By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Raporti i KE-së do t’i kërkojë Serbisë të vendosë: BE apo jo
November 4, 2025
Tradhti në Al Fashir. Ushtria iku, duke ia lënë civilët paraushtarakëve: “Ata i vranë të gjithë”
November 4, 2025
Ukrainasi i mbijetoi disa prej betejave më të ashpra të luftës. U vra në ceremoninë e mirënjohjeve
November 4, 2025
Gruaja e re iraniane dënohet për vdekjen e burrit të dhunshëm. Duhet të paguajë 100,000 euro ose të vdesë
November 4, 2025
Si ta heshtësh dikë që të fyen vazhdimisht brenda sekondash? Thjesht thuaji këto tre fjalë
November 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dhoma e Përfaqësuesve miraton buxhetin që përfshin edhe ndihmën për Ukrainën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Dhoma e Përfaqësuesve miraton buxhetin që përfshin edhe ndihmën për Ukrainën
Ballina 2Rajon / Botë

Dhoma e Përfaqësuesve miraton buxhetin që përfshin edhe ndihmën për Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2022/12/23 at 10:38 PM
Kosova Times Published December 23, 2022
Share
SHARE

Ligji për shpenzime në vlerë prej 1.7 trilionë dollarësh është miratuar më 23 dhjetor nga ligjvënësit amerikanë të Dhomës së Përfaqësuesve. Në këtë ligj përfshihet financimi i agjencive federale deri në shtator, por edhe ndihma për Ukrainën, shtet që po përballet me pushtimin rus.

Për projektligjin votuan 225 ligjvënës dhe 201 ishin kundër. Tani, presidenti amerikan, Joe Biden, duhet ta nënshkruajë atë në mënyrë që të shndërrohet në ligj.

Në projektligjin prej 4.155 faqesh përfshihet rritje prej 6 për qind e shpenzimeve për nisma vendore. Ndërkaq, shpenzimet për programet e mbrojtjes janë rritur për 10 për qind apo në 858 miliardë dollarë.

Projektligji u miratua disa orë pasi afati për financimin e agjencive federale të skadonte.

Në projektligj janë të përfshira 12 projektligje për ndarje buxhetore, ndihma për Ukrainën dhe buxhet për ndihmën e komuniteteve që janë goditur nga uraganet, vërshimet dhe zjarret.

Përmes këtij Projektligji të shpenzimeve, ligjvënësit miratuan afër 45 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe aleatët e NATO-s – më shumë sesa Biden kishte kërkuar.

Gjatë një adresimi para Kongresit amerikan të mërkurën mbrëma, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u tha ligjvënësve se kjo paketë e ndihmës nuk është bamirësi, por investim në sigurinë globale dhe demokraci.

Edhe pse ndihma për Ukrainën ka pasur mbështetje të madhe nga të dyja partitë, disa republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve e kanë kritikuar paketën e ndihmës, duke thënë se këto para do të mund të shpenzoheshin më mirë në prioritetet e ShBA-së.

Nga viti i ardhshëm, republikanët do të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe disa nga republikanët kanë paralajmëruar se Kongresi i ardhshëm nuk do të jetë aq dorëlirë me ndihmën që i jep Ukrainës.

Në Projektligjin për shpenzimet po ashtu përfshihen edhe 40 miliardë dollarë për shpenzime emergjente, që pritet të përdoren për komunitetet e goditura nga fatkeqësitë natyrore.

You Might Also Like

Raporti i KE-së do t’i kërkojë Serbisë të vendosë: BE apo jo

Tradhti në Al Fashir. Ushtria iku, duke ia lënë civilët paraushtarakëve: “Ata i vranë të gjithë”

Ukrainasi i mbijetoi disa prej betejave më të ashpra të luftës. U vra në ceremoninë e mirënjohjeve

Gruaja e re iraniane dënohet për vdekjen e burrit të dhunshëm. Duhet të paguajë 100,000 euro ose të vdesë

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times December 23, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Shpërthim në Zveçan, policia dyshon se u përdor granatë dore

Kosova Times Kosova Times April 18, 2024
Carpenter: Do t’i ndjekim me kujdes zgjedhjet në Mal të Zi
12 persona të arrestuar, mes tyre një shqiptarë, në Bullgari për shkelje të sanksioneve anti-ruse (Video)
Trump shkurton 400 milionë dollarë grante për Universitetin e Kolumbisë
EULEX-i shton njësitë e saj në Kosovë, për ta mbështetur stabilitetin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?