernetike të tij dhe të ministrisë që ai ka drejtuar.

You Might Also Like

Tërhiqet shorti, kjo është renditja e partive në fletëvotime më 12 tetor

Osmani ngushëllon Portugalinë, për tragjedinë në Lisbonë

Hoti: Marrëveshja e Washingtonit, mundësi e humbur

Osmani: Edhe stadiumi i Prizrenit po bëhet

Nënshkruhet kodi për përdorim të rrjeteve sociale në kohë zgjedhjesh

Kosova Times March 9, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Inspektorati i Punës dënon RTK-në me 4900 euro si dhe drejtorin Shkumbin Ahmetxhekaj me 500 euro

Kosova Times Kosova Times February 19, 2023
Shtetet e Bashkuara nuk do të kufizojnë Kievin në përdorimin e armëve kundër trupave të Koresë së Veriut
Konjufca: Shteti i Serbisë përgjegjës për zhdukjen e Ukshin Hotit
Hovenieri i shkon Kurtit në zyrë
Kryeministri jep emrat e sulmuesve të KFOR-it, lidhjet mbërrijnë te Vuçiqi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?