By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Forcat e Armatosura Shqiptare të tretët në garën e `Cambrian Patrol`
October 11, 2025
Ja si dukej sheshi i pengjeve: Natanyahu u fishkëllye, Trump u duartrokit në këmbë
October 11, 2025
Vetëvendosje e përmbylli fushatën elektorale në Prishtinë
October 11, 2025
Lladrovci thotë se në Drenas do të vazhdojnë edhe katër vjet
October 11, 2025
Kurti nga Podujeva: Do ta bëjmë qendër punësimi e ekonomie
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Maqedonci: Kosova do ta ketë mbështetjen e SHBA-ve për anëtarësim në NATO
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Maqedonci: Kosova do ta ketë mbështetjen e SHBA-ve për anëtarësim në NATO
Ballina 1Lajme

Maqedonci: Kosova do ta ketë mbështetjen e SHBA-ve për anëtarësim në NATO

Kosova Times
Last updated: 2025/03/12 at 2:34 PM
Kosova Times Published March 12, 2025
Share
SHARE

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, teksa ka folur në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë ku u miratua nisma për marrëveshjen kornizë me Shtetet e Bashkuara në fushën e Mbrojtjes, tha se bashkë me SHBA-të do të ndërtojnë plane dhe do të kenë mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në NATO.

 

“Pra SHBA-të janë zotuar përmes kësaj marrëveshje se do të mbështesin Kosovën në aspektin teknik, procedural, drejt anëtarësimit në NATO e iniciativa regjionale”, tha ndër të tjera Maqedonci në konferencën para gazetarëve.

Ministri i Mbrojtjes tha se kjo marrëveshje është e dyta si e tillë në Republikën e Kosovës, pas asaj që kishin nënshkruar me Turqinë vitin e kaluar.

“Janë pesë pika kryesore për të cilat jemi dakorduar për bashkëpunim me SHBA. Planifikimi i mbrojtjes dhe qeverisja e mbrojtjes, pra SHBA do të mbështetë Ministrinë e Mbrojtjes për një planifikim profesional, të mirëfilltë të mbrojtjes, me synim rritjen e mbikëqyrjes civile. Menaxhimi i resurseve humane dhe menaxhimi i resurseve humane dhe atyre të mbrojtjes, gjithashtu do të jenë fusha ku do të bashkëpunojmë. Ndërtimi i kapacitete strategjike, SHBA-të do të mbështesin Kosovën në ndërtimin e kapaciteteve strategjike ushtarake duke përfshirë edhe mbrojtjen ajrore, kapacitetet ajrore edhe fushat tjera që ne po punojmë t’i ndërtojmë në fazën e tretë të tranzicionit”, tregoi tutje ai.

Sipa stij, kjo marrëveshje, parasheh edhe një element të rëndësishëm, atë të mbështetjes që do të kenë në aspektin e implementimit, atë të qëndrueshmërisë strategjike.

“Përveç mbështetjes që do t’i japin SHBA-të, ndërtimit të kapaciteteve tona ushtarake, mbrojtjes ajrore, këmbësorisë, artilerisë dhe gjithë elementëve ushtarak, do të ndihmojnë Kosovën që të ndërtojë një qëndrueshmëri kolektive edhe jashtë u ushtrisë, përmes organizimit të qytetarëve dhe strukturave tjera shtetërore”, bëri të ditur ai detajet e marrëveshjes.

Tha se vazhdojnë të ndërtojnë kapacitetet ushtarake të Kosovës, e sistemin e gjithëmbarshëm, si dhe po vazhdojnë të kontribuojnë për paqen e sigurinë në botë.

“Po vazhdojmë edhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, me hapa më të përshpejtuar që vendi jonë të ketë vetë qëndrueshmëri të kapaciteteve të mbrojtjes”, tha Maqedonci.

Ai ka treguar për një iniciativë që e quajti të veçantë, mes Kosovës, Shqipërisë e Kroacisë.

“Gjatë javës së ardhshme do të kemi një ngjarje të veçantë që do të realizohet në Shqipëri, një iniciative regjionale e cila do të formohet pikërisht javën e ardhshme dhe detajet do të bëhen të ditura ditët në vazhdim, për çka është punuar pothuajse një vit bashke me Kroacinë e Shqipërinë dhe shënon një iniciativë të tillë të parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tregoi ai.

You Might Also Like

Forcat e Armatosura Shqiptare të tretët në garën e `Cambrian Patrol`

Vetëvendosje e përmbylli fushatën elektorale në Prishtinë

Lladrovci thotë se në Drenas do të vazhdojnë edhe katër vjet

Kurti nga Podujeva: Do ta bëjmë qendër punësimi e ekonomie

Fazliu ankohet në Kushtetuese, ka emrin me shkronja të vogla në fletëvotim

Kosova Times March 12, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump u distancua nga një ndihmës që tha se Krimea do të mbetej ruse

Kosova Times Kosova Times November 9, 2024
Horoskopi ditor për të dielën 17 Mars 2024!
Hajde të kënaqemi, LDK-ja i ka punët mirë!
Raportohet për të vdekur pas një sulmi në një universitet në Pragë, vritet sulmuesi
Njeriu i Putinit: Forcat paqeruajtëse absolutisht nuk janë të nevojshme në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?